Parlamenti i Hungarisë voton për shkarkimin e presidentit nga detyra
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...

Zv.kryeministrja dhe njëkohësisht ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku ishte sot në Elbasan, në hapjen e Qendrës Rajonale të Inovacionit të Institutit Evropian të Teknologjisë për Lëndët e Para.
Balluku në fjalën e saj theksoi se lënda e parë mund të gjendet edhe në një sipërfaqe të vogël, ashtu siç është Shqipëria, vetëm 28 mijë kilometra katrorë, por me pasuri të jashtëzakonshme.
Ministrja gjithashtu tha se kjo qendër do të kthehet në një “fole të re”, një inkubator i ri i ideve, të kërkimeve akademike, të nxitjes të një sektori, siç është sektori minerar në Shqipëri.
“Duhet thënë që për shkak të të gjithë situatës globale të viteve të fundit, duke nisur këtu nga pandemia apo dhe lufta në Ukrainë, fokusi kryesor i qeverisë apo edhe i qeverive të tjera në Europë dhe me gjerë, nuk ka qenë padyshim tek sektori minerar. Por, ama kemi marrë edhe ne mësimet tona. Mësime të cilat na treguan që nuk mund të varemi nga një vend i kufizuar, siç ishte rasti i zonës së Ukrainës apo të Rusisë për të pasur materiale lëndë të para, të cilat janë të rëndësishme për mbarëvajtjen e kontinenteve.
Filluam të kuptojmë që edhe vendet e vogla, siç është Shqipëria dhe këtë ka filluar ta kuptojë Bashkimi Europian, ne e kemi ditur, mund të jenë shumë të rëndësishme për kontributin e industrisë minerare dhe si rrjedhojë e lëndës së parë që mund të përdoret nga industria automotive sot dhe deri tek burimet e energjisë së rinovueshme.
Kjo lëndë e parë kaq e rëndësishme mund të ndodhet edhe në një sipërfaqe të vogël, ashtu siç është Shqipëria, vetëm 28 mijë kilometra katrorë, por me pasuri të jashtëzakonshme që ju e dini shumë më mirë se unë.
Sot është një ditë e shënuar pasi të gjithë së bashku me kontributin tuaj, me fokusin e qeverisë shqiptare dhe padyshim edhe me mbështetjen e Bashkimit Europian, si një partner strategjik i vendit tonë, kemi arritur në një ditë të shënuar për të qenë të gjithë këtu së bashku dhe për të hapur një fole të re, një inkubator të ri të ideve, të kërkimeve akademike, të nxitjes të një sektori që është sektori minerar në Republikën e Shqipërisë.
E gjitha kjo do të ndodhë falë Qendrës Rajonale të Inovacionit të Institutit Europian të Teknologjisë dhe Inovacionit për Lëndët e Para, duke shënuar kështu një gur kilometrik në zhvillimin e industrisë minerare në vendin tonë.”, u shpreh Balluku./ CNA
Djali i Fredi Belerit, Petro Beleri ka folur për babai...
Mbledhja e Komisionit Hetimor për koncesionet në Shënd...
Ditën e enjte, 18 prill, Vodafone Albania organizoi eventi...
Bashkia e Tiranës, të hënën refuzoi të mbledhë Këshill...
Teksa kanë kaluar më shumë se dy muaj nga zjarri i rën...
Në Pediatrinë e qytetit të Korçës, sëmundja e "kollës ...
Protesta e së premtes së shkuar para Bashkisë së Tiran...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, në ...
Mbledhja e Komisionit Hetimor për Kontratat e Partneri...
Pirateria televizive vijon të mbetet një nga problemat...
Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e Redi Mollës, d...
"5D" është ndoshta afera më e madhe korruptive pas asaj të...
Një grup mjekësh italianë do të kryejnë akt-ekspertizën mj...
Ka dështuar seanca në GJKKO për sjelljen e informacioneve ...
Gazetari Osman Stafa në "Syri TV" ka ngritur shqetësim...
“Top Channel”, televizioni ortak me inceneratorët prej koh...
Prokuroria e Posaçme ka apeluar vendimin e GJKKO-së pë...
Moti i keq ka përfshirë vendin. Reshjet e dendura të shiut...
Vijon skandali në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Ter...
Këtë të martë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë t...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Emiratet e Bashkuara Arabe kanë dënuar ashpër sulmin ndaj ...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...