Parlamenti i Hungarisë voton për shkarkimin e presidentit nga detyra
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...

Aldor Nini i kompanisë "Acromax" tashmë është në dyert e gjykatave si përndjekës. CNA ka mësuar se është hedhur shorti në Gjykatën Penale të Shkallës së Parë Tiranë, nga ku është vendosur që më 12 shtator të zhvillohet seanca e parë ndaj përndjekësit Nini.
Ky i fundit akuzohet si përndjekës në jo pak raste dhe për të ka pasur disa kallëzime në polici dhe prokurori. Pra, ai është një person që ka probleme me drejtësinë dhe duhet të përballet me të.
Drejtuesi i "Acromax"-it është thirrur edhe në prokurori ku i është komunikuar akuza e përndjekjes dhe për këtë ai rrezikon deri në 4 vite burg. (lexo këtu)
Më poshtë po ju tregojmë rastet për Aldor Ninin, i njohur ndryshe si përndjekësi i grave. Problemet me drejtësinë ai nuk i ka pasur të pakta.
A.F., ish-bashkëshortja e Aldor Ninit, e denoncoi këtë të fundit për dhunë psikologjike dhe përndjekje të vazhdueshme, ndërsa ngriti edhe dyshime se “në mjetin e saj mund të kishte një pajisje, e cila kontrollon lëvizjet e saj”.
Gjatë kontrollit të mjetit të saj nga policia, u konstatua se “në pjesën e poshtme të pasme të mjetit, në afërsi të prapakolpit, ishte fiksuar me magnet një pajisje si ato të GPS”. Për këtë çështje, Aldor Nini shkoi në gjyq me ish-bashkëshorten e tij.
Pëndjekësi Nini është denoncuar për përndjekjen dhe shantazhin publik që u ka bërë vajzave me të cilat ka pasur lidhje dhe histori rozë.(lexo këtu)
Aldor Nini është personi që u arrestua në datën 4 korrik të 2023-shit, pasi ish-bashkëjetuesja me iniciale S.B., e denoncoi për përndjekje dhe dhunë. Ai u mbajt në burg nga policia, pasi i publikoi video ish-bashkëjetueses, pa pëlqimin e saj. Më 7 korrik të 2023-shit, Gjykata e Tiranës dha masën e sigurisë “arrest shtëpie” për Aldor Ninin, deri në depozitimin e garancisë pasurore.
Nën akuzat për përndjekje dhe dhunë ndaj ish-bashkëjetueses së tij, Aldor Ninit iu ndalua dalja nga territori i Shqipërisë pa autorizimin e gjyqtarit, masë kjo që do të zbatohet gjatë kohës që ai do të jetë nën masën e sigurimit "garancia pasurore”.
Në maj të këtij viti, Aldor Nini është kallëzuar për rrëmbimin e vajzës së tij. Familjarët e ish-bashkëshortes kanë deklaruar në polici se drejtuesi i “Acromax”-it ka marrë vajzën e mitur më 26 maj, ditën kur kishte edhe takimin sipas gjykatës, por nuk ka pranuar ta kthejë mbrapsht. Për këtë arsye, ai do të përballet me një tjetër akuzë penale.
Gjithashtu ai është një përndjekës i fjalës së lirë, duke shantazhuar jo pak media në vend, gjoja në emër të së drejtës së autorit. Tani duhet të përballet edhe me togat e zeza.
Endet në dyert e prokurorive dhe gjykatave duke rrezikuar burgun. Me kompaninë e tij "Acromax" ai ka keqpërdorur besimin e klientëve, ka sulmuar mediat për interesa klienteliste. Shpeshherë është shfaqur edhe si avokati i inceneratorëve apo mbrojtësi i Veliajt.
Ndaj tij janë kryer edhe disa kallëzime të tjera. Ai ka përballje në gjykata edhe me artistë të shumtë, të cilët e kanë paditur për marrjen me të padrejtë të veprave të tyre artistike.
Përveç kësaj, Aldor Nini është denoncuar shpeshherë nga mediat për sulme ndaj tyre në emër të të drejtave të autorit, mes të cilave edhe CNA.
CNA ka paralajmëruar se do të ndjekë rrugën ligjore me përdjekësin Nini, pasi prej disa muajsh vijon një sulm kriminal ndaj rrjeteve sociale tona gjoja në emër të së drejtës së autorit. Ai do të paguajë çdo lloj kostoje apo fature financiare dhe dëmi të shkaktuar nga të tilla raste keqpërdorimi të së drejtës së autorit prej tij dhe prej kujtdo tjetër që mendon se mund të luftojë fjalën e lirë duke abuzuar me një platformë "online"./CNA
Aldor Nini, tashmë një personazh jo i panjohur, njeriu i c...
Aldor Nini i "Acromax", censori i cili është dërguar n...
Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq, Aldor Ninin e “Ac...
Aldor Nini, drejtuesi i “Acromax Media”, keqpërdor kompani...
Censor, dhunues i fjalës së lirë, shërbëtor i politikë...
CNA prej javësh po përballet me një sulm nga Aldor Nin...
CNA prej javësh po përballet me një sulm të orkestruar...
Aldor Nini i “Acromax”-it njihet ndryshe si përndjekës...
Aldor Nini i “Acromax”, së bashku me kapter Alfred Pez...
Në një investigim dy mediat gjermane, netzpolitik.org ...
Censuruesi i mediave, Aldor Nini, drejtuesi i “Acromax...
Ndoshta duket e pabesueshme, e paimagjinueshme, e dhim...
CNA raportoi një ditë më parë se Aldor Nini, drejtuesi...
Ka kaluar çdo limit skandali i “Acromax” dhe Aldor Ninit m...
Aldor Nini, me kompaninë e tij “Acromax”, kanë “tredhur” s...
Censurë ndaj fjalës së lirë dhe informimit publik. Është p...
Aldor Nini i “Acromax” sot është paraqitur në Prokurorinë ...
Aldor Nini, drejtuesi i “Acromax”, është paraqitur këtë të...
Aldor Nini është njeriu që keqpërdor mjetet dhe hapë...
Kompania “Acromax”, me pronar Aldor Ninin, prej 5 ditësh k...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Emiratet e Bashkuara Arabe kanë dënuar ashpër sulmin ndaj ...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...