Siguroi kushtet për të kryer vrasjen e Hajrullës dhe Matodashajt/ GJKKO shpall dënimin për Erio Zejnon
Gjykata e Posaçme ka dënuar me 7.4 vjet burg Erio Zejnon, ...
Gjykata e Posaçme ka dënuar me 7.4 vjet burg Erio Zejnon, ...

SPAK ka zbardhur detaje nga dosja e parë për inceneratorin e Tiranës, për të cilën janë marrë të pandehur 12 persona.
Konkretisht, të pandehur janë marrë Lefter Koka, Pëllumb Abeshi, Erjon Murataj, Bledar Karoli, Taulant Tusha, Namik Simixhiu, Etleva Kondi, Alba Thoma, Valbona Ballgjini, Sidita Kopliku, Jetmir Llapaj, Silena Tola.
Këta persona kanë favorizuar kompaninë “Integrated Energy BV” për të fituar koncesionin në Tiranë.
SPAK deklaron se “Integrated Energy BV” ka qenë në dijeni të rrethanave konkuruese para se të shpallej procedura.
Kompania koncesionare, pas së cilës Prokuroria e Posaçme ka deklaruar se fshiheshin Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, është ndihmuar nga funksionarët e Ministrisë së Mjedisit, si dhe nga anëtarët e komisionit të dhënies së koncesionit.
Ajo është pajisur me dokumentacionin e nevojshëm që duhej të dorëzonte në Ministrinë e Mjedisit para dhe gjatë procedurës koncesionare, me qëllim shpalljen fitues të kësaj shoqërie.
Edhe për dokumentet standarte të koncesionit, në njoftim thuhet se nuk janë hartuar nga anëtarët e komisionit, të cilët nuk kanë mbajtur mbledhje apo procesverbal për këtë çështje.
Sipas SPAK-ut, dokumentet janë hartuar nga Klodian Zoto, i cili ia ka dërguar më pas punonjësve të Ministrisë së Mjedisit, Alba Thoma dhe Bledar Karoli.
Këta dy të fundit kanë shërbyer si “urë lidhëse” me Klodian Zoton, ndërsa ish-ministri Lefter Koka ka miratuar procedurën, pa patur dokumentacion shoqërues të hartimit të Dokumenteve Standarte të Koncesionit nga ana e Komisionit.

Pjesë nga njoftimi i SPAK-ut:
Në lidhje me procedurën e dhënies së koncesionit me objekt: “Ndërtim landfilli, inceneratori dhe rehabilitimi i vend depozitimeve ekzituese Tiranë dhe prodhimin e energjisë elektrike”, rezulton se shoqëria propozuese “Integrated Energy BV” (në përbërje të së cilës është aksionere edhe shoqëria e shtetasit Klodian Zoto, “Integrated Technology Services” sh.p.k)ka qenë në dijeni të rrethanave konkuruese para se të shpallej procedura. Kjo ka ndodhur në sajë të ndihmës së dhënë nga vetë funksionarët e Ministrisë së Mjedisit, Lefter Koka, ish Ministër i Mjedisit, Alba Thoma, Drejtoreshë e Drejtorisë Juridike, Bledar Karoli, Përgjegjës i Sektorit të Prokurimeve, si dhe nga anëtarët e komisionit të dhënies së koncesionit, Valbona Ballgjini, Pëllumb Abeshi, Erjon Murataj, Sidita Kopliku, Etleva Kondi, Taulant Tusha, Namik Simixhiu, ku shoqëria propozuese “Integrated Energy BV” është pajisur me dokumentacionin e nevojshëm që duhej të dorëzonte në Ministrinë e Mjedisit para dhe gjatë procedurës koncesionare, me qëllim shpalljen fitues të kësaj shoqërie.
Në lidhje me hartimin dhe miratimin e dokumenteve standarte të koncesionit, anëtarët e komisionit të dhënies së koncesionit, Valbona Ballgjini, Pëllumb Abeshi, Erjon Murataj, Sidita Kopliku, Etleva Kondi, Taulant Tusha, Namik Simixhiu, në bashkëpunim me titullarin e Autoritetit Kontraktor, Lefter Koka, ish Ministër i Mjedisit, kanë vepruar në kundërshtim me ligjin nr. 125/2013, “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, i ndryshuar, si dhe VKM nr. 575, datë 10.07.2013, “Për miratimin e rregullave për vlerësimin dhe dhënien me koncesion, partneritet publik privat”, i ndryshuar. Dokumentet Standarte të Koncesionit nuk rezultojnë të jenë hartuar dhe miratuar nga anëtarët e komisionit, në kohën që këto dokumente janë ngarkuar në Sistemin e Prokurimit Elektronik, pasi rezulton se nga ana e komisionit nuk është mbajtur mbledhje apo procesverbal për hartimin e Dokumenteve Standarte të Koncesionit.
Rezulton se Dokumentet Standarte të Procedurës së Koncesionit janë hartuar nga punonjësit e shtetasit Klodian Zoto, pronar i shoqërisë “Integrated Technology Services” sh.p.k, pjesëmarrëse në këtë procedurë koncesioni si aksioner i shoqërisë holandeze “Integrated Energy BV”, i cili jua ka dërguar më pas punonjësve të Ministrisë së Mjedisit, të pandehurve Alba Thoma dhe Bledar Karoli. Në këtë kohë, këta dy shtetas kanë shërbyer si “urë lidhëse” ndërmjet Autoritetit Kontraktor, Ministrisë së Mjedisit dhe shoqërisë së shtetasit Klodian Zoto. Nga ana e titullarit të Autoritetit Kontraktor, ish Ministri i Mjedisit, Lefter Koka,është miratuar vazhdimi i procedurës së dhënies së koncesionit, pa patur dokumentacion shoqërues të hartimit të Dokumenteve Standarte të Koncesionit nga ana e Komisionit./ CNA
CNA ka raportuar se SPAK ka thelluar hetimet për incenerat...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të...
Ish-deputeti Myslim Murrizi ka reaguar në lidhje me ve...
Gazetari Blendi Fevziu postoi në rrjetet sociale një p...
"Mirel Mërtiri, Zoto & kompani" kanë gllabëruar qindra...
Ekstradohet nga Belgjika, Leonard Duka. Leonard Duka, i ...
Vendi ndodhet në pikun e sezonit turistik, e pikërisht ky ...
Gjykata e Posaçme ka lënë në qeli 3 të arresturit që akuzo...
Të premten, Gjykata e Posaçme la në fuqi masën "arrest...
Ka marrë fund arratia për Dorian Petokun, i njohur ndr...
"Sky Sports Center" është qendra më e madhe sportive në Ba...
Ministria e Mbrojtjes njofton se në 24 orët e fundit janë ...
Prokurorit Ndini Tavani iu mohua nga një komision i ve...
Kryeministri Edi Rama doli sot sërish dhe tha se shifr...
Të premten në GjKKO do të bëhet vlerësimi i masave të sigu...
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vëngu, u njoh nga afër me ...
Këtë të premte po ju njohim me disa prej titujve kryes...
Një paralajërim të fortë ka bërë gazetarja Klodiana La...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka...
Banka e Shqipërisë ka reaguar pas letrës së presidenti...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...