Niko Peleshi zbulon marrëveshjen me Ramën
Kryetari i ri i Grupit Parlamentar të PS, Niko Peleshi...

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka akuzuar SPAK-un se po e sulmon pasi ka dalë kundër Edi Ramës.
Ai hodhi hodhi akuza të drejtpërdrejta ndaj kryeprokurorit Altin Dumani, si dhe prokurores Enkeleda Millonai, pasi sipas tij po kërcënojnë dëshmitarët.
"Unë mendoj që përgjegjësi ka sot dhe Altin Dumani. Pse ka dhe ky për inceneratorin e Tiranës. Tha se kemi merak për arbitrazhin. Unë do të ju sjell një shembull alogjik, llogjike.
Do të vijmë, po të përdor një rast të një alogjike të ministres Balluku. Ka refuzuar ti paguajë paratë e fundit inceneratorit të Fierit që është investim publik. Kjo në një dimension është praktikisht dëm ekonomik për një vepër e cila degradon. Në anën tjetër pse nuk përdoret e njëjta alogjik tek inceneratori i Tiranës. Ndërpriteni sot gjakderdhjen buxhetore, ndërpriteni. Anulojeni kontratën sot dhe ndiqni paratë. Mos më ndiqni pllakat e banjës së Eriolës. Ndiqni dhe ato. E dini ju se kanë thërritur dëshmitarë dhe i kanë kërcënuar.
Ky i ka thënë dikujt, është hera e fundit që unë të thërras si person në dijeni, nëse ti nuk ndërron dëshminë. E di çfarë i ka thënë dikujt, prokurorja Enkelejda Millonaj.
Millonaj i ka thënë një gruaje kur e ka pyetur, do të të çoj tek vendi i shurrës. Kjo përfaqësuesja e drejtësisë së re, i flet sikur të jetë gestapo një qytetareje përballë", u shpreh ai.
Ahmetaj vijoi duke thënë se Dumani nuk ka guxim ta thërrasë ish-numrin dy të socialistëve që të dëshmojë.
"Unë kam një pyetje për ty. A ka kurajon me atë shkelje ligjore që ka bërë Altin Dumani të vijë të kërkojë dëshmi. A e ka kurajën? Jo nuk e ka kurajën. Del e thotë në ekrane se kemi kërkuar ekstradimin, për sa na përket ne është në kërkim nga drejtësia e tij, nga drejtësia që ai thotë, gjykata do bëjë çfarë i themi ne. Apo nga drejtësia e Edi Ramës, që njëherë e shan SPAK dhe e kërcënon kur i duhet, pastaj e mbron. Pastaj i sulet prokurorit të Tiranës, pastaj merr SPAK kur i duhet për ndonjë projekt i bën presion, pastaj në anën tjetër i thotë, ja ku është ai që duhet, ky nuk vjen se është 3 metra, ky që është 173 cm ky vjedh. Orienton. Nuk ka kurajo Altin Dumani. Do të kishte kurajo nëse do të ishte i pastër në integritetin e prokurorit dhe institucionit. Patjetër. Nuk ka kurajo. E dyta, o i dashur. Letra janë atje, nuk do ti shohë. Ku janë 80 mln dollarë e inceneratorit të Tiranës, ndiq paranë, ku janë. Të më falë kjo zonja që do i zë emrin në gojë. Denisa Tollkuçi, e dini që kjo negocionte rrogën për 1500 euro, punonte te inceneratori i Tiranës. E akuzojnë për grup të strukturua kriminal. Ndërkohë që mungojnë 80 mln dollarë dhe nuk ka incenerator. Kush mban përgjegjësi, t’i vish vërdallë gjithë gjësë. Pyeteni Edi Ramën, a ke folur ti për procedurën e inceneratorit të Elbasanit me Arben Ahmetaj. Zero. Pyetja e dytë, a mban mend çfarë të ka thënë Ahmetaj në korridorin e kryeministrisë për investimin publik të Fierit. E treta, çfarë ka?", theksoi ai./ CNA
Kryetari i ri i Grupit Parlamentar të PS, Niko Peleshi...
Ish-ministri Mbrojtjes, i emëruar ditën e djeshme si k...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në fjalën...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një mbledhje me...
Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka përgënjeshtruar C...
Lulzim Basha, kryetari pa parti komentoi këtë të hënë ...
Një “shuplakë” për partitë politike ka ardhur nga Inst...
Instituti i Studimeve Politike (ISP) ka hartuar kurbën...
Kongresi ku Veliaj nuk mori asgjë dhe humbi gjithçka ...
Mosveprimi dhe indiferentizmi ndaj ideologjisë krimina...
Sot, kryeministri Edi Rama bëri disa ndryshime në qeve...
Kryeministri Edi Rama denoncoi për “tradhtarë” brenda ...
Media greke “Popaganda” u ka kushtuar një artikull pro...
Kryeministri Edi Rama ka zbarkuar në Presidencë menjëh...
Në kongresin e sotëm të Partisë Socialiste, mori fjalë...
Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzha...
CNA raportoi me burime zyrtare se kryeministri Edi Ram...
Në fund të fjalës së tij në kongresin e PS-së, kryemin...
Niko Peleshi ka folur për mediat pas ndryshimeve të bëra n...
Në kongresin e Partisë Socialiste, kryeministri Edi Ra...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...