Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 kanë arrestuar një tjetër përndjekës si Aldor Nini, drejtuesi i kompanisë “Acromax”.
Në pranga është vendosur A.C, 34-vjeç banues në Tiranës pasi dyshohet se ka përndjekur ish-të dashurën e tij.
Ky është një rast i ngjashëm me atë të drejtuesit të Acromax, Aldor Nini. Aldor Nini i kompanisë "Acromax" tashmë është në dyert e gjykatave si përndjekës. (Lexo Ketu)
Aldor Nini akuzohet si përndjekës në jo pak raste dhe për të ka pasur disa kallëzime në polici dhe prokurori.

Drejtuesi i "Acromax"-it është thirrur edhe në prokurori ku i është komunikuar akuza e përndjekjes dhe për këtë ai rrezikon deri në 4 vite burg.
Ish-bashkëshortja e Aldor Ninit, e denoncoi këtë të fundit për dhunë psikologjike dhe përndjekje të vazhdueshme, ndërsa ngriti edhe dyshime se “në mjetin e saj mund të kishte një pajisje, e cila kontrollon lëvizjet e saj”.
Drejtuesi i kompanisë Acromax, Aldor Nini është personi që u arrestua në datën 4 korrik të 2023-shit, pasi ish-bashkëjetuesja me iniciale S.B., e denoncoi për përndjekje dhe dhunë.
Ai u mbajt në burg nga policia, pasi i publikoi video ish-bashkëjetueses, pa pëlqimin e saj. Më 7 korrik të 2023-shit, Gjykata e Tiranës dha masën e sigurisë “arrest shtëpie” për Aldor Ninin, deri në depozitimin e garancisë pasurore.
Nën akuzat për përndjekje dhe dhunë ndaj ish-bashkëjetueses së tij, Aldor Ninit iu ndalua dalja nga territori i Shqipërisë pa autorizimin e gjyqtarit, masë kjo që do të zbatohet gjatë kohës që ai do të jetë nën masën e sigurimit "garancia pasurore”.
Po ashtu përndjekësi i grave, Aldor Nini është kallëzuar për rrëmbimin e vajzës së tij. Familjarët e ish-bashkëshortes kanë deklaruar në polici se drejtuesi i “Acromax”-it ka marrë vajzën e mitur më 26 maj, ditën kur kishte edhe takimin sipas gjykatës, por nuk ka pranuar ta kthejë mbrapsht. Për këtë arsye, ai do të përballet me një tjetër akuzë penale.
Drejtuesi i kompanisë Acromax, Aldor Nini përveç një përndjekës grash është dhe një shantazhues dhe përndjekës i fjalës së lirë.
Me kompaninë e tij "Acromax" ai ka keqpërdorur besimin e klientëve, ka sulmuar mediat për interesa klienteliste. Shpeshherë është shfaqur edhe si avokati i inceneratorëve apo mbrojtësi i Veliajt.
Aldor Nini është denoncuar shpeshherë nga mediat për sulme ndaj tyre në emër të të drejtave të autorit, mes të cilave edhe CNA.
CNA ka paralajmëruar se do të ndjekë rrugën ligjore me përdjekësin Nini, pasi prej disa muajsh vijon një sulm kriminal ndaj rrjeteve sociale tona gjoja në emër të së drejtës së autorit.
CNA ka sjellë mendimin e ekspertëve të ndryshëm sa i përket fenomenit të përndjekjes. Sipas tyre duhet të ketë një ashpërsim të ligjit për përndjekësit për të parandaluar këto sjellje kriminale.
Ekspertët thanë për CNA se, përndjekja është kthyer në një fenomen shqetësues, ku të gjithë janë të rrezikuar.
Ata kanë ngritur alarmin lidhur me sjelljet e përndjekësve, rrezikshmërinë që ata sjellin jo vetëm te viktimat e tyre, por për të gjithë shoqërinë dhe kryesisht për personat me të cilët ndërveprojnë, qoftë në punë, apo në aktivitete të tjera të jetës së përditshme.
Përndjekësit shpesh përdorin rrjetet sociale për të intensifikuar veprimet e tyre kriminale, për të ngjallur frikë, e shpesh edhe për të shantazhuar shënjestrën e tyre.
Në Kodin e Procedurës Penale, kërcënimi ose ngacmimi i personit me anën e veprimeve të përsëritura, me qëllimin për t’i shkaktuar një gjendje të vazhdueshme dhe të rëndë ankthi apo frike për sigurinë vetjake, të një të afërmi ose të një personi, me të cilin ka lidhje shpirtërore, apo për ta detyruar të ndryshojë mënyrën e tij të jetesës, dënohet me burgim nga gjashtë muaj gjer në katër vjet.
Kur kjo vepër kryhet nga ish-bashkëshorti, ish-bashkëjetuesi apo personi që ka pasur lidhje shpirtërore me të dëmtuarin, dënimi rritet me një të tretat e dënimit të dhënë. /CNA
Aldor Nini i kompanisë "Acromax" tashmë është në dyert...
Aldor Nini, tashmë një personazh jo i panjohur, njeriu i c...
Aldor Nini i "Acromax", censori i cili është dërguar n...
Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq, Aldor Ninin e “Ac...
Aldor Nini, drejtuesi i “Acromax Media”, keqpërdor kompani...
Censor, dhunues i fjalës së lirë, shërbëtor i politikë...
CNA prej javësh po përballet me një sulm nga Aldor Nin...
CNA prej javësh po përballet me një sulm të orkestruar...
Aldor Nini i “Acromax”-it njihet ndryshe si përndjekës...
Aldor Nini i “Acromax”, së bashku me kapter Alfred Pez...
Në një investigim dy mediat gjermane, netzpolitik.org ...
Censuruesi i mediave, Aldor Nini, drejtuesi i “Acromax...
Ndoshta duket e pabesueshme, e paimagjinueshme, e dhim...
CNA raportoi një ditë më parë se Aldor Nini, drejtuesi...
Ka kaluar çdo limit skandali i “Acromax” dhe Aldor Ninit m...
Aldor Nini, me kompaninë e tij “Acromax”, kanë “tredhur” s...
Censurë ndaj fjalës së lirë dhe informimit publik. Është p...
Aldor Nini i “Acromax” sot është paraqitur në Prokurorinë ...
Aldor Nini, drejtuesi i “Acromax”, është paraqitur këtë të...
Aldor Nini është njeriu që keqpërdor mjetet dhe hapë...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...