Evi Kokalari ngatërron dyert e gjykatave
Evi Kokalari e cila njihet edhe me emrat Evis Kokalari...

Instituti i Studimeve Politike (ISP) ka bërë një raport për zgjedhjet vendore në Himarë, ku ka nxjerrë statistikat për 24 vitet e fundit.
Ky raport ka marrë shkas nga zgjedhjet e 4 gushtit, ku votohet për kryetar bashkie në Himarë, pas vendimit gjyqësor që dënoi për korrupsion elektoral ish-kryetarin e zgjedhur të kësaj bashkie, Alfred Beleri.
ISP thotë se kjo bashki është bërë një “patate e nxehtë” për shkak të çështjes së Belerit, por edhe pretendimeve se oligarkët dhe zyrtarët kryesorë kanë interesa për investime turistike.
“Kjo bashki nuk zë peshë të rëndësishme në hierarkinë dhe strukturën e qeverisjes vendore në Shqipëri, por për shkak të pretendimeve dhe debatit politik midis Shqipërisë e Greqisë, si dhe interesit strategjik të disa prej oligarkëve e zyrtarëve kryesorë në vend për investime turistike, bashkia ka marrë vlerë të veçantë dhe zhvillimet aty kanë interes të dyfishtë.
Në zgjedhjet e kaluara vendore (2023) kandidati fitues u arrestua 48 orë përpara votimit, duke u bërë kandidati i vetëm në historinë e zgjedhjeve shqiptare që zgjidhet kryetar bashkie duke qenë në arrest në burg. Procesi ndaj Belerit u bë i komplikuar kur qeveria vendosi të emërojë si ushtrues detyre kryetarin që humbi zgjedhjet, një figurë e rëndësishme politike lokale e Partisë Socialiste, – një akt që bie ndesh me parimet demokratike, sipas të cilave kandidati humbës nuk mund të ishte edhe drejtues tej mandatit ligjor. Drejtimi i tij vijoi derisa ushtruesi i detyrës u arrestua për korrupsion nga SPAK dhe tashmë është në proces gjykimi. Pas tij PS emëroi dy kryetarë të tjerë bashkie (ushtrues detyre), njëri prej të cilëve dha dorëheqje, tjetri vijon detyrën por duke qenë njëherësh në proces hetimi për korrupsion nga SPAK.
Nga ana tjetër, kandidati fitues Alfred Beleri nuk u lejua të bëjë betimin dhe as të marrë pjesë në aktivitetet pasuese të zgjedhjes në krye të bashkisë, praktikë që i njëjti sistem administrativ (DPB) nuk e aplikoi në rastin kur i njëjti person u zgjodh deputet në parlamentin Europian në emër të “Demokracisë së Re” në Greqi. Ai u lejua të udhëtojë në seancën inauguruese në Strasburg, ndërkohë nuk u lejua të marrë pjesë në asnjë nga seancat, përfshirë atë inauguruese në Himarë. Një kandidat me rekorde kritike dhe në kontrast me dekriminalizimin, i ndaluar nga KQZ në një proces tjetër zgjedhor të kandidonte, por më 2023 i lejuar nga një KQZ i ri, – Beleri u bë pjesë e lojës dhe krizës politike afatshkurtër midis Shqipërisë dhe Greqisë, ndërkohë që me të drejtë u krijua gjerësisht perceptimi se ndaj tij kishte cenime së të drejtave të njeriut. Procesi ndaj tij mori më shumë se një vit kohë duke aplikuar masat më ekstreme ligjore, tashmë i dënuar, KQZ vendosi heqjen e mandatit të tij”, thotë Instituti i Studimeve Politike.
Më tej, ISP ndalet tek historia e zgjedhjeve në Himarë është specifike dhe raporti mes partive politike.

Sipas Institutit, pavarësisht nga rezultati, debati nuk do të mbyllet me zgjedhjet.
“Referuar të dhënave të përpunuara nga Instituti i Studimeve Politike (ISP), prej vitit 2000 zgjedhjet aty kanë qenë kryesisht produkt i raporteve politike midis PS dhe PD. Në vitin 2000 dy palët u bashkuan kundër kandidatit Bollano, një figurë lokale ekstremiste, duke e mundur atë me rezultat të thellë. Megjithatë më 2003 dhe 2007 i njëjti kandidat, Bollano, tashmë me përkrahjen fillimisht të PS dhe më pas të PD, siguroi mandate drejtimi. Pas tij ishte Jorgo Goro (PS), kandidati më me shumë gara elektorale në këtë bashki, që siguroi tre mandate radhazi, të fundit (2019) pa kandidatë rivalë, duke qenë i vetëm në fletën e votimit. Të katër drejtuesit e viteve 2000-2024 (Mato, Bollano, Goro e Beleri) janë arrestuar, hetuar ose dënuar për vepra të ndryshme penale (korrupsion apo vepra të tjera penale), numër rekord për drejtimin e një bashkie në Shqipëri.
Aktualisht zgjedhjet janë midis dy blloqeve kryesore politike, me kandidatë të “importuar”, Tavo nga Gjirokastra (PS+) dhe Gjikuria nga SHBA (PD+). Shqipëria nuk ka një sistem vendor si shumica e vendeve të Europës Lindore, ku vendi vakant i kryetarit të bashkisë ushtrohet nga këshilltari më i votuar i partisë së tij përkatëse, por në çdo rast ne aplikojmë zgjedhje të reja, të cilat kanë kosto të lartë financiare dhe në të shumtën e rasteve marrin vëmendje maksimale politike dhe passjellin debate politike për vendin.
Gjithsesi zgjedhjet e 4 gushtit, të vetmet prej disa dekadash në Shqipëri në kulmin e sesionit turistik, kanë vlerë simbolike, kryesisht për të testuar aftësinë e Shqipërisë për zgjedhje, interesin lokal për pjesëmarrje dhe maturimin e palëve për rikthimin në normalitet të një prej bashkive më atraktive në aspektin e potencialit turistik. Pavarësisht nga rezultati, me zgjedhjet nuk pritet të mbyllet debati dhe aq keqpërdorimi (brenda e jashtë vendit), të cilat janë në interes të palëve të vijojnë së paku deri pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025, ndërkohë që mbetet e dukshme se jetësimi i koncepteve të qeverisës së mirë, transparencës dhe llogaridhënies në këtë bashki do të kërkojë periudhë shumë më të gjatë kohore”, nënvizon ISP./ CNA
Evi Kokalari e cila njihet edhe me emrat Evis Kokalari...
Klubi i Futbollit Tirana dhe Presidenti i tij, Refik H...
Menaxhimi i mbetjeve në Shqipëri tregon sistemin e kal...
Pas denoncimit të bërë nga anëtari i kryesisë së PD-së, Gr...
Nga 1 gushti, qendrat për pritjen e emigrantëve në Shëngji...
Ja një rast tjetër flagrant. Përndjekësi i grave, Aldo...
Është i paaftë, është i korruptuar, ka pasuri të vëna ...
Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë ka dalë me një ...
Të enjten, me urdhër të SPAK-ut, po zhvillohet një aks...
Protesta e sotme para Bashkisë së Tiranës, e 19-ta në ...
Ministria e Mbrojtjes njofton se 33 vatra zjarri janë ...
Prej disa minutash ka nisur edhe protesta para Bashkis...
Nis protesta e 19-të para Bashkisë së Tiranës, ku qyte...
Kanionet e Osumit janë një perlë e natyrës dhe destinacion...
Vatra e zjarrit është ende aktive në zonën pyjore Bode-Gor...
Nuk deklaruan listëpagesat e sigurimeve shoqërore dhe ...
Detaje të reja kanë dalë nga shpërthimi që ndodhi në n...
Policia e Tiranës ka dalë me një njoftim zyrtar sa i p...
Në kulmin e sezonit turistik, pushues vendas dhe të huaj p...
Në orët e para të mëngjesit të së enjtes ka ndodhur nj...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...