web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Një tjetër përndjekës, në pranga/ Rastet e ngjashme me të Aldor Ninit

13 Tetor 2024, 18:47, Acromax / Aldor Nini CNA
Një tjetër përndjekës, në pranga/ Rastet e ngjashme me
Aldor Nini në sallën e gjyqit, burimi CNA

CNA ka ngritur shpesh shqetësimin e fenomenit të përndjekjes, i cili duket se po vjen gjithmonë e në rritje.

Dhjetëra raste janë denoncuar muajt e fundit, ndërsa këtë të diel policia raportoi se kishte kapur një tjetër përndjekës.

Bëhet fjalë për 25-vjeçarin me iniciale I. B., i cili kishte përndjekur, dhunuar dhe kërcënuar për një periudhë 5 mujore një vajzë 31-vjeçare.

Vajza ishte detyruar ta denoncojë më në fund, pasi i riu e ndoqi me makinë, teksa ajo po udhëtonte me familjen.

Përndjekësi Aldor Nini

Por, siç e thamë edhe më lart, rastet janë të shumta, e ky është më i fundit. Mes përndjekësve ka edhe personazhe të njohur, siç është CEO i kompanisë “Acromax”, Aldor Nini. (Lexo këtu)

Një tjetër përndjekës, në pranga/ Rastet e ngjashme me
Aldor Nini në Prokurorinë e Tiranës, burimi LSA

Ky i fundit u arrestua në më 5 korrik 2023, pasi u denoncua nga shtetasja S. B. për përndjekje, por më pas u lirua nga gjykata me garanci pasurore. (Lexo këtu)

Tashmë ai vazhdon të lëvizë dhe jetojë i lirë me një akuzë të ngritur nga prokuroria, teksa gjykata zvarrit çështjen. 

Siç thuhet në dosjen e prokurorisë, Aldor Nini i hapi rrjete sociale në bashkëpunim me ish-punonjësen e tij ish-bashkëjetueses dhe publikoi video denigruese. (Lexo këtu)

Ish-bashkëjetuesja ka urdhër-mbrojtje, ashtu siç ka pasur edhe më herët ish-bashkëshortja e Aldor Ninit.

Një tjetër përndjekës, në pranga/ Rastet e ngjashme me
Aldor Nini në gjykatë, burimi CNA

Dhe përveç përndjekjes së ish-partnereve, Aldor Nini është kthyer edhe në një përndjekës ndaj mediave, të cilat i raporton për interesat e tij personale, duke abuzuar edhe me besimin e klientëve, por edhe me partnerët si “YouTube”, “Meta”, etj. (Lexo këtu)

Alarmi i sociologëve dhe avokatëve

Individë të tillë si Aldor Nini që lëvizin të lirë janë me risk të lartë për shoqërinë.

Këtë e thonë edhe sociologët, të cilët kanë shprehur shqetësimin lidhur me këtë fenomen të shumëpërhapur.

Avokatë dhe sociologë kanë deklaruar për CNA-në se përndjekja si vepër penale nuk kryhet vetëm nga persona të paarsimuar, por edhe nga ata që kanë një nivel të lartë të shkollimit.

Një tjetër përndjekës, në pranga/ Rastet e ngjashme me
Vepra penale e përndjekjes

Ata kanë theksuar për CNA-në se përndjekja ka një sërë pasojash për personat e dëmtuar, duke filluar nga ndjenja e frikës dhe ankthit, duke vazhduar me vështirësitë për të bërë një jetë të lirë, e në raste ekstreme mund të rezultojë dhe në humbje jete për shkak se viktima zgjedh t’i japë fund jetës.

Raste të përndjekjes

Fier: Përndoqi për një periudhë 5 mujore një shtetase, ushtronte dhunë fizike dhe e kanoste për jetën, vihet në pranga 25 vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, pas kallëzimit të marrë nga një 31-vjeçare, banuese në Tiranë, e cila udhëtonte me taksi me familjen e saj në drejtim të Vlorës, dhe një shtetas po e ndiqte me automjetin e tij, menjëherë kanë organizuar punën duke bashkëpunuar dhe me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë për kapjen e tij, pasi nga informacionet ky shtetas kishte lëvizur me automjet në drejtim të Vlorës.

Një tjetër përndjekës, në pranga/ Rastet e ngjashme me
Foto ilustruese

Në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Vlorë u bë e mundur lokalizimi, kapja dhe shoqërimi për në Komisariatin e Policisë Fier e shtetasit I.B, 25 vjeç, banues në Laç.

Në momentin e ndalimit, gjatë kontrollit në automjet shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një send në dukje armë zjarri pistoletë, e cila do dërgohet në Institutin e  Policisë Shkencore për ekspertim për të përcaktuar llojin e saj.

Nga hetimet paraprake rezultoi se 25-vjeçari për një periudhë 5 mujore e ka përndjekur, dhunuar e kanosur këtë shtetase.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

- Tiranë: Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin F. M., 19 vjeç, banues në Finlandë, pasi dyshohet se ka përndjekur një shtetase të mitur.

- Tiranë: Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin Dh. P., 66 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur një shtetase.

Një tjetër përndjekës, në pranga/ Rastet e ngjashme me
Foto ilustruese

- Tiranë: Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin J. B., 43 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur një shtetase.

- Komisariati i Policisë Korçë referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin R. R., 26 vjeç, banues në Korçë, pasi ka shpërndarë foto dhe video të një shtetaseje të mitur, në rrjetet sociale.

- Komisariati i Policisë Pogradec referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin A. B., 49 vjeç, banues në Pogradec, pasi ka kallëzuar një 54-vjeçar, se ky shtetas ka përndjekur atë dhe vajzën e tij. Punohet për verifikimin e këtij kallëzimi;

- Tiranë: Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike në vijim të punës hetimore për parandalimin dhe goditjen e veprave penale në fushën e krimeve kibernetike, ka administruar kallëzim nga një shtetase, banuese në qytetin e Tiranës, se në mënyrë të vazhdueshme është përndjekur në rrjete të ndryshme sociale, së bashku me motrën e saj të mitur, nga adresa të dyshuara të falsifikuara, nga një shtetas i paidentifikuar. Si rezultat i presionit të ushtruar nga këto profile të falsifikuara e mitura 13 vjeçe është larguar nga banesa.

- Durrës: Përndiqte prej disa muajsh një 29-vjeçare, duke i shkaktuar ankth e frikë, si dhe mbante armë zjarri pistoletë pa leje, kapet dhe vihet në pranga menjëherë pas kallëzimit, 47-vjeçari.

Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë me municion luftarak.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Patrullën e Përgjithshme, bazuar në informacionin e marrë se një shtetas përndiqte prej disa muajsh një shtetase dhe se ai mbante armë zjarri pa leje, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Hija”. 

Në kuadër të operacionit u kap dhe u vu në pranga shtetasi K. G., 47 vjeç, banues në fshatin Shënavlash.

Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë dhe 1 krehër me municion luftarak.

Një tjetër përndjekës, në pranga/ Rastet e ngjashme me
Foto ilustruese

Ky shtetas ka përndjekur një 29-vjeçare për disa muaj, duke i shkaktuar asaj ankth dhe frikë.

29-vjeçarja ka kallëzuar në Komisariatin e Policisë Durrës, për këtë rast.    

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Përndjekja” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municionit".

- Tiranë: Vijon puna nga Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DVP Tiranë, për goditjen dhe dokumentimin e rasteve të përndjekjeve “online” dhe të çdo krimi kibernetik.

Zbardhen dhe dokumentohen 62 raste të përndjekjeve “online”, kryer nga një 34-vjeçar, i cili vuan dënimin në një burg të Francës.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e krimeve kibernetike, pas kallëzimeve të depozituara nga disa shtetase, për raste të përndjekjeve “online” në rrjete sociale, kanë organizuar punën për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.

Një tjetër përndjekës, në pranga/ Rastet e ngjashme me
Foto ilustruese

Gjatë hetimeve të kryera, janë siguruar prova të mjaftueshme që krijojnë dyshimin se shtetasi F. D., 34 vjeç, i cili aktualisht vuan dënimin në një burg në Francë për veprat penale “Vjedhje me pasoja të rënda” dhe “Komplot kriminal”, parashikuar nga Kodi Penal Francez, ka konsumuar veprat penale “Falsifikimi kompjuterik”,

“Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”, “Përndjekja”, dhe “Ndërhyrje të padrejta në jetën private”, parashikuar nga nenet 86/a, 121, 121/a, 293/b të Kodit Penal.

Pas identifikimit të interceptimeve kompjuterike që pulsonin nga burgu “Lyon Cobras”, në Francë, është bashkëpunuar me Interpol Tirana dhe autoritetet franceze dhe është ushtruar kontroll në qelinë ku ndodhet shtetasi F. D., dhe gjatë kontrollit është gjetur dhe sekuestruar aparati celular që ky shtetas përdorte për veprimtarinë kriminale.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se, 34-vjeçari ndërhynte në profilet e rrjeteve sociale (kryesisht “TikTok” dhe “Instagram”) të shtetaseve të ndryshme dhe pasi merrte fotografi nga profilet e tyre, i publikonte ato në profile false të krijuara prej tij, duke vendosur përshkrime denigruese. Autori më pas i shantazhonte këto shtetase, duke u kërkuar fotografi dhe video intime në këmbim të fshirjes së materialeve të publikuara prej tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë./ CNA





Lajmet e fundit nga