VIDEO/ Ori Nebijaj bën namin në parlament, me "vrap" voton edhe për kolegët
Deputetja Oriela Nebijaj, një nga ushtaret e Lul Bashë...

Drejtuesja e Departamentit të Arsimit në PD, Lili Sula, denoncoi nga selia blu se skema e mashtrimit me bursat e studimit falas në SHBA ka mbërthyer Ministrinë e Arsimit dhe Sportit nga maja e piramidës.
Sipas saj zyrat vendore arsimore dhe drejtorët e shkollave janë urdhëruar nga Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit që të bëhen pjesë e projektit të "Klea Ramës, mbesës së kryeministrit".
Ajo nënvizoi se një e-email mashtrues i prezantuar si mbesa e kryeministrit, vuri në lëvizje Ministrinë e Arsimit si kurrë më parë në historinë e qeverisë Rama.
Deklarata e plotë:
Skema e mashtrimit me bursat e studimit falas në SHBA ka mbërthyer Ministrinë e Arsimit dhe Sportit nga maja e piramidës; ajo nuk lidhet vetëm me një gjimnaz në Tiranë dhe drejtoreshën dhe mësuesen e anglishtes të gjimnazit "Qemal Stafa", por të gjithë hallkat e sistemit arsimor parauniversitar.
Zyrat Vendore Arsimore dhe drejtorët e shkollave janë urdhëruar nga Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit që të bëhen pjesë e projektit të Klea Ramës-mbesës së kryeministrit dhe nga shtatori i 2023-shit e gjatë gjithë vitit shkollor janë përfshirë shkolla nga mbarë vendi.
Siç e kërkonte rasti, janë falënderuar edhe drejtues të arsimit Rezarta Alla dhe drejtuesja e projektit, Klea Rama, dhe në rrjete sociale janë publikuar foto nga fazat përzgjedhëse të studentëve fitues të bursës.
Ka mjaftuar vetëm një e-mail dërguar zv. ministres, znj. Nina Gugu, - asnjë takim fizik, asnjë komunikim tjetër pune - vetëm përmes një e-maili nën emrin e mbesës së kryeministrit Rama. Një 20-vjeçar me identitet të rremë tërhoqi prej hunde ministrinë dhe kupolën e saj duke i vënë në lëvizje brenda tri ditësh, dhe pa ngurrim, u përfshinë hallkat e drejtimit të arsimit, mësuesit e nxënësit në procese votimi për maturantët më të mirë për të studiuar në Amerikë.
Ministria e Arsimit dhe Sportit nuk ka vepruar ndonjëherë kaq shpejt për trajtimin e nxënësve ose të mësuesve, as për infrastrukturën arsimore, as për një mijë e një probleme nga të cilat lëngon arsimi-nga mashtrimi për financimin e arsimit 5% të PBB te drejtuesi i institucionit që krijon rrjetin e shpërndarjes së drogës me nxënësit e tij.
Ama, kur një e-mail vjen nga “familjarët” e Ramës, rendin verbazi për ta kryer pa bërë verifikimin më të vogël – teksti i e-mailit merret i mirëqenë. Për faktin e thjeshtë se shteti dhe Rama janë një.
Kështu e ka trajtuar Ministria e Arsimit mashtrimin përmes vetëm një e-maili, e duke dashur të tregohet sa më shembullore në zbatimin e ethshëm të kërkesës, kanë përfshirë maturantët gjatë gjithë vitit shkollor në qorrsokak.
Skema e mashtrimit është kaq e trashë po dhe kaq groteske, aq sa edhe procedura e verbër e pa asnjë informacion ose verifikim të domosdoshëm, që ka ndjekur ministria, sa shteti njëjtësohet me kryeministrin dhe mbiemrit të tij i shërbehet symbyllur.
Dhe kjo është zbardhja e fenomenit në rastin e molisjes pas pushtetit, që partia shtet e ka ngritur në sistem e në çdo zyrë e qelizë shtetërore.
Ministria e Arsimit ka urdhëruar institucionet arsimore të ndërpresin menjëherë projektin, por nuk thuhet asgjë për dëmin që u është bërë maturantëve që u zgjodhën për të studiuar në Amerikë. Nga ana tjetër, kush mban përgjegjësi për skandalin e radhës që përfshin gjithë sistemin parauniversitar?
Nuk është hera e parë që profile të rreme në internet apo nga numra telefoni, individë të ndryshëm paraqiten si ministra, kryetarë bashkish apo vetë kryeministri. Duke kërkuar para, favore etj. Pre e kësaj skeme kanë rënë jo pak vetë, dhe kjo e ka një shpjegim: nuk dyshojnë se ai që kërkon para apo favore është njeri i pushtetit; Rilindja e Ramës të tilla i ka kreditet./CNA
Deputetja Oriela Nebijaj, një nga ushtaret e Lul Bashë...
Në seancën e djeshme parlamentare, ku opozita vazhdoi ...
Rreth 20 protesta në 20 javë për korrupsionin, për vje...
Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar ndryshimet në Kod...
Sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Ivi Kaso, denonc...
Të martën, Gjykata Administrative ka rrëzuar kërkesën ...
Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar ndryshimet në qeveri,...
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, i shoqëruar...
Hapet gara për ndërtimin e portit të ri tregtar në Por...
Hapet gara për ndërtimin e portit të ri tregtar në Por...
Ndryshimet e fundit në qeverinë “Rama 3” prekën përsër...
Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka akuzuar SPAK...
Kryetari i ri i Grupit Parlamentar të PS, Niko Peleshi...
Ish-ministri Mbrojtjes, i emëruar ditën e djeshme si k...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në fjalën...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një mbledhje me...
Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka përgënjeshtruar C...
Lulzim Basha, kryetari pa parti komentoi këtë të hënë ...
Një “shuplakë” për partitë politike ka ardhur nga Inst...
Instituti i Studimeve Politike (ISP) ka hartuar kurbën...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...