web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

SHIFRAT/ Si grupi kriminal i inceneratorëve ka gllabëruar qindra miliona euro nga xhepat e shqiptarëve

2 Gusht 2024, 14:31, Aktualitet CNA
SHIFRAT/ Si grupi kriminal i inceneratorëve ka gllabëruar qindra
Klodian Zoto, Erion Veliaj dhe Mirel Mërtiri

"Mirel Mërtiri, Zoto & kompani" kanë gllabëruar qindra miliona euro nga afera e shekullit, ajo e inceneratorëve, që në fakt nuk ekzistojnë, nuk kanë përfunduar dhe nuk punojnë. Shumat e mëdha të parave u janë zhvatur shqiptarëve të varfër. 

Shpesh kthehet debati për çështjen e inceneratorëve, një aferë korruptive, si filloi, vizioni i kujt ishte, kush është përfshirë, cilët janë njerëzit, bashkëpunëtorë të Arben Ahmetajt, pronar faktik Erion Veliaj, vizioni i kryeministrit Edi Rama. Debate që kthehen nga një përballje me fakte dhe me shifra korrupsioni në çështje politike për ta konsumuar.(lexo këtu)

Ne në CNA jeni përpjekur ta mbajmë gjithmonë me fakte dhe prova çështjen e inceneratorëve dhe duke sjellë si pjesë të argumenteve dhe fakteve të dhëna, të cilat tregojnë se çështja e inceneratorëve ishte një aferë korruptive që pa mbështetje politike nuk do të mund të realizohej kurrë.(lexo këtu)

Inceneratori i Elbasanit, një karakatinë hekurash

Së pari, Mirel Mërtiri, i cili merr koncesionin e inceneratorit të Elbasanit, që në fakt më shumë sesa një i tillë ishte një investim i shtrirë në vite për 24 milionë euro. Flasim që në atë kohë nuk ishte euroja me kursin e sotëm. Vlera reale është rreth 10-20% më e lartë. Inceneratori i Elbasanit ndërtohet, ka ngelur një karakatinë hekurash. (lexo këtu)

Mirel Mërtiri merr një kontratë tjetër brenda inceneratorit, atë të prodhimit të energjisë, impianti elektrik i inceneratorit i djegur, inceneratori nuk punon. Nuk funksionon impianti elektrik, është djegur, është në remont thotë vetë kompania që e administron tashmë e krijuar nga bashkitë e Qarkut Elbasan. Në fakt kemi një ngrehinë hekurash dhe llamarinash dhe asgjë më shumë sesa kaq.(lexo këtu)

SHIFRAT/ Si grupi kriminal i inceneratorëve ka gllabëruar qindra
Inceneratori i Elbasanit

Inceneratori i Fierit, një aferë që nuk përfundon

Në Fier dikush pretendon që kemi një incenerator të mirë, të standardeve të kohës, por nga 2017 deri në sot kanë kaluar 7 vjet dhe mesa duket nuk ka për të përfunduar kurrë, një pjesë e madhe e pajisjeve ndodhen të bllokuara në dogana, pagesat e pakryera, ndërkohë që ekzitojnë ende dokumente që Klodian Zoto u çonte institucioneve shtetërore se kishte përfunduar inceneratori. (lexo këtu)

Por klani i Mirel Mërtirit, i cili dirigjonte Zoton dhe Gugalljën, pra i përdorte dhe vetë fshinte emrin e tij, më pas do të luftonte për një tjetër koncesion, pasi rrëmbeu edhe 35 milionë euro për Fierin, një total prej 58 milionë eurosh për dy inceneratorët.

SHIFRAT/ Si grupi kriminal i inceneratorëve ka gllabëruar qindra
Inceneratori i Fierit

Në Elbasan, e theksojmë, nuk punon, nuk funksionon, është një karakatinë hekurash, një mal që do hidhet për skrap mesa duket ose do investim me miliona euro të tjera për t'u vënë në punë. Pasi vetëm që të mbahet ndezur inceneratori kërkon rreth 2 milionë euro në vit nga bashkitë e varfra të Qarkut të Elbasanit. (lexo këtu)

Skema korruptive me inceneratorin e Tiranës

Shkojmë nga Elbasani dhe Fieri, të dyja bashkë gllabëruan 58 milionë euro, pra dy inceneratorë, një ngrehinë që nuk punon dhe një ngrehinë e pambaruar.

Tirana një kontratë koncesionare 300 milionë euro. Duheshin investuar nga kompania 128 milionë euro. Thanë që ishin holandezët, francezët, të huaj, partnerët e këshu me radhë. Në fakt, pas të gjithave fshiheshin Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto dhe dirigjenca e Erion Veliajt.

Mërtiri edhe sot e kësaj dite drejton kompaninë "Geogenix B.V" nga arratia në Vjenë. Ai strehohet në Austri pasi kërkohet nga drejtësia shqiptare.

Inceneratori i Tiranës, tashmë është quajtur një grup i mirfilltë i strukturuar kriminal.(lexo këtu)

"Koka" e këtij grupit të strukturuar kriminal deri tani është Mirel Mërtiri, dalja e tij mediatike herën e fundit në dhjetor të vitit të shkuar, nuk ka tha asgjë, thjesht dhe vetëm drejtoi gishtin e akuzës ndaj një prokurori të SPAK-ut, ndaj Klodian Brahos, i cili në ato momente ishte duke firmosur famozen dosjen "5D" të drejtorëve hajdutë të kryebashkiakut Erion Veliaj.(lexo këtu)

Një fakt që padashje na tregoi se Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me inceneratorët dhe dosjen "5D" mund të përdorte Mirel Mërtirin për dalje të tilla, i cili kurseu ish-mikun e tij Arben Ahmetaj. Ky i fundit ka dalë edhe dy herë të tjera në media, por sërish është rezervuar për Mirel Mërtirin. (lexo këtu)

Në fakt, një prej të dyve do të na duhej bashkëpunëtor i drejtësisë, i penduar, ose ndoshta të dy bashkë, për të kuptuar skemën e vërtetë se çfarë ka ndodhur.

SHIFRAT/ Si grupi kriminal i inceneratorëve ka gllabëruar qindra
Arben Ahmetaj

Tek inceneratori i Tiranës afera është edhe më e thellë. Kompania duhet të investonte, siç theksuam edhe më lart, 128 milionë euro, por në bazë të dokumenteve dhe deklarimeve publike nuk arriti dot në më shumë se 6 vite të investonte rreth 30 milionë euro. Janë gjetur rreth 20 milionë euro të tjera akuzë të ngritur nga SPAK-u, si pastrim parash. Janë gjetur miliona euro të tjera për prona dhënë ministrave, ish-ministrave dhe zyrtarëve të lartë. (lexo këtu)

Ndërkohë ekziston një kontratë e firmosur midis kompanisë koncesionare të drejtuar nga emrat e vendosur nga Mirel Mërtiri, i cili qëndronte në hije dhe Bashkisë së Tiranës, ku kompania shton të ardhurat e saj me rreth 60 milionë euro. Këto quhen të ardhura nga biznesi privat i vendosur si taksë në disa firma të Bashkisë së Tiranës për të cilën Erion Veliaj nuk merr përgjegjësi, megjithëse është ky i fundit dirigjenti i gjithçkaje që ka ndodhur edhe me bashkëpunimin kriminal me mediat.

Bashkëpunimin me miliona euro të inceneratorëve me Vjollca Hoxhën e "Top Channel"-it, me Carlo Bollino-n e "Report TV", me Irfan Hysenbelliun, me dhjetëra portale. (lexo këtu)

Një gazetar bashkëpunëtor i ngushtë i Vjollca Hoxhës, drejtori i "Top News"-it, është shpallur në kërkim nga SPAK-u dhe akuzohet për grup të strukturuar kriminal. Të tjerë gazetarë, të cilët janë paguar për kallëzimet e rreme dhe janë përdorur për të sulmuar media, gazetarë, të cilët denonconin aferën e inceneratorëve, janë në hetim dhe zbardhja e dokumenteve, fakteve dhe provave do të tregojë se grupi kriminal i inceneratorëve nuk mund të shkonte dhe të përfundonte thjesht dhe vetëm tek Endrit Habilaj, por ishte dikush lart që urdhëronte shpërndarjen e parave në media, sulmet kriminale dhe bashkëpunimin e këtij grupi me një qëllim të vetëm, t’i krijonte lehtësi Mirel Mërtirit që ai të përfitonte sa më shumë para me grupin e tij kriminal dhe këto t’i ndante me bashkëpunëtorët e tij në media.

Jemi përballë faktit se shteti shqiptar, qeveria shqiptare, ka paguar rreth 70 milionë euro për inceneratorin e Tiranës, incenerator që nuk ekziston. Këtë tashmë e dinë të gjithë. Ka paguar 58 milionë euro për Fierin dhe Elbasanin.

Në Fier dy vite më parë ne pamë se si digjeshin plehrat, në Elbasan kemi parë dy herë rresht se si digjeshin plehrat dhe po t’i shtojmë shumës totale prej 128 milionë eurosh dhe 7 apo 8 milionë euro të dhëna për landfillin e Vlorës, i cili nuk ka përfunduar, pasi qe përfituar nga kompania “ITS” e Klodian Zotos janë rreth 135 milionë euro (për ngrehina hekurash)  dhe sërish dhe në Vlorë këtë herë, këtë vit për herë të dytë tymi kancerogjen pushtoi qytetin pasi mbetjet u dogjën. (lexo këtu)

Jemi përballë faktit se janë paguar 135 milionë euro në 4 qytete dhe incenerator nuk ka, inceneratorët nuk ekzistojnë, inceneratorët nuk punojnë, inceneratorë që nuk kanë punuar dhe landfille jashtë funksionit. 135 milionë euro të paguara më shumë se gjysmën e vlerës e ka Bashkia e Tiranës me pronarin e saj faktik, Erion Veliaj, sipas ish-zv. kryeministrit Arben Ahmetaj. 


Këto janë faktet kokëforta dhe të padiskutueshme të cilat po heton SPAK-u, e gjithë thembra e Akilit të kësaj afere korruptive dhe se çështja deri tani është lënë deri në nivelin e vartësve të Erion Veliajt apo vartësve të Vjollca Hoxhës e ky është thelbi i gjithçkaje:

A do t’i shkohet deri në fund te pronari faktik i Tiranës dhe tek aleati zyrtar mediatik i inceneratorëve?/CNA 

 





Lajmet e fundit nga