21 Maji/ Nxënësit, peformancë emocionuese në Muzeun e Krujës
Në Ditën Ndërkombëtare të Diversitetit Kulturor për Dialog...

Teksa investimet publike nga buxheti i shtetit kanë pësuar rënie të ndjeshme si me planin dhe faktin e vitit të kaluar në tre muajt e parë të vitit, pagesat buxhetore për inceneratorin e Tiranës, një objekt që nuk ekziston, po shënojnë progres.
Të dhënat nga Data Baza Lokale e Spending Data Albania tregojnë se nga data 1 janar deri më 17 prill 2024 nga Drejtoria e Thesarit në Ministrinë e Financave janë kryer 392,334,823 lekë pagesa (3,8 milionë euro).
Nga ana tjetër në 3-mujorin e parë të vitit 2023, buxheti i shtetit ka alokuar vetëm 4,8 miliardë lekë investime. Kjo shumë është 71% më e ulët se, plani i 3-mujorit 2024, ndërsa ishte gjithashtu 61% më e ulët se fakti i vitit të kaluar në të njëjtën periudhë të vitit 2023.
Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave tregojnë se, investimet e tremujorit të parë 2024 ishin më të ulëtat që nga tremujori i parë i vitit 2019, por ndërkohë fondi i investimeve kapitale këtë vit është më i madhi në histori.
Pagesat më të detajuara tregojnë se më shumë se 60% e pagesave janë kryer nga Bashkia e Tiranës dhe pjesa tjetër nga Bashkitë e Durrësit dhe Kavajës.
Inceneratori i Tiranës, një vepër që nuk ekziston dhe procesi është nën hetim dhe sekuestro nga SPAK, do të financohet nga taksat e shqiptarëve me 1,27 miliardë lekë (12 mln euro) këtë vit, me rritje gati 20% nga viti 2023, sipas parashikimeve në buxhetin 2024.
Deri në mes të prillit janë paguar 30% e fondeve të planifikuara këtë vit për inceneratorin, teksa fondet për investimet kapitale thuajse janë bllokuar.
Të dhënat nga bilancet tregojnë se Integrated realizoi 9,9 miliardë lekë të ardhura gjatë periudhës 2017-2022, nga të cilat 24,7 miliardë lekë (23,8 milionë euro ishin fitime).
Të dhënat referojnë se përveç fondeve për investimin e inceneratorit, kompania ka përfituar pagesa nga bashkitë e Durrësit, Kavajës, Tiranës për administrimin e mbetjeve.
Bashkia e Durrësit përbën një rast unik se si mbi gjysmën e të ardhurave që ajo mbledh vetë e shpenzon vetëm për një zë, për mbrojtjen e mjedisit (kryesisht pastrimi mbeturinave). Në vitin 2022, të ardhurat e veta të Bashkisë (nga taksat e tarifat e taksat e ndara) ishin 1.53 miliardë lekë, me rënie 3% në krahasim me vitin e mëparshëm, sipas të dhënave nga Co-Plan.
Rritja e shpenzimeve për mbrojtjen e mjedisit erdhi pas mbylljes së depozitimit të Porto Romanos dhe dërgimit të mbetjeve në inceneratorin e Sharrës në Tiranë.
Sipas kontratës, që qeveria ka me koncesionarin e plehrave në Sharrë, kosto e depozitimit të mbetjeve është 29.05 euro/ton për të gjithë kohëzgjatjen e koncesionit.
Të dhënat nga pasqyrat financiare tregojnë se të ardhurat e integrated Energy B.V. S.P.V.” ishin shumë më të lata se, të dhënat nga thesari i Ministrisë së financave, për shkak se përveç fondeve për investimin e inceneratorit kompania ka përfituar pagesa nga bashkitë e Durrësit, Kavajës, Tiranës për administrimin e mbetjeve./ Revista Monitor
Në Ditën Ndërkombëtare të Diversitetit Kulturor për Dialog...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit shkarkoi dhe përjashtoi për 1...
Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojt...
Ksamili ishte ndalesa e radhës së ministres së Turizmit dh...
Ish-kryeministri britanik, aktualisht Sekretar për Çështje...
Anketa vjetore e opinionit publik “Besimi në Qeverisje 202...
“Vetting”-u ka “djegur” këtë të martë kreun e KLP-së, Alfr...
Drejtoria e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka dhë...
Alba Ahmetaj dhe Eda Mara, dy gratë që u martuan në Bashki...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka dhënë këtë të martë vendim...
Në prag të sezonit turistik ka nisur dhe pastrimi i plazhe...
Kërkesa për përjashtimin e deputetit Agron Shehaj ka ir...
Debate të shumta ka pasur në Komisionin e Ekonomisë ku pje...
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksi...
Të martën u zhvillua protesta e tetë para Bashkisë së Tira...
Merr flakë një automjet brenda në tunelin Tiranë-Elbasan. ...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, ka ...
Agjencia Kombëtare e Ujësjellës Kanalizimeve çeli këtë...
GJKKO ka rrëzuar kërkesën e Jamarbër Malltezit dhe ish-kry...
Oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit prej disa ditësh ja...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
David Sanchez, vëllai i kryeministrit të Spanjës, Pedro Sa...
Disa persona raportohet se kanë humbur jetën si pasojë e n...
Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokal...
Mes tensioneve të përtërira, presidenti amerikan, Donald T...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...