Akuzat e PD-së se përfitoi tokë në Vuno/ Rama paralajmëron padi: Lëtyrë e nxjerrë nga kanalet e ujërave të zeza
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas akuzave nga selia...

Drejtuesi Politik i PD-së për Tiranën dorëzoi sot në SPAK, dokumente të reja për aferën e inceneratorit të Tiranës.
Në një deklaratë për mediat para këtij institucioni, Këlliçi tregoi një dokument ku sipas tij është faturë e lëshuar nga kompania "Wolf Theiss", kompani e mirënjohur ndërkombëtarisht për shërbimet e konsulencës dhe avokatisë, lëshuar për kompaninë "EM Capital Group". Kujtojmë se “Em Capital Group”, i krijuar në Bullgari, me aksionerë pronarët e inceneratorëve.
Sipas Këlliçit, "Wolf Theiss" ka ofruar çdo shërbim të mundshëm për kompaninë "EM Capital", përfshirë dhe regjistrimin e kompanive të reja, sipas kërkesës së kësaj të fundit. Ai tregoi më tej se faqen 3 të këtij dokumenti, kjo kompani ka faturuar shërbime për regjistrimin e 2 kompanive të reja, njëra e quajtur "Denebola Investments" dhe tjetra e quajtur "7S Group".
Ai i bëri thirrje SPAK-ut për hetime të menjëhershme.
"I bëj thirrje SPAK-ut, të nisë menjëherë letërporositë në shtetin e Bullgarisë dhe pranë autoriteteve të saj, ku të kërkohet jo vetëm i gjithë informacioni financiar dhe bankar i këtyre 2 kompanive, por të ushtrohen kontrolle fizike dhe pranë ambienteve të zyrave ku gjendet çdo informacion i nevojshëm për pastrimin e parave. Sa për dy kompanitë e reja, e dalloni mjaft qartë, që njëlloj si në skemën e 5 Drejtorëve të Bashkisë Tiranë me kompaninë '5D', këtë radhë pronarët e inceneratorit Tiranë, kanë regjistruar kompaninë '7S Group', ose më saktë '7 Specialistët'", u shpreh Këlliçi.
Deklarata e plotë:
Të nderuar qytetarë, prej 4 vitesh tashmë Prokuroria Speciale po heton aferën e shekullit, atë të inceneratorit të Tiranës. Arritja më e madhe e këtyre hetimeve deri më sot, është arrestimi i një drejtori në pension e një drejtori tjetër në bashki dhe zhdukjes me sukses gjatë këtyre 4 viteve të 132 milionë eurove, nën hundën e SPAK-ut.
Prej tetorit të vitit 2023, i kemi dërguar informacion të plotë SPAK-ut për një kompani të regjistruar në Bullgari, e cila quhet "EM Capital Group", kompani e cila ka marë miliona e miliona euro nga llogaritë e inceneratorit Tiranë dhe kompanisë "ITS" sh.p.k të Klodian Zotos.
Sipas disa informacioneve të bëra publike nga gazetarë të ndryshëm, të dhënat e ardhura nga Bullgaria tregojnë se nëpërmjet kësaj kompanie, kanë përfituar para edhe familjarë të pronarëve realë të inceneratorit Tiranë.
Sot, meqënëse SPAK-u nuk dëshiron të gjurmojë paratë dhe vijon të mbyllë sytë përpara fakteve ulëritëse për këtë vjedhje, po bëj publik një dokument të ri, shumë të rëndësishëm për hetimin e kësaj vjedhje.
Ky dokument është një faturë e lëshuar nga kompania "Wolf Theiss", kompani e mirënjohur ndërkombëtarisht për shërbimet e konsulencës dhe avokatisë, lëshuar për kompaninë "EM Capital Group".
"Wolf Theiss" ka ofruar çdo shërbim të mundshëm për kompaninë "EM Capital", përfshirë dhe regjistrimin e kompanive të reja, sipas kërkesës së kësaj të fundit.
Në faqen 3 të këtij dokumenti, kjo kompani ka faturuar shërbime për regjistrimin e 2 kompanive të reja, njëra e quajtur "Denebola Investments" dhe tjetra e quajtur "7S Group".
I bëj thirrje SPAK-ut, të nisë menjëherë letërporositë në shtetin e Bullgarisë dhe pranë autoriteteve të saj, ku të kërkohet jo vetëm i gjithë informacioni financiar dhe bankar i këtyre 2 kompanive, por të ushtrohen kontrolle fizike dhe pranë ambienteve të zyrave ku gjendet çdo informacion i nevojshëm për pastrimin e parave.
E nëse kjo nuk ndodh, atëherë jemi përpara faktit se SPAK-u nuk ka absolutisht ndër mend të gjurmojë paratë e dy pronarëve të inceneratorit Tiranë, Edi Rama dhe Erion Veliaj.
Sërish ditën e sotme, po e lë përpara dyerve të SPAK-ut këtë dokument autentik, për t'u ardhur në ndihmë prokurorëve specialë, për të bërë drejtësinë aq shumë të pritur nga qytetarët shqiptarë dhe për të na thënë se ku kanë shkuar 132 milionë eurot e një inceneratori që nuk ekziston.
Sa për dy kompanitë e reja, e dalloni mjaft qartë, që njëlloj si në skemën e 5 Drejtorëve të Bashkisë Tiranë me kompaninë "5D", këtë radhë pronarët e inceneratorit Tiranë, kanë regjistruar kompaninë "7S Group", ose më saktë 7 Specialistët.
Tingëllon absurde, qesharake dhe fyese për cilindo qytetar që e dëgjon këtë fakt, por mesa duket i ndjeri Pjetër Arbnori, ka qenë profetik dhe tejet i saktë në thënien e tij epike, se këta nuk janë socialistë, por janë specialistë!!!/CNA
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas akuzave nga selia...
Të premten, në një konferencë për mediat nga selia blu...
Nga Dhërmiu, atje ku ka nisur pushimet verore, kryemin...
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se ka nisur pushimet...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhu...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reagu...
Sekretari për Çështjet ligjore në PD, Ivi Kaso, denonc...
Përpara më pak se 2 javësh Kuvendi përmbylli procesin ...
Qindra qytetarë të Tiranës po protestojnë sot mes temp...
Adea Pirdeni, ministrja e Shtetit për Administratën, u...
Anëtari i kryesisë së PD-së, Grigels Muçollari, denonc...
Arbjan Mazniku, ministër i Shtetit për Pushtetin Vendo...
Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu, pas mbledhjes ...
Përfundon mbledhja e qeverisë. Ministrja e Bujqësisë...
Pas letrës së Presidentit Bajram Begaj dërguar Kuvendi...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka bërë një thirrje për qy...
Mbrëmjen e kësaj të mërkure, kryetari i Partisë Demokr...
Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës ...
Në muajit e fundit janë organizuar një sërë protestash...
Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, denonc...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...