
Menaxhimi i mbetjeve në Shqipëri tregon sistemin e kalbur dhe të korruptuar që nis nga pushteti vendor dhe përfundon në atë qendror. Ata që preken drejtpërdrejt nga aferat korruptive janë taksapaguesit e varfër shqiptarë, të cilët kanë paguar miliona euro dhe nuk kanë marrë shërbim nga "vizioni" i qeverisë Rama, kalimin nga landfill në incenerim. (lexo këtu)
Nuk ka asnjë përmirësim nga ana e bashkive për menaxhimin e mbetjeve, ndërkohë që financimet në këtë fushë arrijnë vlera miliona euro. Kjo konfirmohet edhe në një raport të fundit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, “Respektimi i standardeve në menaxhimin e mbetjeve urbane, sfidë e qëndrueshme në zvogëlimin e ndotjes së mjedisit dhe mbrojtjen e shëndetit të popullsisë”, ku theksohet se bashkitë nuk kanë arritur të përmirësojnë situatën, pavarësisht se kostot e tyre janë rritur në këtë drejtim. (lexo këtu)
KLSH arriti në këtë përfundim duke bërë analizë në 4 bashki të vendit: Durrës, Vlorë, Shkodër dhe Korçë, ku më problematike situata shfaqet në dy qytetet bregdetare. Sipas raportit, Bashkia e Durrësit, gjatë menaxhimit të mbetjeve urbane, nuk garanton qëndrueshmëri financiare të këtij procesi, pasi të ardhurat e krijuara për këtë qëllim nuk arrijnë të mbulojnë shpenzimet. Por, arsyeja kryesore e mosmbulimit të shpenzimeve është ndryshimi i venddepozitimit të tyre në landifillin e Sharrës. Sipas KLSH-së, kjo gjë ka rritur ndjeshëm peshën që zë menaxhimi i mbetjeve në buxhetin total të bashkisë.
Ndërsa, lidhur me Bashkinë e Vlorës, raporti sjell në vëmendje pasojat shëndetësore të dështimit në menaxhimin e mbetjeve.
Qeveria shqiptare me ardhjen në pushtet të Rilindjes në 2013 ndryshoi vizionin e saj nga landfilli për të kaluar tek incenerimi. Në fakt sot qeveria është në udhëkryq, nuk ka as landfillë, as inceneratorë. I vetmi landfill që funksionon është ai i Korçës, që mund të quhet një qark me një menaxhin ndryshe të mbetjeve, apo me një eficiencë të lartë me një kompani, e cila del me fitime minimale, e menaxhuar nga Bashkitë Korçë, Pogradec, Kolonjë, Maliq, Devoll dhe Pustec.(lexo këtu)
Në fakt, në të gjithë pjesën tjetër projektet e Rilindjes kanë dështuar. U financua inceneratori i Elbasanit me vlerë 24 milionë euro, por duhet të kemi parasysh që nuk janë 24 miliardë lekë, por më tepër, 26, pasi kursi i euros ka qenë shumë më i lartë, nuk ka qenë në nivelet e sotme. (lexo këtu)
Në Elbasan në dy raste është djegur landfilli dhe inceneratori nuk punon. Nuk punon as impianti famoz i prodhimit të energjisë, i cili është djegur dhe gjatë gjithë kohës vetë kompania menaxhuese deklaron që është në remont. Në fakt, që të punojë inceneratori i Elbasan kërkon rreth 2 milionë euro në vit karburante, e cila është llogaritur me vlerë rreth 140 lekë të rinj për litër nafte, ndërkohë që sot çmimi është 20 apo 30% më i lartë. (lexo këtu)
Në Fier e njëjta situatë, rreth 34 milionë euro. Vlera është më e lartë po të kemi parasysh kursin valutor 4 apo 5 vite të shkuara, ku ka filluar financimi në vitin 2016 dhe deri tani që bëhen 8 vite dhe ky incenerator nuk ka përfunduar dhe nuk funksionon. Është vendosur një tarifë landfillimi, por inceneratori është jashtë funksionit. (lexo këtu)
E njëjta situatë është në Tiranë. Qeveria shqiptare ka financuar rreth 70 milionë euro, pra pagesë prej 10 milionësh në vit tarifë fikse për menaxhimin e mbetjeve. Pagesat e bëra për landfillin e Tiranës u shtuan kur u bashkua dhe Qarku i Durrësit, që ngrinte vlerën me rreth 3 milionë euro të ardhura. Gjithashtu të ardhurat e kompanisë u dyfishuan duke shkuar në rreth 130 milionë euro në 6 vite, me të ardhurat që shtuan dherat pas kontratës së firmosur midis kompanisë koncesionare dhe Bashkisë Tiranë. (lexo këtu)
Jemi përballë faktit që qeveria shqiptare ka paguar 70 milionë euro për landfillin e Tiranës dhe inceneratorin. Ky i fundit nuk ekziston, ndërsa landfilli është në situatë emergjente, është një bombë mjedisore që mund të shpërthejë në çdo moment në rast se nuk i jepet një zgjidhje. (lexo këtu)
Janë paguar 34 milionë euro në Fier dhe 24 milionë euro në Elbasan, janë 58 milionë euro. Pra, kemi rreth 128 milionë euro vetëm për këto tri qarqe, po futim këtu dhe Qarkun e Durrësit dhe zgjidhjen e "Eco Park"-ut.
Nga ana tjetër qeveria shqiptare ka paguar diku te 7-8 milionë euro për landfillin e Vlorës, të gjithë e shikojnë se si mbetjet në çdo sezon turistik digjen në Vlorë duke shkaktuar një tym kancerogjen dhe duke rrezikuar jetën e pushuesve dhe banorëve të qarkut. (lexo këtu)
Jemi përballë një fakti që për gati 11 vite qeveria ka dështuar me rreth 135 milionë euro, ndoshta edhe më tepër po të kemi parasysh paratë që janë për menaxhim në disa bashki të tjera, por kjo u faturohet bashkive.(lexo këtu)
Në fakt, problematika qëndron te qeveria qendrore. Qeveria ndryshoi vizionin e saj për të kaluar nga landfille në inceneratorë. Pagoi dhjetëra miliona euro për inceneratorë që nuk punojnë, nuk janë përfunduar, apo që nuk ekzistojnë. (lexo këtu)
Pra, shifrat dhe faktet flasin vetë. Skandali dhe afera e mbetjeve në Shqipëri në këto 10 vite ka shifra të frikshme abuzimi, vjedhjesh, të cilat fillojnë që nga vizioni fillestar i qeverisë për të shkuar më pas te bashkitë e ndryshme të vendit, që kanë një keqmenaxhim të mirorganizuar për çështjen e trajtimit të mbetjeve dhe ky keqmenaxhim i organizuar u shërben vetëm vjedhjeve, korrupsionit dhe abuzimeve./CNA
Pas denoncimit të bërë nga anëtari i kryesisë së PD-së, Gr...
Nga 1 gushti, qendrat për pritjen e emigrantëve në Shëngji...
Ja një rast tjetër flagrant. Përndjekësi i grave, Aldo...
Është i paaftë, është i korruptuar, ka pasuri të vëna ...
Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë ka dalë me një ...
Të enjten, me urdhër të SPAK-ut, po zhvillohet një aks...
Protesta e sotme para Bashkisë së Tiranës, e 19-ta në ...
Ministria e Mbrojtjes njofton se 33 vatra zjarri janë ...
Prej disa minutash ka nisur edhe protesta para Bashkis...
Nis protesta e 19-të para Bashkisë së Tiranës, ku qyte...
Kanionet e Osumit janë një perlë e natyrës dhe destinacion...
Vatra e zjarrit është ende aktive në zonën pyjore Bode-Gor...
Nuk deklaruan listëpagesat e sigurimeve shoqërore dhe ...
Detaje të reja kanë dalë nga shpërthimi që ndodhi në n...
Policia e Tiranës ka dalë me një njoftim zyrtar sa i p...
Në kulmin e sezonit turistik, pushues vendas dhe të huaj p...
Në orët e para të mëngjesit të së enjtes ka ndodhur nj...
Këtë të enjte po ju njohim me disa prej titujve kryesorë t...
Ditën e sotme, në orën 11:00, pritet të zhvillohet par...
Në rrugët e brendshme të lagjeve të Alliasit në Tiranë...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...