web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Përfundon pa incidente protesta para bashkisë

1 Gusht 2024, 12:08, Aktualitet CNA
Përfundon pa incidente protesta para bashkisë
Protesta para Bashkisë së Tiranës

Protesta e sotme para Bashkisë së Tiranës, e 19-ta në numër, ka zgjatur rreth 45 minuta. 

Qytetarët sfiduan temperaturat e larta dhe kërkuan dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj, teksa nuk munguan as thirrjet pë arrestimin e këtij të fundit. 

Në protestën e sotme nuk pati incidente dhe as djegie gomash.

Në një moment disa protestues hodhën vezë në drejtim të godinës së bashkisë. 

Raportohet se kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ishte në zyrë në kohën kur u zhvillua tubimi i opozitës.

Ndërkohë, policia ishte vendosur gardh para godinës, ku nuk ishin të paktë efektivët. 

Të pranishëm në protestë përveç qytetarëve dhe aktivistëve ishte deputeti Flamur Noka, ish-deputeti Luçiano Boçi, si dhe përfaqësues të tjerë të PD-së dhe opozitës. /CNA 

 





Lajmet e fundit nga