web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E vërteta që vret pa ndalim!

22 Gusht 2024, 10:00, Acromax / Aldor Nini CNA
E vërteta që vret pa ndalim!
Aldor Nini

Me disa fakte të renditura në mënyrë kronologjike, po i japim mesazhin dikujt apo disave, të cilët besojnë se me kërcënime, shantazhe e ortakëri me gjobaxhinj, duke paguar lart e poshtë para, duke hapur çështje gjyqësore, do të ndalin CNA-në, stafin, për të thënë të vërtetën.

Atë të vërtetë që vret. Nuk të vret me plumb, nuk të vret me thikë, por e vërteta të vret me faktin, të vret me kohën dhe nuk të lejon që ti që je në padrejtësi, që ti që je në korrupsion, që ti që je në abuzim me çdo lloj aleance që mund të bësh, ta fshehësh të vërtetën, sepse e vërteta herët a vonë vjen.

Mirel Mërtiri dhe inceneratorët

E vërteta që vret pa ndalim!
Mirel Mertiri

Më pas, po në atë kohë dhe paralel ka qenë dhe çështja e inceneratorëve, kanë qenë dosjet e para, kanë qenë dosja e Elbasanit, dosja e Fierit, njerëz që ndërhynin. Mirel Mërtiri që shqetësohej, Klodian Zoto nga ana tjetër.

Beteja vazhdoi gjatë. U hapën gjyqe, kallëzime, ne nxirrnim fakte dhe dokumente që nuk kishte pasur një koncesion në Elbasan, por ishte procedurë prokuruese afatgjatë që kompania nuk kishte para, ishin marrë kredi nëpër banka, që nuk ishte një incenerator siç duhej.

E njëjta histori ndodhi me Fierin. E më pas në vitin 2019-2020 zbardhëm skandalin e Tiranës, që nuk ishte një kompani e vërtetë holandeze, por pas saj fshiheshin Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri.

Koha e tregoi. Dhjetëra gjyqe, sulme e akuza, këtë herë edhe më të forta, pasi Mireli kishte aleat dhe “Top Channel”-in. Kompanitë e inceneratorëve paguanin televizionin kryesor në vend.

U vërsulën nëpërmjet gjobaxhinjve që tashmë janë në arrati me akuzën për grup të strukturuar kriminal. Të tjerë mbijetojnë në Tiranë, edhe pse janë paguar me çanta me para për të manipuluar procesin.

E vërteta vonoi, por nuk harroi sërish, sepse e vërteta të vret, por do kohë, do durim dhe përfunduan aty ku përfunduan, sepse askush nuk kishte gënjyer dhe nuk kishte shpifur, thjesht dhe vetëm ishte thënë e vërteta. Shefat e inceneratorëve dhe bashkëpunëtorët e tyre janë nën akuzë si grup i strukturuar kriminal.

CNA ka plot raste të tjera, edhe me botues të tjerë, pronarë mediash, si Irfan Hysenbelliu, Carlo Bollino, përfitues të drejtpërdrejtë të pronave publike, të cilët njëherë bëhen me Metën, njëherë bëhen me Ramën, njëherë bëhen me Saliun. Ndoshta Carlo këtu ndryshon, se me Saliun nuk është bërë kurrë, por dhe të tjerët rreth e rrotull.

E vërteta ka vonuar, por nuk ka harruar. Nuk e kanë marrë përgjigjen nga ne. Ne thjesht bëjmë detyrën tonë, përgjigjen e marrin nga e vërteta me kohën.

Kështu po ndodh dhe një tjetër person, i cili ka gjetur të njëjtat aleanca gjobaxhinjsh, shpifës, duke menduar se ne do të ndalemi apo do të bëjmë pas.

Reagon duke tradhtuar në fakt klientët e tij, në mediat të cilat sulmojnë partnerët e tij mediatikë, bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë dhe këtë e bën për të ndalur të tjera media që nuk pranojnë të ulin kokën përpara Aldor Ninit, sepse ai është i faktuar si dhunues e përndjekës grash.

Ish-bashkëjetuesja e tij ka urdhër-mbrojtjeje me vendim gjykate. Sepse nuk pranojmë të ulim kokën para tij, sepse ish-e fejuara e tij e ka denoncuar si përndjekës.

Një ditë të bukur pamë në të gjitha mediat një shkrim të dërguar me mesazh prej tij apo të afërmve të tij. I njëjti tekst për vajzën e tij. E paimagjinueshme se si një prind mund të dirigjojë një shkrim të tillë dhe Aldor Nini ka gjetur të njëjtët aleatë.

Mund t’i tregojmë me dhjetëra histori të tilla Aldorit. Me inceneratorë apo me botues mediash ose jo. Që e vërteta të vret!

Me kohën mund të inatosesh, mund të shkosh të shpenzosh para nëpër gjykata sa të duash, të blesh e të paguash gjobaxhinj pafund (lekët e tua i bën rrush e kumbulla, në fakt janë të punës që bëjnë mediat), por e vërteta është një dhe vetëm një.

E vërteta që vret pa ndalim!
Aldor Nini në sallën e gjyqit

Nuk mund të ketë dy të vërteta. Këtë ne e kemi shkruar dhe e kemi përsëritur pafund dhe do të vazhdojmë ta themi deri në momentin që ta kuptojë dhe personi i fundit që ka pak arsye.

Shiko dhe lexo të vërtetën. Nuk ka asnjë shqetësim dhe asnjë mërzi për ne, nëse del një i tretë, i shtatë apo i dhjetë që shan, fyen, apo hap disa gjyqe.

Ne kemi të vërtetën. E vërteta jonë për Aldor Ninin është e lartë sa një mal./ CNA

 





Lajmet e fundit nga