
Çështja e Aldor Ninit si fenomen në shoqërinë shqiptare nuk është e vetmja, por për të gjithë ata që thonë se kush është ky individ, ka disa sqarime të thjeshta për të kuptuar se çfarë ndodh me një njeri, i cili mendon se është mbi palët, është prokuror, është gjyqtar për shkak të aksesit që ka në platformat e rrjeteve sociale.
Sjellja si e një “diktatori” është ajo e Aldor Ninit në mediat sociale, mbyll mediat për interesat e tij, ky është fakt tashmë. (Lexo këtu)
CNA ka 3 prova, e para ndërhyrjen e tij në vitin 2018, e dyta ndërhyrjen e tij pas arrestimit nga policia dhe e treta pas lajmit për përplasjet për vajzën", u sulmuan rrjetet sociale të CNA-së.
Kështu ka ndodhur edhe me “NewsBomb”-in, kështu ka ndodhur edhe me faqe të tjera memesh apo rrjete sociale. Është raportuar nga disa media në Shqipëri si “Exit.al”, apo nga media të huaja. (Lexo këtu)
Sjellja është abuzive, kjo nuk ka diskutim. Abuzohet edhe me hapësirën në platformat e rrjeteve sociale, abuzohet edhe me besimin e klientëve.
CNA ka autorizime nga kompani që Aldor Nini ka klientë dhe ata nuk kanë qenë në dijeni të raportimeve të tij gjoja në emër të mbrojtjes së të drejtës së autorit. Çfarë nuk ndodh, të sjellim disa detaje. (Lexo këtu)

BE e ka të zgjidhur me rregullore çështjen e rrjeteve sociale dhe të raportimeve.
Në Gjermani, kur raportohet qoftë një “fake news” apo një keqpërdorim i së drejtës së autorit të jep kohë një media 48-72 orë. Ky është rekomandim që japin edhe gjykatat, Aldor Nini nuk njofton askënd, raporton direkt në rrjetet sociale, nuk e njofton një palë të dytë që të mos i shkaktojë dëm, por thotë ti ke përdorur këtë imazhin dy sekonda dhe kjo është shkelje e së drejtës së autorit, megjithëse ka raste që Aldor Nini raporton materiale edhe pa pasur të drejtën e autorit apo është njoftuar nga klientët e tij të mos bëjë raportime pasi përdoruesi ka leje. (Lexo këtu)
CNA e ka një rast konkret, raporton pa vënë klientët në dijeni, apo raporton pa njoftuar palën më parë që të korrigjohet dhe korrigjimi duhet të bëhet në një afat të caktuar kohor, 24, 48 apo 72 orë. Por çfarë bën? Vepron si një diktator, si një persekutor.

Ai mund të kërkojë heqjen e materialit, korrigjimin e materialit, por nuk e bën këtë, raporton direkt në platformat sociale dhe i mbyll kanalet në mënyrë abuzive, duke pretenduar se po i hoqi materialet nga rrjetet sociale do të zhduken. (Lexo këtu)
Në fakt, nuk e kupton se sjellja e tij është krejtësisht abuzive dhe në shkelje të ligjit, sepse Aldor Nini kërkon ta kesh mirë me të, mos t'ia raportosh lajmet e tij, siç ndodh me shumicën e mediave në Shqipëri sepse pastaj të shkatërron mediat sociale.
Por a mund të lejohet një person që është arrestuar si përndjekës?
Një vajze 20-vjeçare i janë hedhur në rrjetet sociale video pafund, në faqet më perverse. Nuk i ka pasur askush në dorë ato video përveç Aldorit. Si përfunduan në rrjetet sociale?
Në zyrat e Aldorit u hap një llogari në rrjetet sociale për të hedhur videot e një vajze 20-vjeçare dhe nuk mbaron me kaq. Jo vetëm u përndoq vajza e re, por pas shkrimeve iu mbyllën rrjetet sociale edhe hallës së saj dhe së fundmi mësuam se u kallëzua edhe babi i saj. Fiks si në kohën e Enver Hoxhës, jo vetëm viktima, por soj e sorollop. (Lexo këtu)
Prandaj, çështja lidhet me fenomenin, shqetësues është fenomeni. Aldor Nini mund të blejë edhe botën me të ardhurat që ka, por jo vetëm të gjithën. Nuk do mundet kurrë të blejë çdo zë, mund të bëjë edhe propagandën anonime, as i duhet dhe i intereson kurrkujt, çështja është kauza.
Nuk mundet dhe nuk duhet një përndjekës, një abuzues të ketë akses në mediat sociale, të ketë akses në platformat e tyre dhe këtë duhet ta dinë kompanitë dhe tashmë e dinë sepse janë njoftuar edhe zyrtarisht se kush është Aldor Nini, fenomeni i tij. (Lexo këtu)

Ky është shqetësimi që duhet të kenë të gjithë, goditjen e fenomenit të përndjekjes dhe abuzimit duke pasur akses në platformat sociale, asgjë më shumë sesa kaq. Të tjerat hidhen në koshin e plehrave.
Duke tentuar të shpërdorojë me procedura ligjore është njëra anë, por nga ana tjetër janë pasojat që ngelen nga Aldor Nini edhe mbi vajzën 20-vjeçare, që nesër mund të jetë një tjetër, nga një tjetër Aldor, sepse është kthyer në fenomen shqetësues, por edhe nga një kompani tjetër dhe nga një tjetër Aldor për goditjen abuzive në rrjetet sociale.
Ky është fenomeni që duhet ndalur, këto janë fenomenet që sjellin shqetësim./ CNA
Prej tre muajsh kompania mediatike “City News Albania”...
Ervin Salianji u dënua nga Gjykata e Apelit me një vit...
Është realitet, ndoshta dikush është gëzuar, dikush ës...
Në një reagim të tij në rrjetet sociale deputeti Ervin...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i zhytur në ska...
Nga gazeta “New York Times”, shqiptarët mësuan se krye...
Përgjegjësinë nuk e kanë gazetarët që rrinë tek oborri i S...
Ky titull i shkon për shtat Erion Veliajt, që në fakt ...
2024-a, të paktën deri në muajin shtator, ka pasur shu...
Gazetari dhe analisti rilindas, Lorenc Vangjeli, në nj...
Në media po publikohet dosja e ish-kryeministrit Sali ...
Në kryeqytet dje është zhvilluar Asambleja e Socialist...
Kryeministri Edi Rama ka shpallur një reformë të madhe...
CNA shpesh ka bërë shkrime, ka raportuar dhe ka thek...
Fatmir Xhafaj u përmend nominalisht nga Rama kur ky i ...
"Kështu është katandisur drejtësia kur ja le çetës së ...
Dje dhe sot u publikuan disa ftesa, njoftime në lidhje...
Dje u zhvillua mbledhja e Këshillit të Mandateve, ku p...
Në fakt edhe ta quash plehraxhi, Erion Veliajn do ta v...
Afera e shekullit, ajo e inceneratorëve e cila sipas p...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...