
Socialistët zhvilluan kongresin e djeshëm ku kryeministri Rama me një goditje 3 ballë bëri lëvizjen e tre ministrave kryesorë të kabinetit të tij, ministrit të Brendshëm, ministrit të Mbrojtjes dhe ministrit të Financave.
Duken tre teknicienë, një qeveri në fakt me plot teknicienë dhe me shumë më pak politikanë se kurrë ndonjëherë nga mazhoranca e Rilindjes.
Por, kongresi i djeshëm ishte kongresi i humbjes së madhe të Erion Veliajt dhe gjithçka si përgjigje e mori në nisjen e tij.
Një vajzë e re, Helena Kaçe, doli dhe mbajti një fjalim, ison e të cilit më pas ia mbajti kryeministri Rama, i cili i tha publikut, por me dorën drejt vajzës se e ardhmja ishte ajo dhe jo Erion Veliaj.
Edi Rama vrau çdo oreks të Erion Veliajt, i cili prej kohësh është ngritur në betejë kundër kryeministrit nën rrogoz, në hijen e tij me mediat, me portalet sulmon Ramën, shpik shpërthime të njëpasnjëshme skandalesh thjesht dhe vetëm të vrasë zhurmën e tij, zhurmën që i ka plasur me prishjet në 5 Maj, me dosjen "5D", me inceneratorët, me shembjen e teatrit e kështu me radhë.
Dje, për Erion Veliajn kishte dhe një mesazh të dytë, e pati nga kryeministri Rama, e puna e tij ishte të merrej me varret dhe të ndihmonte Pandeli Majkon për të shkruar historinë e PS-së sepse kjo parti do t’i përkiste dikujt tjetër, një brezi tjetër.
Më pas Lali humbi mesa duket nga raportet që vijnë nga mazhoranca brenda kongresit edhe një pjesë të madhe të mbështetjes që ka pasur në PS.
Ish-ministri i Brendshëm që doli si deputet me mbështetjen e drejtorëve të "5D" dhe të Erion Veliajt duket se është më afër Edi Ramës dhe ka marrë një cep diku në Kuvend megjithëse deri tani i dështuar të ketë një angazhim politik duke iu garantuar shpresa se mund të jetë sërish deputet.

E kështu Lali ose i vetëquajturi zdromsi i Tiranës, dje i humbi të gjitha. Nuk mori asnjë ministër, një pikë tjetër e humbjes së tij, pasi të gjithë emrat nuk kanë asnjë lidhje me kryebashkiakun Erion Veliaj, nuk mori njerëz në Asamble, nuk mori mbështetje publike përveç sulmeve që kryeministri bëri politikisht ndaj protestave të opozitës, të cilat në fakt duket se do të zgjasin dhe nuk do të ndalen për vjedhjet dhe abuzimet në Bashkinë e Tiranës.

Ndaj dita e djeshme ishte humbja e madhe e Veliajt në kongresin e socialistëve që po e çon atë drejt një daljeje përfundimtare nga politika, e mbaron ose jo mandatin, shkon apo jo pas prangave, Erion Veliaj nga dje është politikisht i vdekur.
Tashmë pritet të ketë dhe një akt tjetër politik së afërmi për të vulosur daljen në pension të zdromsit të Tiranës./ CNA
Mosveprimi dhe indiferentizmi ndaj ideologjisë krimina...
Sot, kryeministri Edi Rama bëri disa ndryshime në qeve...
Kryeministri Edi Rama denoncoi për “tradhtarë” brenda ...
Media greke “Popaganda” u ka kushtuar një artikull pro...
Kryeministri Edi Rama ka zbarkuar në Presidencë menjëh...
Në kongresin e sotëm të Partisë Socialiste, mori fjalë...
Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzha...
CNA raportoi me burime zyrtare se kryeministri Edi Ram...
Në fund të fjalës së tij në kongresin e PS-së, kryemin...
Niko Peleshi ka folur për mediat pas ndryshimeve të bëra n...
Në kongresin e Partisë Socialiste, kryeministri Edi Ra...
Kryeministri Edi Rama njoftoi ndryshime në qeveri, ash...
Elisa Spiropali do të jetë kryetarja e re e Parlamenti...
CNA ka raportuar për skemat e qeverisë, me në krye Fat...
Kryeministri Edi Rama ka kritikuar ashpër deputetët e ...
Ministrja e Rinisë, Bora Muzhaqi, gënjeu publikisht kë...
Deputeti i Partisë Socialiste, Vullnet Sinaj, do të la...
Kryeministri Edi Rama ka sulmuar PD-në dhe kreun e opo...
Kryeministri Edi Rama mburri Lindita Nikollën, e cila ...
Fatmir Xhafaj, deputeti i njohur si enveristi i fundit...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...