
Instituti i Studimeve Politike (ISP) ka hartuar kurbën e raporteve midis deputetëve të zgjedhur dhe deputetëve të emëruar përgjatë tranzicionit, nisur nga fakti se me ndryshimet e reja ligjore me konsensusin PS-PD më shumë se 100-105 deputetë do të jenë të emëruar, pra pa mundësi reale votimi dhe konkurrimi.
Mbështetësit e këtij varianti theksojnë se deputetët caktohen nga partitë dhe indirekt brenda vetë partive zhvillohen zgjedhje konkurruese paraprake, por përvoja ka treguar të kundërtën.
“Asnjë nga deputetët e larguar nga politika për shkak të dekriminalizimit dhe rekordeve kriminale nuk ka qenë produkt i votës dhe konkurrimit të brendshëm në partitë e tyre politike; ata janë zbuluar, ftuar, propozuar, mbështetur dhe emëruar deputetë direkt nga kryetari i partisë politike. Nevoja për vota dhe mandate prevaloi mbi nevojën për demokraci cilësore dhe ndaj ndodhën fenomene absurde, si ai i Lezhës 2013-2017, ku rekordet kriminale shteruan listën e mazhorancës, duke ia kaluar mandatin e fundit një partie politike tjetër. Falë këtij fenomeni, Shqipëria u bë vendi i vetëm në botën e qytetëruar që miratoi ligjin e dekriminalizimit, sipas të cilit nuk mund të ishin deputetë individët me rekorde kriminale. Individët e larguar nga parlamenti nuk u larguan nga partitë politike, duke vijuar të kenë ndikim të madh politik dhe elektoral. Në dy legjislaturat e fundit ndodhi edhe fenomeni, sipas të cilit, kryetari i një partie politike emëroi në listë dy deputetë, fëmijë të individëve të njohur me rekorde kriminale, duke siguruar formalisht “pastërtinë” e tyre, por duke ushqyer edhe më tej sistemin korruptiv dhe abuzues të emërimit të “të fortëve” në parlament. Cila parti dhe cili kryetar partie mori dhe mbajti përgjegjësi për kostot negative që i solli/sollën parlamentarizmit, vendit, sistemit politik dhe demokracisë në Shqipëri? Asnjë. Asnjëherë.
Nëse më 1991 u aplikua sistemi mazhoritar, midis viteve 1992-2005 u aplikua sistemi miks, me 100 / 115 zona në mazhoritar dhe pjesa tjetër në proporcional me renditje nga partia, me devijime të dukshme nga praktikat e votës taktike (skema e Dushkut) më 2001 dhe 2005. Në këtë periudhë zyrtarisht niveli i zgjedhjes së deputetëve nga qytetarët ishte relativisht i lartë, mbi 70%, ndërkohë që ndryshimet kushtetuese të muajit prill 2008, të iniciuara në emër të një sistemi që promovon elitat politike solli përmbysje të raporteve në favor të deputetëve të emëruar. Nga 100% emërim në vitet 2009-2017 në zgjedhjet e vitit 2021 me një hapje të lehtë ku 18 deputetë morën më shumë vota sesa pragu i herësit, midis të cilëve vetëm 3 e kapërcyen renditjen, duke siguruar marrjen e mandatit”, ka konstatuar ISP.
Me ndryshimin e ri në zgjedhjet e vitit 2025, sipas ekspertëve të Institutit të Studimeve Politike pritet që rreth 105-106 deputetë të jenë të emëruar dhe pjesa tjetër të kalojë në proces konkurrues, kryesisht në listën e një partie politike.
“Sistemi i deputetëve të emëruar penalizon elitat moderatore dhe kritike, politikanët kurajozë dhe me integritet, si dhe ushqehet nga politikanët 'yes-man', imitues e bodigardë të liderit politik emërtues të radhës.

Emërimi i parlamentit passjell emërimin e ministrave dhe qeverisë, emërimin e institucioneve kushtetuese që zgjidhen me 71 vota, përfshirë Presidentin e Republikës, dhe kështu, shndërrimin e sistemit politik dhe qeverisës në një sistem të emëruar, ku qytetarët, sovrani, ka rol vetëm formalizues dhe ku shanset për t’i dhënë jetë demokracisë funksionale dhe shtetit të së drejtës mbeten gjithnjë e më minimale. Kjo dukuri vjen paralelisht me dobësimin e partive si institucione demokratike, identifikimin e tyre me liderin, fundin e demokracisë së brendshme partiake dhe renditjen e partive si institucionet më pak të besueshme në Shqipëri. Ky fenomen vjen edhe në kontrast të thellë me premtimin për demokraci të viteve ’90 dhe njëherësh edhe si mentalitet e kulturë vijuese e sistemit të kaluar ku udhëheqësi / Byroja emëronte të gjithë shtetin dhe përmes tij, “në emër të popullit” kontrollonte shoqërinë”, ka theksuar ISP.
Për ISP-në, ashtu edhe për qytetarët e lirë në një shoqëri të lirë, zgjedhjet nuk janë procese teknike dhe formale votimi ku qytetarët votojnë apriori atë që u ofrohet, por janë procese thelbësore të ushtrimit të demokracisë, të formimit demokratik, procese vlerësimi, gjykimi, konkurrimi dhe vendimmarrjeje, produkti final i së cilës janë deputetët dhe cilësia e tyre, integriteti i të zgjedhurve dhe aftësia e tyre për mirëqeverisje, një kontratë sociale që bazohet në vlera dhe vizione për trajtimin e nevojave të vendit dhe zgjidhjen sa më optimale të tyre në të ardhmen./ CNA
Kongresi ku Veliaj nuk mori asgjë dhe humbi gjithçka ...
Mosveprimi dhe indiferentizmi ndaj ideologjisë krimina...
Sot, kryeministri Edi Rama bëri disa ndryshime në qeve...
Kryeministri Edi Rama denoncoi për “tradhtarë” brenda ...
Media greke “Popaganda” u ka kushtuar një artikull pro...
Kryeministri Edi Rama ka zbarkuar në Presidencë menjëh...
Në kongresin e sotëm të Partisë Socialiste, mori fjalë...
Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzha...
CNA raportoi me burime zyrtare se kryeministri Edi Ram...
Në fund të fjalës së tij në kongresin e PS-së, kryemin...
Niko Peleshi ka folur për mediat pas ndryshimeve të bëra n...
Në kongresin e Partisë Socialiste, kryeministri Edi Ra...
Kryeministri Edi Rama njoftoi ndryshime në qeveri, ash...
Elisa Spiropali do të jetë kryetarja e re e Parlamenti...
CNA ka raportuar për skemat e qeverisë, me në krye Fat...
Kryeministri Edi Rama ka kritikuar ashpër deputetët e ...
Ministrja e Rinisë, Bora Muzhaqi, gënjeu publikisht kë...
Deputeti i Partisë Socialiste, Vullnet Sinaj, do të la...
Kryeministri Edi Rama ka sulmuar PD-në dhe kreun e opo...
Kryeministri Edi Rama mburri Lindita Nikollën, e cila ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...