
Gazetari Elvi Fundo ka shpjeguar mbrëmjen e sotme aferën e dherave.
Fundo deklaroi në emisionin “A Show” të Adi Krastës se drejtorët e Erion Veliajt, Ermal Kapllanaj dhe Taulant Tusha kanë firmosur një marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë e inceneratorit të Tiranës, e cila detyron ndërtuesit të paguajnë për dherat që nxjerrin në gropat e kantiereve të ndërtimit.
Ai u shpreh se policia bashkiake kontrollon me dronë firmat e ndërtimit në mënyrë që ata të mos marrin dherat pa paguar paratë tek inceneratori i Tiranës.
Gjithashtu, ai bëri të ditur se ndërtuesit janë detyruar nga Bashkia e Tiranës që të nxjerrin një licensë për dherat, e cila përmban një kod unik. Sipas tij, nëpërmjet këtij kodi unik, drejtorët e Veliajt kontrollonin më mirë sasinë e dherave dhe lekët që hynin dhe dilnin.
“Në faqen 8 të kontratës theksohet mbetjet do të përfshijnë të gjitha, përfshi edhe inertet dhe shuma këtu është më e madhe se lekët që jep qeveria. Në faqen 9 është njësia e zbatimit të projektit, ku Bashkia e Tiranës, kishte dy përfaqësues. Janë 300 mln euro që janë paguar nga Bashkia e Tiranës përmes Qeverisë dhe 130 mln euro ishte vlera e investimit, pra në total 430 mln euro. Kontratat janë firmosur nga Ermal Kapllani, drejtor i Erion Veliajt, Taulant Tushe, që ndodhet në burg.
Këta kanë shpikur një marrëveshje bashkëpunimi mbi kontratën koncesionare. Kontrata thonte 29 euro/ton mbetje dhe dherat nuk i përfshinte në plehra te të ardhurat e kompanisë, por kompania, e cila ka marrë 60 milionë dollarë apo 70 milionë dollarë nga qeveria në 7 vite ka marrë dhe 70 milionë dollarë nga të ardhurat e tjera. Kush janë të ardhurat e tjera, janë dherat, janë inertet.
Shiko çfarë shpikën? Pasi drejtorët kontrollonin me dron ditë e natë firmat e ndërtimit që hapnin gropat dhe ju kërkonin të paguanin 150 mijë euro, 200 mijë euro në gropë. Ka dhe raste kur ti kishe dy kantiere, kantieri një dhe kantieri dy, dy pallate po i ndërtoje, nuk të linin t'i kaloje dherat nga objekti jot te objekti jot pa i dhënë paratë Klodian Zotos dhe e di kush e bënte këtë. Këtë e bënte kontrata e firmosur, policia bashkiake, mjedisi, të gjitha policitë, IMT-ja e Mariglen Qatos së famshëm të dosjes ‘5D’, ndiqnin nga pas ndërtuesit. Më pas shpikën atë numrin nazist që bënin Hitlerianët për Hebrenjtë, shpikën disa licensa specifike për dherat. Ti edhe pse ishe i licesuar si subjekt ndërtimi dhe kishe një kompani ndërtimi, ti duhet të merrje një licensë për dherat, një licensë specifike që kishte një kod unik. Ky kod unik u shpik dhe u krijua në këto licensa që thjeshtë dhe vetëm që Klodian Zoto, Mirel Mërtiri dhe banda e drejtorëve në bashkinë e Tiranës, me kryetar Erion Veliajn të kontrollonin më mirë sasinë e dherave dhe lekët që hynin dhe dilnin”, u shpreh ai.
Fundo theksoi se “për shkak të taksave të Veliajt dhe inceneratorit të Tiranës, është rritur rreth 250-300 euro metri katrorë për ndërtim” nga momenti që Veliaj është zgjedhur kryetar bashkie.
Gjithashtu, gazetari nënvizoi se në këtë skemë janë të njejtët drejtorë të Veliaj që janë arrestuar për dosjen “5D”./ CNA
Një punonjës policie është pezulluar nga detyra. Bëhet fja...
Gazetari Sokol Bregu ka folur ditën e sotme, për shqip...
CNA raportoi ditën e sotme për skandalin në shkollën e...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në by-pas...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta zhvilloi një takim...
I ftuar në emisionin “Task Force” në Syri Tv, këshillt...
Biznesmeni dhe sipërmarrësi, Gjergj Luca ka ndezur një...
Paraditen e sotme, në median italiane “La Republika” u...
Zv.kryeministrja dhe njëkohësisht ministrja e Infrastr...
Djali i Fredi Belerit, Petro Beleri ka folur për babai...
Mbledhja e Komisionit Hetimor për koncesionet në Shënd...
Ditën e enjte, 18 prill, Vodafone Albania organizoi eventi...
Bashkia e Tiranës, të hënën refuzoi të mbledhë Këshill...
Teksa kanë kaluar më shumë se dy muaj nga zjarri i rën...
Në Pediatrinë e qytetit të Korçës, sëmundja e "kollës ...
Protesta e së premtes së shkuar para Bashkisë së Tiran...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, në ...
Mbledhja e Komisionit Hetimor për Kontratat e Partneri...
Pirateria televizive vijon të mbetet një nga problemat...
Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e Redi Mollës, d...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...