Tritoli në banesën e gjyqtarit/ Unioni i Gjyqtarëve: Sulm kriminal, i pabesë e burracak
Unioni i Gjyqtarëve ka reaguar pas vendosjes së eksplozivi...

Shtetasit e Kosovës dhe të Shqipërisë kanë një mbështetje të lartë për lidershipin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA).
Kompania e njohur ndërkombëtare e sondazheve, Gallup, ka publikuar sondazhin e fundit “Vlerësimi i Liderëve Botërorë, SHBA kundrejt Gjermanisë, Kinës dhe Rusisë”.
Kosova është shteti që ka mbështetjen më të lartë në Evropë ndaj lidershipit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. 83% e të anketuarve në Kosovë janë pro, ndërsa 6% nuk e mbështesin dhe 10% të tjerë kanë refuzuar të përgjigjen.
Në vend të dytë është Polonia, me 73% mbështetje, 16% kundër dhe 21% që refuzojnë të japin opinion.
Shqipëria renditet në vend të tretë. 63% e të anketuarve janë shprehur pro lidershipit të SHBA-së dhe 16% janë kundër. Niveli i refuzimit është i lartë, në 21%.
Ndonëse Kosova dhe Shqipëria janë dy shtetet me mbështetjen e parë dhe të tretë më të lartë, ajo ka rënë në raport me sondazhet e mëparshme, me 6 pikë përqindje për secilin. E njëjta tendencë ishte dhe për Poloninë (-7).
Mbështetja globale për lidershipin e SHBA-së ishte 41%.
Në krahasim me rajonin, Kosova dhe Shqipëria kanë një vlerësim shumë më të lartë për politikat e SHBA-së.
Në rajon mbështetjen më të ulët e ka Serbia, me vetëm 10%, që janë pro lidershipit amerikan dhe 61% kundër (21% refuzuan të përgjigjen). Serbia është në fakt e parafundit në Evropë, duke lënë pas vetëm Rusinë (6% pro dhe 88% kundër).
Pas Serbisë, më pak te drejtimi i SHBA-së besojnë shtetasit e Bosnjë Hercegovinës (27% pro), Malit të Zi (30%), Maqedonisë së Veriut (37% pro),
Sipas raportit, sondazhet e Gallup në më shumë se 130 vende tregojnë se rendi botëror mbeti kryesisht i pandryshuar në vitin 2023.
As SHBA-ja, as Gjermania nuk morën një miratim global të udhëheqjes së tyre prej më shumë se 50%, por gjithësi lideri gjerman fiton një vlerësim më të lartë se ai i SHBA-së.
Megjithatë, këto dy shtete ishin ende në pozita shumë më të forta se Kina dhe Rusia – të cilat kanë një vlerësim të ulët rekord pas pushtimit të Ukrainës.
Në vitin e tretë të presidencës së Joe Biden, vlerësimi mesatar global i miratimit të lidershipit të SHBA-së ishte 41% në 133 vende dhe territore. Ky vlerësim është i njëjtë me vitin e kaluar dhe më i ulët se vlerësimi prej 45% pozitiv gjatë vitit të tij të parë të plotë në detyrë.
Në vitin e dytë të plotë nën drejtimin e kancelarit Olaf Scholz, Gjermania mbeti fuqia globale me vlerësimin më të lartë për të shtatin vit radhazi.
Në vitin 2023, miratimi mesatar i lidershipit të Gjermanisë në 134 vende dhe territore ishte 46% — i pandryshuar nga viti 2022. Të dy vlerësimet janë ulur nga niveli prej 50% që rezultoi në 2021, por janë ende më të larta se shumicën e mandatit të gjatë të ish-kancelares Angela Merkel.
Gjermania dhe SHBA-të vazhduan të kishin vlerësime më të larta të miratimit sesa Kina apo Rusia. Vlerësimi i miratimit të Kinës u rrit paksa në 30%, por ishte ende afër nivelit më të ulët.
Vlerësimi global i miratimit të Rusisë prej 22% në 2023 është statistikisht po aq i dobët sa vlerësimi i saj prej 21% pasi pushtoi Ukrainën në fund të shkurtit 2022.
Ndërsa SHBA-ja dhe aleatët e saj në Europë dënuan pushtimin e Ukrainës nga Rusia, miratimi i Rusisë ra pothuajse në çdo rajon të botës në vitin 2022, duke ofruar dëshmi se kundërshtimi ndaj veprimeve të saj ishte shumë më i gjerë.
Ndërsa lufta e Rusisë kundër Ukrainës vazhdon, përbuzja mbetet po aq e fortë në Europë. Megjithatë, ka shenja se po zbutet gjetkë, veçanërisht në Afrikë, sipas raportit të Gallup./ Monitor.al
Unioni i Gjyqtarëve ka reaguar pas vendosjes së eksplozivi...
Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik ...
Këtë të hënë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë të...
Politika italiane e ka konsideruar si të papranueshëm ...
Deputeti socialist, Erion Braçe ka pranuar se ka patur...
Në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë ka hedhur për ko...
Kreu i PL-së, Ilir Meta ka uruar vjehrrën e tij për di...
Kryebashkiaku Erion Veliaj gjatë një interviste në med...
Ilir Meta u vetëshpall president i Partisë së Lirisë n...
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka reaguar për sulm...
Avokatja Enida Bozheku ka reaguar pas deklaratave të E...
Në epokën e sotme digjitale, aplikacionet banking dhe page...
Këshilli i Lartë Gjyqësor ka reaguar për lëndën plasës...
Policia ka ndihmuar 5 turistë nga Mbretëria e Bashkuar, që...
Detaje të reja kanë dalë nga shpërthimi me lëndë plasë...
Erjola Muka, drejtoreshA e Përgjithshme e Politikave dhe Z...
Një paralajmërim i fortë ka ardhur nga gazetarja Klodi...
Ditmir Bushati bisedoi në podcast-in e tij “Public Squ...
Një ironi herëse vjen nga sipërmarrësi Gjergj Luca për...
Eduard Zaloshnja ka publikuar një nga sondazhet e tij ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...