
Përndjekësit në rrjetet sociale dhe jo vetëm vazhdojnë të jenë një fenomen i pandalshëm në shoqërinë shqiptare.
CNA po sjell disa nga rastet e kohëve të fundit të raportuara nga Policia e Shtetit në shumë qytete të vendit, Në Tiranë, Durrës, Korçë, Pogradec. Policia raporton se të reja përndiqen me video e materiale të ndryshme.
Fenomeni bëhet edhe më shqetësues kur policia i kap dhe gjykata jep masa të lehta dënimesh apo i nxjerr të lirë me garanci pasurore.
CNA ka kryer disa intervista me personazhe të rëndësishme të shoqërisë në lidhje me fenomenin e përndjekjes, ku shpesh propozohen, jo vetëm masa më të ashpra, por edhe listimi i tyre në një databazë të dhënash që policia dhe komuniteti të jenë në dijeni të këtyre personave. Në rastet e përsëritura dënimet të jenë sa më të ashpra, por edhe një mënyrë tjetër është kurimi i tyre i detyrueshëm si në vendet e BE-së.(LEXO KETU)
Një nga rastet më flagrante të medias është ai për pronarin dhe CEO-n e kompanisë “Acromax”, Aldor Nini. Ky i fundit vazhdon të lëvizë dhe jetojë i lirë me një akuzë të ngritur nga prokuroria, teksa gjykata vazhdon ta zvarrisë çështjen. Një përndjekës i vajzave, një personazh i dhunshëm pasi ish-bashkëjetuesja tjetër e tij është me urdhër-mbrojtjeje, ish-e fejuara përndiqet, dhe drejtësia e lë të lirë me garanci bankare ose procedura të ndryshme ekstraligjore.(LEXO KETU)

E ky është rasti kur dikush paguan dhe del nga qelia, ndërkohë që ka përndjekur një vajzë, ka dhunuar një nënë. Ai është i lirë. Pas përndjekjes ndaj vajzave dhe bashkëjetueseve ai ka filluar përndjekjen e mediave duke abuzuar edhe me besimin e klientëve, por edhe me partnerët si “YouTube”, “Meta” etj.
Jo vetëm kaq, por ndoshta për shkak edhe të moskurimit për problematika të caktuara shumë individë të tillë janë të lirë, por me risk të lartë për shoqërinë.
Duke mos vepruar me kurimin e detyruar, me drejtësinë e vonuar, shtohen rastet e përndjekjes dhe numri i viktimave rritet.(LEXO KETU)
Shembujt janë më poshtë, të cilët tregojnë se individë të tjerë që kanë shfaqur përndjekjen në format e Aldor Ninit apo mënyra të tjera, vetëm shtohen dhe nuk ndëshkohen sipas ligjit.
- Tiranë: Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin F. M., 19 vjeç, banues në Finlandë, pasi dyshohet se ka përndjekur një shtetase të mitur.
- Tiranë: Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin Dh. P., 66 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur një shtetase.
- Tiranë: Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin J. B., 43 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur një shtetase.
- Komisariati i Policisë Korçë referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin R. R., 26 vjeç, banues në Korçë, pasi ka shpërndarë foto dhe video të një shtetaseje të mitur, në rrjetet sociale.
- Komisariati i Policisë Pogradec referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin A. B., 49 vjeç, banues në Pogradec, pasi ka kallëzuar një 54-vjeçar, se ky shtetas ka përndjekur atë dhe vajzën e tij. Punohet për verifikimin e këtij kallëzimi;
- Tiranë: Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike në vijim të punës hetimore për parandalimin dhe goditjen e veprave penale në fushën e krimeve kibernetike, ka administruar kallëzim nga një shtetase, banuese në qytetin e Tiranës, se në mënyrë të vazhdueshme është përndjekur në rrjete të ndryshme sociale, së bashku me motrën e saj të mitur, nga adresa të dyshuara të falsifikuara, nga një shtetas i paidentifikuar. Si rezultat i presionit të ushtruar nga këto profile të falsifikuara e mitura 13 vjeçe është larguar nga banesa.
- Durrës: Përndiqte prej disa muajsh një 29-vjeçare, duke i shkaktuar ankth e frikë, si dhe mbante armë zjarri pistoletë pa leje, kapet dhe vihet në pranga menjëherë pas kallëzimit, 47-vjeçari.
Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë me municion luftarak.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Patrullën e Përgjithshme, bazuar në informacionin e marrë se një shtetas përndiqte prej disa muajsh një shtetase dhe se ai mbante armë zjarri pa leje, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Hija”.
Në kuadër të operacionit u kap dhe u vu në pranga shtetasi K. G., 47 vjeç, banues në fshatin Shënavlash.
Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë dhe 1 krehër me municion luftarak.
Ky shtetas ka përndjekur një 29-vjeçare për disa muaj, duke i shkaktuar asaj ankth dhe frikë.
29-vjeçarja ka kallëzuar në Komisariatin e Policisë Durrës, për këtë rast.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Përndjekja” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municionit".
- Tiranë: Vijon puna nga Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DVP Tiranë, për goditjen dhe dokumentimin e rasteve të përndjekjeve “online” dhe të çdo krimi kibernetik.
Zbardhen dhe dokumentohen 62 raste të përndjekjeve “online”, kryer nga një 34-vjeçar, i cili vuan dënimin në një burg të Francës.
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e krimeve kibernetike, pas kallëzimeve të depozituara nga disa shtetase, për raste të përndjekjeve “online” në rrjete sociale, kanë organizuar punën për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.
Gjatë hetimeve të kryera, janë siguruar prova të mjaftueshme që krijojnë dyshimin se shtetasi F. D., 34 vjeç, i cili aktualisht vuan dënimin në një burg në Francë për veprat penale “Vjedhje me pasoja të rënda” dhe “Komplot kriminal”, parashikuar nga Kodi Penal Francez, ka konsumuar veprat penale “Falsifikimi kompjuterik”,
“Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”, “Përndjekja”, dhe “Ndërhyrje të padrejta në jetën private”, parashikuar nga nenet 86/a, 121, 121/a, 293/b të Kodit Penal.
Pas identifikimit të interceptimeve kompjuterike që pulsonin nga burgu “Lyon Cobras”, në Francë, është bashkëpunuar me Interpol Tirana dhe autoritetet franceze dhe është ushtruar kontroll në qelinë ku ndodhet shtetasi F. D., dhe gjatë kontrollit është gjetur dhe sekuestruar aparati celular që ky shtetas përdorte për veprimtarinë kriminale.
Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se, 34-vjeçari ndërhynte në profilet e rrjeteve sociale (kryesisht “TikTok” dhe “Instagram”) të shtetaseve të ndryshme dhe pasi merrte fotografi nga profilet e tyre, i publikonte ato në profile false të krijuara prej tij, duke vendosur përshkrime denigruese. Autori më pas i shantazhonte këto shtetase, duke u kërkuar fotografi dhe video intime në këmbim të fshirjes së materialeve të publikuara prej tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë./ CNA
Faktet dhe të vërtetat janë të pandalshme, jemi sulmua...
Me disa fakte të renditura në mënyrë kronologjike, po ...
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Polic...
Aldor Nini i kompanisë "Acromax" tashmë është në dyert...
Aldor Nini, tashmë një personazh jo i panjohur, njeriu i c...
Aldor Nini i "Acromax", censori i cili është dërguar n...
Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq, Aldor Ninin e “Ac...
Aldor Nini, drejtuesi i “Acromax Media”, keqpërdor kompani...
Censor, dhunues i fjalës së lirë, shërbëtor i politikë...
CNA prej javësh po përballet me një sulm nga Aldor Nin...
CNA prej javësh po përballet me një sulm të orkestruar...
Aldor Nini i “Acromax”-it njihet ndryshe si përndjekës...
Aldor Nini i “Acromax”, së bashku me kapter Alfred Pez...
Në një investigim dy mediat gjermane, netzpolitik.org ...
Censuruesi i mediave, Aldor Nini, drejtuesi i “Acromax...
Ndoshta duket e pabesueshme, e paimagjinueshme, e dhim...
CNA raportoi një ditë më parë se Aldor Nini, drejtuesi...
Ka kaluar çdo limit skandali i “Acromax” dhe Aldor Ninit m...
Aldor Nini, me kompaninë e tij “Acromax”, kanë “tredhur” s...
Censurë ndaj fjalës së lirë dhe informimit publik. Është p...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...