
Rreth 20 protesta në 20 javë për korrupsionin, për vjedhjet, për skandalet e Bashkisë së Tiranës, për korrupsionin e Erion Veliajt. (lexo këtu)
Një protestë që vazhdon në një institucion të mbuluar me turp dhe me hajdutëri. Nuk është një çështje politike e drejtpërdrejtë, janë faktet. Të gjithë drejtorët e atij institucioni, shumica, që nga njeriu kryesor, mëkëmbësi i Erion Veliajt, Taulant Tusha, deri te drejtorët e tjerë, ndodhen pas hekurave.(lexo këtu)
Ndodhen në burg njerëzit kryesorë të institucioneve për koprrupsion, kurse kryetari i tyre është i lirë dhe me të drejtë opozita ngre pikëpyetje për drejtësi. Shkojnë e protestojnë, luftë ndaj korrupsionit, përgjegjësi ka edhe Erion Veliaj.(lexo këtu)
Por në fakt çfarë ndodh? Mungojnë deputetët e opozitës, mungojnë ata që shkojnë në parlament në komisione për të marrë dieta, që firmosin shpërblime, që paguhen 3 milionë lekë rrogë në muaj për të qenë opozitarë. (lexo këtu)
Megjithëse opozitar nuk të bën pagesa, të bën shpirti, për këtë deputetët e nderuar të Tiranës, nuk shkojnë, qofshin të Berishës, qofshin dhe të Lulit. Janë disa, nuk mund të themi që nuk është Flamur Noka, Gazment Bardhi, nuk mund të themi që nuk është Klevis Balliu, apo Grigels Muçollari, anëtari i kryesisë së PD-së, Dorian Teliti e të tjerë. Ndjesë kujt nuk i përmendim emrat, por mungon shumica e grupit parlamentar të PD-së.

Nuk janë në protestë, janë disa dhjetëra qytetarë, 100, 200, 300, nuk ka rëndësi numri që qëndrojnë atje në 40 gradë dhe protestojnë për korrupsionin se bashkia është institucion që është vjedhur dhe me Erion Veliajn në krye nuk ka garanci që nuk do të vazhdojë të vidhet. (lexo këtu)
Nuk shkojnë në protestën para Bashkisë së Tiranës anëtarët e kryesisë të PD-së, nuk kanë një orë kohë në javë të shkojnë para Bashkisë së Tiranës për të denoncuar korrupsionin. Nuk shkojnë anëtarët e Këshillit Kombëtar, nuk i shikon, por shikon nga ata protestues që shkojnë te bashkia, shkojnë edhe te shtëpia e Berishës dhe me këtë abuzojnë edhe mediat e pushtetit.(lexo këtu)
Pse kërkohet lirimi i Berishës kur protestohet për korrupsionin e Veliajt? Sepse është e njëjta drejtësi, ajo që mban brenda Berishën dhe ajo që lë të lirë Erion Veliajn dhe patjetër që do të bëjnë politikë. Por që kjo politikë të jetë më e plotë dhe që opozita të përgjigjet më fort duhet të jetë atje në protestë, duhet të jenë drejtuesit e degëve, mungojnë kryesitë e degëve të Tiranës, sekretarët e PD-së në qendër, sekretarët e PD-së në degët e kryeqytetit, nuk shkojnë në protestë.(lexo këtu)
Patjetër është vapë, patjetër janë me pushime, por në PD nuk duhet të vazhdojnë më të mbijetojnë "dashnorët" e Erion Veliajt, se shumë prej atyre që nuk shkojnë në protestë janë njerëz të lidhur me kryebashkiakun e Tiranës, bashkëpunëtorë të tij të cilët nxitin edhe intriga brenda opozitës, nxitin edhe ndarje, nxitin edhe përçarje. Disa edhe paguajnë për një qëllim të vetëm që të thonë se kjo protestë nuk ka vendin e duhur, duhet protestuar ndaj Ramës, se tërhiqet vëmendja ndaj kryeministrit.
Kjo është një gënjeshtër e madhe, pa atë protestë, pa ata qytetarë dhe pa denoncimet e dosjes "5D" dhe inceneratorët nuk do të ishte asnjë drejtor pas hekurave dhe Erion Veliaj nuk do të ishte në këtë situatë, por ai nuk mund të lejohet të vazhdojë të hyjë në institucion dhe të vjedhë siç është akuzuar shumë. Por, duhet protestuar derisa drejtësia të vihet në vend. (lexo këtu)
Të protestohet edhe para Erion Veliajt, të protestohet edhe para Edi Ramës, protesta kombëtare në Kryeministri, banorët e Tiranës, protestë te bashkia, protestë edhe poshtë shtëpisë së Berishës. Sa më shumë protesta të ketë, aq më i fortë është reagimi ndaj pushtetit. E më e forta protestë dhe më e vërteta dhe më e drejta protestë është ajo te Bashkia e Tiranës, ku i gjithë stafi i bashkëpunëtorëve të Veliajt janë kapur si hajdutë, kryetari i tyre, kreu i organizatës, "nuk" ka vjedhur.
Në fakt, ata i kanë shërbyer Erion Veliajt si kreu i PS-së në Tiranë, kanë marrë votat e pushtetit, kanë siguruar karrigen e Erion Veliajt që në fund kjo ka qenë detyra e tyre e vërtetë politike. Shkoni dhe punoni, të fitojë partia, të fitoj unë dhe pastaj bëni çfarë të doni.(lexo këtu)
Për këtë po protestohet nga opozita, për vjedhjet që më pas kthehen në përfitime politike, për një kryebashkiak që është kapur me bashkëpunëtorët e tij hajdutë dhe vazhdon të shkojë ende në zyrë. Ndërsa opozitarët e Tiranës, kryesia e PD-së, Këshilli Kombëtar, sekretarët, degët, nuk shkojnë të protestojnë, por mungojnë.
Nuk është kjo e turpshme nga një forcë politike dhe një strukturë, e cila kërkon të vijë në pushtet, por nuk ka 30 minuta apo 1 orë kohë për të protestuar përpara godinës më të ndotur, jo vetëm me akuza, por e kapur e gjallë me shumë fakte për korrupsion dhe hajdutëri./CNA
Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar ndryshimet në Kod...
Sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Ivi Kaso, denonc...
Të martën, Gjykata Administrative ka rrëzuar kërkesën ...
Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar ndryshimet në qeveri,...
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, i shoqëruar...
Hapet gara për ndërtimin e portit të ri tregtar në Por...
Hapet gara për ndërtimin e portit të ri tregtar në Por...
Ndryshimet e fundit në qeverinë “Rama 3” prekën përsër...
Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka akuzuar SPAK...
Kryetari i ri i Grupit Parlamentar të PS, Niko Peleshi...
Ish-ministri Mbrojtjes, i emëruar ditën e djeshme si k...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në fjalën...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një mbledhje me...
Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka përgënjeshtruar C...
Lulzim Basha, kryetari pa parti komentoi këtë të hënë ...
Një “shuplakë” për partitë politike ka ardhur nga Inst...
Instituti i Studimeve Politike (ISP) ka hartuar kurbën...
Kongresi ku Veliaj nuk mori asgjë dhe humbi gjithçka ...
Mosveprimi dhe indiferentizmi ndaj ideologjisë krimina...
Sot, kryeministri Edi Rama bëri disa ndryshime në qeve...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...