Gjatë viteve të fundit në Shqipëri, fenomeni i përndjekjes ka pësuar rritje të numrit të rasteve të denoncuara pranë institucioneve ligjzbatuese. Ky fenomen, më parë ka ekzistuar, por ka munguar ndërgjegjësimi i të dëmtuarve nga kjo vepër penale, ndërsa duket se tashmë këta persona po i drejtohen policisë dhe gjykatës për të denoncuar përndjekësit. Gratë dhe vajzat janë në pjesën më të madhe të rasteve, viktima të përndjekjes, nga ish-bashkëshortët apo personat që kanë pasur një marrëdhënie shpirtërore dhe intime. Nga ana tjetër, përndjekja e tyre krahas përballjes në disa raste edhe fizike, rëndom ndodh edhe nëpërmjet rrjeteve sociale ku përndjekësit kërcënojnë në nxjerrje të materialeve filmike duke ndërhyrë në jetën private.
Sipas të dhënave të siguruara nga CNA TV pranë drejtorisë vendore të policisë Korçë, përgjatë këtij viti janë zbuluar 6 raste të përndjekjes, me 6 autorë prej të cilëve 2 të arrestuar, 1 i ndaluar dhe 3 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë. Dy prej rasteve janë ish-bashkëshortë dhe 4 të tjerët janë të njohur autorët me viktimat e përndjekjes.
Rritjen e lartë të rasteve të kësaj vepre penale e konfirmojnë avokatë të ndryshëm të qytetit të Korçës, të cilët kanë analizuar më tej, shkaqet dhe pasojat që sjell kjo vepër penale.
Për avokatin Esmerald Xhafa, përndjekja si vepër penale nuk kryhet vetëm nga persona të paarsimuar, por edhe nga ata që kanë një nivel të lartë të shkollimit.
"Vepra penale e përndjekjes, e cila në kohët e fundit ka ardhur në rritje, ndoshta ndikon edhe ndërgjegjësimi i njerëzve që janë viktima apo të dëmtuar, duhet të kuptojnë një gjë, që kjo vepër penale nuk kryhet vetëm nga persona të cilët janë të paarsimuar, pasi referuar rasteve konkrete rezulton që për përndjekje kanë qenë autorë persona që kanë një nivel arsimor të lartë, të kenë qenë edhe në punë shteti dhe në institucione të rëndësishme, që janë akuzuar e më pas dënuar nga gjykata për kryerjen e kësaj vepre penale."

Avokati Ledjan Spaho tregon se në Shqipëri kjo vepër penale është bërë problematike pasi vite më parë kanë qenë raste te izoluara edhe për shkak se marrëdhëniet në familje kanë qenë më të mira.
"Lidhur me veprën penale të përndjekjes, e cila në rrethin shoqëror, në Shqipëri, është bërë problematike, rastet janë në shtim sepse vite më parë kanë qenë të izoluara dhe tek-tuk procedoheshin persona për shkak se marrëdhëniet në familje kanë qenë më të mira. Ndërsa tani, për shkak të faktorëve të jashtëm që ndikojnë në marrëdhëniet familjare, ka ndikuar dhe në kryerjen e veprimeve. ‘Përndjekja’ është vepër penale që kryhet nëpërmjet një ngacmimi apo përndjekjeje që mund t’i shkaktohet një personi të caktuar duke e detyruar këtë person që të ndryshojë mënyrën e jetesës së tij duke i cenuar stilin e jetesës e duke i krijuar ndjenjë ankthi e frike."

Fakti i rritjes së rasteve të përndjekjes është pohuar edhe nga avokati Endri Çela, i cili sjell në vëmendje edhe ligjin që shton në raste specifike 1/3 apo 1/2 e dënimit, për të mbrojtur sa më shumë të dëmtuarin nga kjo vepër penale.
"Vepra penale e përndjekjes është një vepër penale, e cila është vënë re me një shtim së fundmi. Kjo vepër penale kryhet nëpërmjet ngacmimit, kërcënimit apo veprimeve të tjera të përsëritura, me qëllim për t’i shkaktuar një ndjenjë ankthi e frike personit vetë apo edhe një familjari tjetër të këtij personi. Ligji parashikon që nëse kjo vepër penale kryhet ndaj një personi dhe në shumicën e rasteve kështu ndodh, duke pasur lidhje familjare, intime, shpirtërore, shtohet 1/3 e dënimit. Ndërsa, nëse kryhet ndaj një personi që është i mitur, një gruaje shtatzënë apo një personi të pazotë për t’u mbrojtur, nëse ka dhe përdorim të maskës, armëve të ftohta apo të zjarrit, shtohet me 1/2 e dënimit. Këto janë marrë parasysh nga ligji për të mbrojtur sa më shumë jetën, shëndetin, qoftë atë fizik dhe mendor të personave."

Vepra penale e përndjekjes ka një sërë pasojash për personat e dëmtuar, duke filluar nga ndjenja e frikës dhe ankthit, duke vazhduar me vështirësitë për të bërë një jetë të lirë, e në raste ekstreme mund të rezultojë dhe në humbje jete për shkak se viktima e përndjekjes zgjedh t’i japë fund jetës. Ndër të tjera, ka edhe raste kur vetë përndjekësi nuk e pranon faktin e ndërprerjes së një marrëdhënieje bashkëshortore ose intime, dhe krahas kërcënimeve e presioneve ndaj ish-bashkëshortes apo ish-bashkëjetueses, mund ta plagosë më armë të ftohta ose armë zjarri, madje edhe t’i marrë jetën.
"Praktikisht pasoja që lidhet me këtë vepër penale nis në fillim me frikën dhe me vështirësitë për të bërë një jetë të lirë dhe nëse nuk merren masat përkatëse mund të shkojnë deri në raste ekstreme të humbjes së jetës nga personat e dëmtuar nga kjo vepër penale pasi situatat agravojnë. Kryesisht në këtë vepër penale, autorë apo viktima janë ata që kanë qenë në një lidhje intime apo edhe martesore dhe nuk e pranojnë faktin e ndarjes. Një rast tjetër mund të jetë kur bashkëshortja hyn në pjesën e të dashurës së bashkëshortit apo dhe anasjelltas, dhe të përndiqet personi tjetër. Pra, kryesisht janë vepra të cilat kanë të bëjnë me lidhjet shpirtërore duke mos pranuar faktin e shkëputjes së marrëdhënies ndërmjet dy personave.", tha Esmerald Xhafa.

"Së pari, sjell një ngarkesë shumë të madhe emocionale, frikë, ankth për personin, i cili është viktimë/i dëmtuar nga kjo vepër penale. Ka rrezik që në raste të rralla të shkojë deri në vetëvrasje të personit për shkak se nuk e përballon dot frikën apo t’i cenohet dhe shëndeti fizik pasi përndjekësi mund ta dhunojë, ta plagosë apo në raste më të rënda ta vrasë. Këto janë vepra të tjera penale që i shtohen ‘përndjekjes’ dhe duhen dënuar më vete.", u shpreh Endri Çela.
Sa i përket ligjit që dënon veprën penale të përndjekjes, sipas avokatit Ledjan Spaho, është bërë më i ashpër me qëllim reduktimin e konsumimit të kësaj vepre.
"Politikat penale lidhur me veprën penale të përndjekjes, në vlerësimin tim janë ashpërsuar. A është e domosdoshme apo jo? Kjo është për t’u studiuar nga një grup interesi si rast, por në mendimin tim duhet të jenë të ashpërsuara politikat penale në mënyrë që të reduktohet sa më shumë konsumimi i kësaj vepre penale. Autorët janë personat bashkëjetues, ish-bashkëjetues, bashkëshort dhe ish-bashkëshort. Personat të cilët kanë një njohje me një person tjetër që zakonisht janë vajzat viktimë e kësaj vepre penale, që kanë njohje në ambiente të jashtme, në rrugë apo në lagje, janë më të pakta si raste përndjekje pasi kemi më tepër raste me ish-bashkëshort dhe ish-bashkëjetues."
Nga ana tjetër, avokati Esmerald Xhafa thekson se nuk është zgjidhje ashpërsimi i dënimit, por duhet parë ndërgjegjësimi i njerëzve që mund të bien pre e përndjekjes pasi sipas tij, burgosja në vetvete nuk sjell pakësim të numrit të rasteve.
"Nuk është zgjidhje ashpërsimi i dënimit. Zgjidhja duhet parë më tepër në ndërgjegjësimin e njerëzve duke u bërë të ditur se çfarë rrezikojnë dhe më pas të shkojmë të marrim ndërhyrje në Kodin Penal duke kërkuar ashpërsimin e masës së dënimit. Burgosja në vetvete nuk sjell pakësimin e numrit."
CNA TV ka intervistuar edhe sociologen Maria Dojçe, e cila ngre shqetësimin e kësaj vepre penale, duke thënë se nuk duhet të ekzistojë si fenomen, pasi në ditët e sotme njerëzit kanë dialogun, mirëkuptimin dhe detyrimin për të respektuar të drejtat e njeriut.

"Normalisht që te termi ‘përndjekje’ është stereotip, negativ, krijon frustrim, ankth e pasiguri tek individët që e përjetojnë këtë situatë. Nuk duhet të ndodhë sepse sot jetojmë në një botë të lirë ku individi ka të drejtën e zgjedhjes dhe vendosmërisë. Nuk duhet të kalojmë në fiksime apo në ide të tilla egoiste që diçka duhet ta arrish patjetër pavarësisht dëshirës së palës tjetër. Përndjekja si fenomen s'duhet të ekzistojë sepse ne sot kemi dialogun, mirëkuptimin, respektin ndaj tjetrit dhe detyrimin për të respektuar të drejtat e njeriut. Në këtë kontekst, duhet t’i referohemi një harmonizimi të marrëdhënieve ku të dyja palët duhet të jenë dakord për interesa të përbashkëta, në të kundërt këto marrëdhënie prishen."
Krahas përndjekjes që u bëhet ish-bashkëshorteve apo ish-bashkëjetueseve, viktimë e kësaj vepre penale bien edhe adoleshentët. Ndonëse ligji është i mirorganizuar, sipas sociologes duhet të parandalohen rrjetet sociale të cilat krijojnë situata me shumë shantazhe. Emergjente në këtë situatë mbetet ndërhyrja e prindërve të adoleshentëve, të cilët janë fokusuar në rrjete sociale dhe nuk kanë marrë edukimin e duhur nga familja apo shkollat që në fëmijëri.
"Në këndvështrimin tim, me sa kam vëzhguar nga mediat dhe portalet, them që adoleshentët janë viktima më e madhe sepse është dhe një moshë që limitet tejkalohen lehtë, një moshë që nuk mendon gjatë pasojat, nuk thellohet shumë në dëmin që i shkakton tjetrit. Adoleshentët janë pjesa më e madhe dhe që e praktikojnë, por dhe që bien viktimë e përndjekjes."

"Në fakt, ligji është i mirorganizuar, në funksion total, pjesa që do të theksoja për të parandaluar janë rrjetet sociale. Shumë shantazhe dhe përndjekje sot ndodhin nëpërmjet rrjeteve sociale, që për fat të keq nga të rinjtë janë përqafuar masivisht. Unë e shoh emergjente që prindërit duhet t’u qëndrojnë shumë më pranë fëmijëve, sidomos vajzave, t’u japin atyre lirinë për të hapur biseda edhe për çështje intime, për ndjenjat e simpatitë e para. Pjesa e dytë është edukimi dhe sensibilizimi në rrjete sociale, ku psikologët, punonjësit socialë, sociologët të bëjnë më shumë thirrje rreth pasojave që sjell përndjekja. Edhe në shkolla duhet të punohet intensivisht për të vetëdijesuar këta të rinj që zgjidhja nuk është përndjekja, por gjetja e një pike të përbashkët dhe menaxhimit të ndjenjave dhe emocioneve për një shëndet emocional, por edhe mendor."
Përndjekja është një nga veprat penale më të rënda sa i përket problematikës që ajo paraqet, pasi në shumë raste, ajo mund të agravojë deri në vepra të tjera penale si "plagosja", ose "vrasja". Gratë dhe vajzat, të cilat janë viktimat më të prekura të përndjekjes referuar statistikave zyrtare, duhet të ndërgjegjësohen e të denoncojnë menjëherë pranë policisë në rast përballje me një dhunues si përndjekësit. Ndonëse sipas të dhënave, numri është i ulët, nga ana e avokatëve dhe sociologëve të Korçës, numri është më i madh sesa rastet e denoncuara, e kjo për shkak të neglizhencës dhe frikës së viktimave të përndjekjes./ CNA TV
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në konfere...
Në Shqipëri do të hapet një universitet turk. Lajmin ...
Turqia do të bëjë trajnime dhe do të japë mbështetje me pa...
Në Tiranë pritet të përurohet xhamia e Namazgjasë me prani...
Që doganat janë hambar me hajdutë kjo dihet, por që ta...
Grupi Parlamentar i PD-së reagoi ashpër për anulimin e...
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka mbërritur m...
Fituesi i "Big Brother VIP", këngëtari dhe ish-noteri,...
Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja, ka dorëz...
Gazetari Sokol Balla “kërcënoi” mbrëmjen e së mërkurës...
Shqisa të mprehta, shumë studim e “stërvitje me shijen” du...
Numri i studentëve po vjen në ulje të shpejtë, për shkak t...
Këtë të enjte po ju njohim me disa prej titujve kryesorë t...
Opozita nuk do të ndalë protestat para Bashkisë së Tiranës...
Ish-ministri Fatmir Xhafaj në emisionin Opinion ka folur p...
Sonte i ftuar në emisionin Opinion, Fatmir Xhafaj ka folur...
Ashtu siç ishte paralajmëruar reshjet e shiut kanë kri...
Kuvendi i Shqipërisë ka njoftuar se seanca parlamentare që...
Në Shqipëri, Sarandë po mbahet Kampionati i 6-të Botëror...
GjKKO ka rrëzuar kërkesën e ish-ministrit të Mbrojtjes, Fa...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...