
Protesta e së premtes së shkuar para Bashkisë së Tiranës, ku kërkohej dorëheqja e Erion Veliajt, ishte një manifestim i zemëratës së qytetarëve, të cilët me të drejtë ngritën zërin kundër megaaferës së vjedhjeve “5D” në bashki.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i ndërkombëtarëve, selive të ambasadave të atashuara në Tiranë. Në reagimet e tyre pothuajse në unison shprehnin dënimin ndaj dhunës së protestuesve, ndaj kangjellave të bashkisë.
Njëkohësisht po këta ambasadorë nuk arritën të shihnin reprezaljen policeske të zhvilluar "post" protestës, ku protestuesit u rrëmbyen rrugëve apo në shtëpitë e tyre, duke u mbajtur në Komisariate në mënyrë antiligjore.
Një ndër ambasadorët që reaguan për “dhunën” para bashkisë ishte edhe ambasadori britanik, Alastair King-Smith.
REAGIMI
“Skenat jashtë Bashkisë së Tiranës sot dhe përdorimi i koktejve molotov nuk kanë vend në demokraci. Ambasada Britanike dënon përdorimin e dhunës dhe aktet e frikësimit.
Mbretëria e Bashkuar vazhdon të kërkojë që të gjitha mosmarrëveshjet dhe konfliktet të kryhen përmes proceseve demokratike, pa dhunë dhe se duhet respektuar sundimi i ligjit.”
Reagimi i ambasadës Britanike u prit negativisht nga mediat, gazetarë dhe intelektualë të vendit, të cilët patën reagime të ashpra ndaj asaj që e cilësuan si marrje nën mbrojtje të kreut të bandës “5D”.
Kjo gjë mesa duket ka bërë që ambasadori Alastair King-Smith të reflektojë dhe në publikimin e sotëm të aktivitetit të Akademisë së Lidershipit, ku është kujdesur që të fshehë Erion Veliaj nga fotot dhe teksti i postuar në faqen zyrtare të ambasadës britanike.
Reagimi i mediave dhe shoqërisë civile ka bërë që ambasadori të mos ripërsërisë dy herë të njëjtin gabim, duke mohuar ekzistencën e Veliajt në aktivitet.
Postimi i sotëm:
"Javën e kaluar, ambasadori britanik Alastair King-Smith në fjalën përmbyllëse të kursit të Programit mbi Lidershipin Strategjik në Tiranë. Kursi ishte sfidues, me disa ditë të gjata, por kontributi i delegatëve ka qenë i jashtëzakonshëm. Ka pasur shumë mundësi për shkëmbimin e ideve dhe perspektivave mes anëtarëve të audiencës. Ishte kënaqësi të kishim delegatë nga Bonjë dhe Hercegovina, Kosova dhe Maqedonia e Veriut, të cilët sollën këndvështrimet e tyre rajonale, të rëndësishme në një rajon kaq të ndërveprues"
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, në ...
Mbledhja e Komisionit Hetimor për Kontratat e Partneri...
Pirateria televizive vijon të mbetet një nga problemat...
Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e Redi Mollës, d...
"5D" është ndoshta afera më e madhe korruptive pas asaj të...
Një grup mjekësh italianë do të kryejnë akt-ekspertizën mj...
Ka dështuar seanca në GJKKO për sjelljen e informacioneve ...
Gazetari Osman Stafa në "Syri TV" ka ngritur shqetësim...
“Top Channel”, televizioni ortak me inceneratorët prej koh...
Prokuroria e Posaçme ka apeluar vendimin e GJKKO-së pë...
Moti i keq ka përfshirë vendin. Reshjet e dendura të shiut...
Vijon skandali në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Ter...
Këtë të martë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë t...
Gazetari Giorgio Mottola i transmetuesit publik italia...
Analisti Neritan Sejamini, duke komentuar reportazhin ...
Gazetarja Ola Xama ka deklaruar se drejtorët e Bashkis...
Gazetari Artan Hoxha ka komentuar mbi emisionin italia...
Gazetari Neritan Sejamini ka folur për korrupsionin e ...
Mangësitë me pavarësinë dhe integritetin e gjyqësorit; mun...
Departamenti amerikan i Shtetit ka shprehur rezerva ndaj m...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...