
Përpara më pak se 2 javësh Kuvendi përmbylli procesin e raportimit të të gjitha institucioneve të pavarura dhe atyre të drejtësisë.
Nga seancat dëgjimore në komisione dhe seancat e Kuvendit, parlamenti i nisi të gjitha rezolutat me rekomandime për secilin raportues dhe midis të gjitha institucioneve, rezoluta e Bankës së Shqipërisë u votua me votat e opozitës dhe mazhorancës.
Socialistë e demokratë bashkuan votat dhe u bënë në një mendje për sa u takon arritjeve dhe sfidave te Bankës së Shqipërisë.
Këtij procesi iu bashkua edhe presidenti, i cili duket se i ka kërkuar Kuvendit që të marrë masa për përmirësimin e kuadrit ligjor për sa i takon skemës së ashtuquajtur të mikrokredive. (lexo këtu)
Skema duket se ka krijuar perceptime për mashtrim dhe manipulim të shifrave të kredive. Ndaj Presidenti me sa duket i ka përcjellë Kuvendit shqetësimet e institucionit për zgjidhjen e problematikave.
Por ai që habiti më shumë ishte Gazi! Pasi lexoi me sa duket letrën e Presidentit drejtuar Kuvendit, e përcjellë në të gjitha mediat, Gazi vrapoi që në 10:00 të darkës të nxjerrë një prononcim në emër të grupit parlamentar të PD-së! Se ku e mblodhi e se kur e shpërndau grupin Gazi, s'e mori vesh njeri, por Gazi turravrap deklaroi duke përdorur siglën e Grupit Parlamentar të PD-së, se do të ngrejë komision hetimor.(lexo këtu)
Për kë do të ngrenë komision hetimor e do të hetojë Gazi? Pse Gazi votoi rezolutën e Bankës se Shqipërisë para 2 javësh dhe s'kishte nevojë të hetonte? Apo edhe në atë rast votoi Ori për Gazin dhe ai s'di gjë? (lexo këtu)
Treni i raportimeve të institucioneve me rezolutat ngarkuar u nis përpara 2 javësh. Çfarë e pickoi Gazin që 2 javë më pas, në 10:00 të darkës, u turr me vrap të kapë trenin?
Problematikat e lidhura me kreditë e këqija dhe mbledhjen e detyrimeve të prapambetura, e kanë burimin nga një udhëzim i Gazit kur ai ishte ministër i Drejtësisë. Atë kohë Gazi ishte me Lulin dhe nuk kishte filluar ende ta quante Berishën "babi i Zenit". (lexo këtu)
Në 3 muajt e ministrimit të Gazit nuk kuptohet çfarë nevoje kishte Gazi të merrej me udhëzime përmbarimi dhe cili ishte treni që kishte frikë atëherë se do t'i ikte. (lexo këtu)
Ministrat teknikë kishin objekt të mbikëqyrjes zgjedhjet për Kuvendin, jo për dhomën e Përmbaruesve. Çfarë lidhje kishte udhëzimi me Gazin dhe çfarë çështje zgjedhjesh zgjidhte Gazi me udhëzimin e përmbaruesve që në vend të merrej me zgjedhjet u turr të kapte ndonjë firmë udhëzimi? Ndaj Gazi nuk duhet marrë seriozisht! Sidomos kur ia kris vrapit!/CNA
Qindra qytetarë të Tiranës po protestojnë sot mes temp...
Adea Pirdeni, ministrja e Shtetit për Administratën, u...
Anëtari i kryesisë së PD-së, Grigels Muçollari, denonc...
Arbjan Mazniku, ministër i Shtetit për Pushtetin Vendo...
Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu, pas mbledhjes ...
Përfundon mbledhja e qeverisë. Ministrja e Bujqësisë...
Pas letrës së Presidentit Bajram Begaj dërguar Kuvendi...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka bërë një thirrje për qy...
Mbrëmjen e kësaj të mërkure, kryetari i Partisë Demokr...
Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës ...
Në muajit e fundit janë organizuar një sërë protestash...
Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, denonc...
Drejtuesja e Departamentit të Arsimit në PD, Lili Sula...
Deputetja Oriela Nebijaj, një nga ushtaret e Lul Bashë...
Në seancën e djeshme parlamentare, ku opozita vazhdoi ...
Rreth 20 protesta në 20 javë për korrupsionin, për vje...
Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar ndryshimet në Kod...
Sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Ivi Kaso, denonc...
Të martën, Gjykata Administrative ka rrëzuar kërkesën ...
Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar ndryshimet në qeveri,...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...