web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Fluks apo bum vizitorësh?/ Shifrat “rrëzojnë” propagandën, turizmi ka probleme

2 Gusht 2024, 12:59, Aktualitet CNA

Vendi ndodhet në pikun e sezonit turistik, e pikërisht ky moment ka ndezur diskutime lidhur me shifrat e vizitorëve. Qeveria dhe institucinet përgjegjëse kujdesen t’u bëjnë jehonë shifrave se numri i turistëve ka pësuar një bum përgjatë këtij viti, duke iu referuar shpesh të dhënave që vijnë nga aeroporti "Nënë Tereza".

Teksa çdo ditë publikohen pamje se plazhet, kryesisht në jug të Shqipërisë janë braktisur prej çmimeve të larta, kryeministri Edi Rama doli e foli se nga aeroporti kanë hyrë thuajse 1 milion e 200 mijë pasagjerë.

CNA do të ndalet te disa shifra të tjera, ato që vijnë nga pikat kufitare në juglindje, Kapshticë dhe Qafë-Thanë. Duke marrë parasysh Greqinë fqinje, ku jetojnë shumë shqiptarë, do të analizojmë shifrat që vijnë nga këto pika kufitare.

Në 20 ditët e fundit në pikën kufitare të Kapshticës kanë hyrë 55,209 shtetas. Duke marrë parasysh numrin prej qindra mijëra emigrantësh shqiptarë që jetonë në Greqi dhe faktin se është piku i sezonit, këto shifra, nuk tregojnë “bumin” e pretenduar të pushuesve.

Kujtojmë se vitin e kaluar në datat 14-20 korrik, për një periudhë 6-ditore, nga Greqia në drejtim të Shqipërisë hynë rreth 14 mijë shtetas. Kjo tregon të kundërtën, jo rritjen, por rënien drastike të numrit të pushuesve.

E teksa janë regjistruar 55,209 hyrje, 48109 shtetas shtetas kanë dalë nga Shqipëria në Greqi. Diferenca është e papërfillshme. Fluksi në muajt korrik e gusht ka qenë gjithmonë i shtuar, por jo rekorde shifrash siç na thotë qeveria.

Nga ana tjetër, kemi pikën kufitare të Qafë-Thanës, ku janë regjistruar më shumë dalje sesa hyrje. 72745 shtetas kanë dalë nga territori shqiptar dhe 70899 kanë hyrë.

Këto shifra na dëshmojnë zërat se shqiptarët e braktisën këtë vit jugun e mrekullueshëm të vendit, për të pushuar jashtë, kryesisht në Greqi. Ajo që i detyroi ishin çmimet që u rritën konsiderushëm këtë vit. Nëse vitin e kaluar, zgjodhën të qëndronin pavarësisht shtrenjtimit, rritja e mëtejshme e çmimeve, bëri të braktisnin bregdetin vendas.

Pavarësisht sfumimit që kërkon kryeministri Edi Rama lajmeve se plazhet janë boshatisur, apo se turizmi s’ka problematika, panorama duket ndryshe. Nuk po vendosim në pikëpyetje rritjen që ka pësuar turizmi shqiptar, apo shtimin e flukseve krahasuar me vitet e mëparshme, por që shifrat janë fryrë dhe shqiptarët kanë zgjedhur t’i kalojnë pushimet jashtë vendit për shkak të abuzimeve me çmimet, kjo nuk mund të mohohet./CNA 





Lajmet e fundit nga