
Bashkia e Tiranës, të hënën refuzoi të mbledhë Këshillin Bashkiak, një gjë kjo e kërkuar në mënyrë urgjente nga opozita, për të siguruar llogaridhënien, lidhur me aferën e drejtorëve dhe bashkëpunëtorëve të Veliajt. Në një intervistë për CNA, Këshilltari Bashkiak demokrat, Ilir Alimehmeti, u shpreh se argumentet e dhëna nga socialistët ishin të pabaza.
"Urgjencë më të madhe se ky skandal, Tirana nuk ka. Megjithatë, nga data 5 prill deri në datën 22, iu deshën 17 ditë kryesisë së Këshillit Bashkiak për ta shqyrtuar. Në këtë aspekt, duke parë që kjo kërkesë nuk u mbështet nga Partia Socialiste, atëherë mblodhëm 7 forca të ndryshme dhe bëmë 21 firma që i depozituam në mëngjes në protokoll, përpara se të ndodhte mbledhja e pasdites. Praktikisht ishte e njëjta kërkesë, por tashmë me 21 firma. Ata kërkuan kohë për ta shqyrtuar të njëjtën kërkesë, vetëm se këtë herë kishte firmat e nevojshme."
Alimehmeti parashtroi kërkesat e opozitës, duke theksuar se është domosdoshmëri të kryhet audit i jashtëm i bashkisë.
"Kërkesa për auditim të jashtëm, një nga kompanitë e mëdha ndërkombëtare të pavarura, për të parë të gjitha veprimtaritë financiare të bashkisë, në kohën kur nuk ka pasur hetim nga KLSH, për të mos mbivendosur elemente. Kërkuam një komision hetimor. Mjafton vetëm një këshilltar për të kërkuar këtë, por as këtë nuk deshën ta vendosin në rend dite."
Këshilltari i djathtë ndau detaje se cilat do të jenë hapat e radhës që do të ndërmarrë opozita.
"Kemi detyrën e informimit të diplomacisë së huaj në Shqipëri, se si bllokohet informacioni, si nuk jepet e drejta për mbledhjen e Këshillit. S'ka as procesverbale të votimeve të projektvendimeve. Ndoshta këta diplomatë të huaj qenkan të paqartë çfarë po ndodh me korrupsionin.
Për herë të parë kemi një ministër për pushtetin vendor. Ne do t'i drejtohemi kësaj ministrie, t’i bëjmë të ditur se Këshilli nuk funksionon. Ne duhet të bëjmë detyrën tonë. Ka pasur shtigje që këta kanë ndjekur, për të vjedhur fondet publike, shtigje që ne duhet t'i mbyllim, që të mos na vijë një Tusha, Qato, Molla, apo Veliaj."
Sa u përket protestave, Alimehmeti theksoi se nuk është iniciativë e opozitës, por e qytetarëve dhe vazhdimësia e tyre do t'u lihet në dorë qytetarëve. / CNA
Teksa kanë kaluar më shumë se dy muaj nga zjarri i rën...
Në Pediatrinë e qytetit të Korçës, sëmundja e "kollës ...
Protesta e së premtes së shkuar para Bashkisë së Tiran...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, në ...
Mbledhja e Komisionit Hetimor për Kontratat e Partneri...
Pirateria televizive vijon të mbetet një nga problemat...
Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e Redi Mollës, d...
"5D" është ndoshta afera më e madhe korruptive pas asaj të...
Një grup mjekësh italianë do të kryejnë akt-ekspertizën mj...
Ka dështuar seanca në GJKKO për sjelljen e informacioneve ...
Gazetari Osman Stafa në "Syri TV" ka ngritur shqetësim...
“Top Channel”, televizioni ortak me inceneratorët prej koh...
Prokuroria e Posaçme ka apeluar vendimin e GJKKO-së pë...
Moti i keq ka përfshirë vendin. Reshjet e dendura të shiut...
Vijon skandali në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Ter...
Këtë të martë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë t...
Gazetari Giorgio Mottola i transmetuesit publik italia...
Analisti Neritan Sejamini, duke komentuar reportazhin ...
Gazetarja Ola Xama ka deklaruar se drejtorët e Bashkis...
Gazetari Artan Hoxha ka komentuar mbi emisionin italia...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...