Pse vrapoi Gazi të kapë trenin, i cili ka dy javë që është nisur?
Përpara më pak se 2 javësh Kuvendi përmbylli procesin ...

Sekretari për Çështjet ligjore në PD, Ivi Kaso, denoncoi sot nga selia blu se kryeministri Edi Rama me ligj të veçantë i ka dhënë 224 mijë metër katrorë tokë fisit Koleka në Vuno.
Sipas Kasos, mes përfituesve të pronës ishte edhe Aneta Rama-Koleka.
"Një pasuri e tillë në atë zonë, e painvestuar, përllogaritet me një vlerë 30 milionë euro. Kur Rama me 'investitorët strategjikë' të tij ta kthejë në resort, bëhet fjalë për mbi 150 milionë euro fitime", denoncoi ai.
Deklarata e plotë:
“Unë e njoh mirë këtë zonë, e njoh, e kam në gjak, ia di të tëra historitë. Mund të flisni ça të doni me ndonjë që vjen nga Durrësit dhe nuk di se ça bëhet. I di dhe konfliktet brendapërbrenda familjeve. Unë vetë dhe e ndjera ime më, nuk kemi kërkuar kurrë asgjë. Ju e dini mirë se ku e kemi rrënjën këtu, por nuk kemi kërkuar asgjë. Asnjë metër katror”.
Këto janë fjalë të Edi Ramës më 24 maj të këtij viti në Himarë kur u ndante certifikata pronësie banorëve të zonës.
3 vjet më parë, më 7 gusht 2021, Artan Lame i Kadastrës dhe ish-kryetari, tashmë i arrestuar, i Bashkisë Himarë, Jorgo Goro, dilnin para banorëve të Vunoit për të lajmëruar përfundimin e regjistrimit të pronave.
Në listën e përfituesve, ndryshe nga sa pretendon Rama, ishte dhe fisi Koleka, dhe mes tyre Aneta Rama-Koleka, që përfitonin tokë në bazë të ligjeve dhe VKM që kishte miratuar pinjolli i tyre nëpërmjet një serie manipulimesh.
Kështu, Edi Rama, kur shpërndante tapitë e pronave që u takojnë himarjotëve në bazë të ligjit, bënte një akt propagandistik të dyfishtë: merrte merita se po u jepte himarjotëve çka ishte e tyrja dhe gënjente se familja e tij nuk përfitonte nga ky kthim pronash.
Nuk kemi të bëjmë me një arë, por me 22.4 hektarë ose 224 mijë metra, ku ai dhe i vëllai Olsi marrin një pjesë jo të vogël. Një pasuri e tillë në atë zonë, e painvestuar, përllogaritet me një vlerë 30 milionë euro. Kur Rama me “investitorët strategjikë” të tij ta kthejë në resort, bëhet fjalë për mbi 150 milionë euro fitime.
Pyetja është si arriti Edi Rama deri këtu?
Në vitin 2017, Edi Rama dhe trashëgimtarët të tjerë të fisit Koleka kanë çuar të regjistrojnë pronën e tyre në Agjencinë e Trajtimit të Pronave-ATP.
ATP e ka refuzuar regjistrimin, në një vendim ende të pazbardhur, por me siguri sepse ka gjetur mangësi në dokumentacion.
I gjendur përballë refuzimit të agjencisë, Rama ka ndryshuar ligjin, sipas të cilit me anë të një vendimi, Gjykata e Apelit e detyron ATP ta regjistrojë direkt pronën. Kini parasysh se ligji i mëparshëm parashikonte që vendimi i Gjykatës së Apelit e detyron ATP ta rishqyrtojë, jo ta regjistrojë direkt pronën.
Për ta rënduar skandalin, ATP në këtë proces gjyqësor as që ka guxuar të paraqitet e të mbrojë interesin e shtetit.
Këtë ndryshim Edi Rama e ka bërë nëpërmjet 7 akteve ligjore, 2 ligje dhe 5 VKM-ve.
Në këto kushte Gjykata e Apelit ka marrë një vendim të detyruar nga ligji i rishikuar, qepur me porosi nga vetë Rama.
Edi Rama ka kthyer kështu një sipërfaqe toke me pronësi të dyshimtë në një Eldorado për fisin e tij, dhe pavarësisht kësaj del i thotë publikut se ai nuk ka marrë asnjë metër tokë.
Një prej përfituesve të tokës në këtë zonë është dhe familja e Vilma Nushit, oligarkja e preferuar e Ramës, gjithashtu pasardhëse e një prej familjeve të Byrosë Politike, ashtu si vetë Kryeministri.
Duam t’u kujtojmë qytetarëve standardin e dyfishtë antiligjor, etik dhe politik, që përdor Edi Rama dhe vegla e tij SPAK, për familjet e tjera që nuk kanë qenë pjesë e nomenklaturës komuniste.
Jamarbër Malltezi dhe Sali Berisha janë në arrest politik prej 8 muajsh. Ish-kryeministri është në hetim se u ka kthyer pronën e tyre mijëra qytetarëve të shpronësuar nga komunizmi, dhe një ndër përfituesit është edhe dhëndëri i tij me rreth 400 m2.
Ndërkohë, familjet e Byrosë Politike, Koleka, Rama dhe Nushi, ndajnë mijëra metra katrorë tokë në një prej zonave më të lakmuara të Shqipërisë, familjet e persekutuara nga të njëjtët byroistë, si Begeja etj., pasardhës i të cilëve është Jamarbër Malltezi, persekutohen sërish. Lideri i opozitës pa asnjë provë mbahet në burg politik./CNA
Përpara më pak se 2 javësh Kuvendi përmbylli procesin ...
Qindra qytetarë të Tiranës po protestojnë sot mes temp...
Adea Pirdeni, ministrja e Shtetit për Administratën, u...
Anëtari i kryesisë së PD-së, Grigels Muçollari, denonc...
Arbjan Mazniku, ministër i Shtetit për Pushtetin Vendo...
Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu, pas mbledhjes ...
Përfundon mbledhja e qeverisë. Ministrja e Bujqësisë...
Pas letrës së Presidentit Bajram Begaj dërguar Kuvendi...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka bërë një thirrje për qy...
Mbrëmjen e kësaj të mërkure, kryetari i Partisë Demokr...
Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës ...
Në muajit e fundit janë organizuar një sërë protestash...
Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, denonc...
Drejtuesja e Departamentit të Arsimit në PD, Lili Sula...
Deputetja Oriela Nebijaj, një nga ushtaret e Lul Bashë...
Në seancën e djeshme parlamentare, ku opozita vazhdoi ...
Rreth 20 protesta në 20 javë për korrupsionin, për vje...
Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar ndryshimet në Kod...
Sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Ivi Kaso, denonc...
Të martën, Gjykata Administrative ka rrëzuar kërkesën ...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...