Parlamenti i Hungarisë voton për shkarkimin e presidentit nga detyra
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...

Afera 60 milionë euro e dherave është një nga skemat më të mëdha korruptive, e cila lindi pas firmosjes së kontratës monopoliste koncesionare për landfillimin e Tiranës, ku përfshihej edhe ndërtimi i një inceneratori, i cili, sot, pas 7 vitesh, nuk ekziston.
Në një intervistë për CNA TV, gazetari Elvi Fundo tregon se si funksionon e gjithë skema dhe përfshirjen e Bashkisë Tiranë.
"Kompania merrte rreth 10 milionë dollarë nga shteti shqiptar dhe rreth 10 milionë dollarë të tjera i ka marrë nga dherat dhe këto para nuk dihet ku kanë përfunduar. Te dherat ka një detaj. Kompania koncesionare pretendon se është një marrëveshje privat-privat dhe ka vendosur një tarifë të jashtëligjshme. Megjithëse ka pasur një marrëveshje me qeverinë shqiptare për të pasur monopolin, me pretendimin, siç e ka thënë kryebashkiaku Veliaj, se është privat-privat. Çështja është se kemi të bëjmë me një marrëdhënie privat dhe një kompanie monopoliste. Kjo kompani, nëse nuk do të kishte dherat, do të detyrohej të merrte një leje në qeveri, një kodër për të marrë dherat, për të mbuluar plehrat.
Kjo kontratë bëri që Bashkia e Tiranës të vendosej në dispozicion të kompanisë koncesionare. Ishte bashkia që ndiqte nga pas ndërtuesit me dron, për t'i detyruar t'i çonin dherat, pa miratuar më përpara një tarifë. Koncesionari ka thënë t’i do të paguash 400 lekë të rinj për një metër kub dhe, 8 euro për një kub inerte. Në fakt ata kishin vetëm një peshore, pasi ishin vetë ndërtuesit që i çonin. Në rast se do të kishim një tarifë të miratuar, këto para që mund t’i merrte kompania koncesionare, duhet të ulnin kostot që paguajnë qytetarët e Tiranës për 29 euro/ton. Bashkia bën një marrëveshje, i shkon pas mendjes, saboton dhe NJZP-në dhe nuk çon përfaqësuesit e kjo ka çuar në një dëm prej 60 milionë eurosh, që kjo të bënte që kompania të merrte landfillin falas."
Gazetari sqaron se edhe te kjo aferë janë të përfshirë të njëjtët drejtorë tashmë të arrestuar për inceneratorin e Tiranës dhe dosjes “5D”, nga Taulant Tusha apo Mariglen Qato, ndërsa në lojë hyn edhe Ermal Kapllanaj, drejtori i Policisë Bashkiake, si edhe zyrtarë të tjerë të lartë.
"Duke qenë se bashkia jepte lejet e ndërtimit, këta kanë pasur dhe skemat e mbulimit të territorit, me inspektorët e ndërtimit, me inspektorët e mjedisit, me policët bashkiakë, të cilët ishin një strukturë e shtrirë në mënyrë katërpilare në terrenin e kryeqytetit. Këta mblidhnin informacionet dhe bënin bashkëpunimin me kompaninë e inceneratorit. Këta janë të njëjtët njerëz, të cilët janë marrë dhe me kompaninë ‘5D’. Do ta kishte të pamundur inceneratori i Tiranës të mblidhte 60 milionë euro dhera, nëse nuk do bashkëpunonte Mariglen Qato, Taulant Tusha, Ermal Kapllanaj. Kjo aferë është rënduar më shumë nga Bashkia e Tiranës, nga drejtorët e këtij institucioni, nga kreu i organizatës, Erion Veliaj, i cili ka qenë në dijeni, por i ka mbrojtur drejtorët. "



Më tej, Fundo sqaron se si afera e dherave është një taksë në kurrizin e qytetarëve të Tiranës.
"Në momentin që një kompani ndërtimi i kushton një gropë 150-200 mijë euro, mund të bjerë 15 apo 20 euro për metër katror ndërtim, ai do ta faturojë te qytetari. Pra, qytetari që do të blejë apartamentin, do të paguajë gropën e dherave, për të cilat paratë i merr kompania e inceneratorit të Tiranës që nuk ekziston. Janë dy shuma parash që vijnë nga xhepat e qytetarëve dhe kanalizohen te kompania koncesionare."
Fundo sqaron edhe rolin e kryebashkiakut Erion Veliaj.
“Erion Veliaj ka qenë në dijeni, mendoj dhe dyshoj se e ka sabotuar me qëllim këtë gjë, që NJZP të mos mblidhte informacion mbi informacionet e këtyre parave dhe të mos ndërhynte qeveria për ta ndaluar këtë aferë. Për këtë aferë ai ka qenë në dijeni, se është raportuar nga shumë e shumë ndërtues”, u shpreh ai.
Fundo thekson se Veliaj nuk do të mund t'i shmanget drejtësisë.
“Së fundmi kryebashkiaku tha që do të paraqitet në SPAK, por nuk pranoi se është thirrur nga Prokuroria e Posaçme, por duke u përpjekur ta shesë veten si bashkëpunëtor të drejtësisë”, nënvizoi gazetari./ CNA TV
Shtetasit e Kosovës dhe të Shqipërisë kanë një mbështetje ...
Unioni i Gjyqtarëve ka reaguar pas vendosjes së eksplozivi...
Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik ...
Këtë të hënë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë të...
Politika italiane e ka konsideruar si të papranueshëm ...
Deputeti socialist, Erion Braçe ka pranuar se ka patur...
Në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë ka hedhur për ko...
Kreu i PL-së, Ilir Meta ka uruar vjehrrën e tij për di...
Kryebashkiaku Erion Veliaj gjatë një interviste në med...
Ilir Meta u vetëshpall president i Partisë së Lirisë n...
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka reaguar për sulm...
Avokatja Enida Bozheku ka reaguar pas deklaratave të E...
Në epokën e sotme digjitale, aplikacionet banking dhe page...
Këshilli i Lartë Gjyqësor ka reaguar për lëndën plasës...
Policia ka ndihmuar 5 turistë nga Mbretëria e Bashkuar, që...
Detaje të reja kanë dalë nga shpërthimi me lëndë plasë...
Erjola Muka, drejtoreshA e Përgjithshme e Politikave dhe Z...
Një paralajmërim i fortë ka ardhur nga gazetarja Klodi...
Ditmir Bushati bisedoi në podcast-in e tij “Public Squ...
Një ironi herëse vjen nga sipërmarrësi Gjergj Luca për...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Emiratet e Bashkuara Arabe kanë dënuar ashpër sulmin ndaj ...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...