Edmond Spaho: Edi Rama nuk duhet të japë dorëheqjen
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ed...
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ed...

Në rrugët e brendshme të lagjeve të Alliasit në Tiranë këto ditë të nxehta vere plehrat qëndrojnë me ditë pa u grumbulluar duke mbuluar koshat dhe hapësirën rreth tyre.
Familjet pranë kanë hedhur klor rreth e rrotull për të evituar toksicitetin, teksa era e rëndë e mbetjeve është kudo.
Edhe në lagjet rreth qendrës së Tiranës plehrat qëndrojnë në pirgje gjithë ditën duke kulluar lëngje ndotëse dhe aroma të rënda, në sytë dhe këmbët e turistëve. Në vitet më përpara disa makina fshinin dhe lanin bulevardet kryesore të Tiranës, por ato nuk dalin më.
Në zonën e Golemit këto ditë kur hotelet janë plot turistë nuk ka mjaftueshëm kosha dhe mbetjet grumbullohen në cepat e rrugëve ose trotuareve, duke ofruar një kontrast me investimet që kanë bërë njësitë akomoduese.
Rënia e cilësisë së pastrimit po ndodh në një kohë që Tirana dhe Durrësi janë kthyer në destinacionin kryesor të turistëve të huaj që vijnë në Shqipëri.
Nga ana tjetër pagesat buxhetore për inceneratorin e Tiranës janë duke u rritur progresivisht. Vetëm në periudhën janar-24 korrik 2024 janë çelur nga buxheti i shtetit 700 milionë lekë si pagesa për "Integrated Energy BV SPV", kompaninë që menaxhon inceneratorin.
Të dhënat e thesarit që u gjeneruan nga Open Data Albania tregojnë se që nga fillimi i vitit deri me datën 18 korrik ndaj inceneratorit që tashmë administrohet nga Agjencia e Pasurive të Sekuestruara janë kryer rreth 36 transaksione me një shumë që kalon 6.9 milionë euro. Kjo vlerë përfaqëson pagesat nga bashkitë e Tiranës, Kamzës, Durrësit dhe Kavajës për transportin e mbetjeve në landfillin e Sharrës.
Teksa çështja e inceneratorit ka marrë përmasat e një investimi korruptiv që ka çuar pas hekurave të burgut një seri zyrtarësh të lartë, në anën tjetër Tirana, Durrësi janë në një emergjence mjedisore, pasi mosfunksionimi i inceneratorit ka çuar menaxhimin e mbetjeve në pikën fillestare.
Sipas të dhënave nga bilanci më 2022 kompania që menaxhon inceneratorin, "Integrated Energy BV SPV" siguroi një fitim prej 685 milionë lekësh. Norma e fitimeve para taksave ishte 41 për qind, ndërsa në vitin 2021 ishte 48%.
Sakaq transporti i plehrave nga Kavaja dhe Durrësi drejt Tiranës i ka vënë bashkitë bregdetare në vështirësi, pasi po çojnë për shërbimet e pastrimit pjesën më të madhe te të ardhurave të veta teksa në horizont nuk ka asnjë zgjidhje të re për çështjen e menaxhimit të mbetjeve në zonën me të populluar të vendit.
Në vitin 2023 Bashkia e Kavajës dhe ajo e Durrësit çuan 27 për qind të shpenzimeve të përgjithshme për pastrimin e mbetjeve, dhe kishin peshën më të lartë të shpenzimeve për këtë zë nga të gjitha bashkitë e tjera.
Megjithë shpenzimet e larta qytetet kryesore të vendit, Durrësi dhe Tirana, tani në kulmin e sezonit turistik janë të mbytura kudo nga plehra, të cilat po shndërrohen në armikun më të madh të turizmit dhe po ndikojnë në uljen e cilësinë se jetës për banorët./Monitor
Rreth 120 efektivë të Forcave të Armatosura, forca zja...
Presidenti i Unionit Mbarëkombëtar Integrimit të të Burgos...
Kanionet e Osumit janë një nga destinacionet e preferuara ...
Mjeku Tritan Kalo, i cili është shpërngulur në Kanada ...
Apeli i GJKKO i sekuestron ish-kryetarit të Bashkisë s...
Presidenti Bajram Begaj i ka dërguar një letër Kuvendi...
Kristaq Kiço emërohet prefekti i Vlorës, në vend të Va...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Or...
Gjykata e Posaçme ka vendosur masën "arrest me burg" p...
Kreu i PL-së, Ilir Meta ka sulmuar ministrin e ri të M...
Zbulohet strofulla e prostitucionit në Lezhë. Policia bë...
Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako, u shpreh se sit...
Partia Demokratike ka kallëzuar në SPAK, ministrin e Mbroj...
Në kuadër të operacionit kundër krimit të organizuar, SPAK...
Në muajt e parë të këtij viti ka pasur një shtim të la...
Anëtari i Kryesisë së PD-së, Eno Bozdo, në një deklara...
Ditën e sotme është zhvilluar mbledhja e Këshillit të Lart...
Apeli i GJKKO-së ka lënë në burg drejtorët hajdutë të ...
Të mërkurën, Gjykata e Posaçme dënoi me 25 vite burg G...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka pezulluar nga detyra...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...