Edhe një tjetër “pikëz e voçkël” mbushet me shtëpi
Analisti dhe gazetari Mentor Kikia ka reaguar pas zjarrit ...
Analisti dhe gazetari Mentor Kikia ka reaguar pas zjarrit ...

Fituesi i "Big Brother VIP", këngëtari dhe ish-noteri, Luiz Ejlli, është dënuar me një vit burg.
Ai është dënuar me akuzën e falsifikimit të dokumenteve për të justifikuar burimin e paligjshëm të pasurive me prejardhje nga aktiviteti kriminal i shtetasit F. A.
Ishte ky i fundit që u paraqit në prokurori për të kërkuar heqjen e sekuestros së pronave të tij më 25 shkurt të 2022-shit.
Shtetasi F.A. paraqiti një deklaratë noteriale, e cila sipas tij ishte bërë te zyra noteriale e Luiz Ejllit më datë 16 dhjetor 2015 dhe mbante të dhënat si në faksimile “nr 663 Rep, Nr 213 Kol datë 16.12.2015”.
Kjo deklaratë kishte në përmbajtje marrjen e një huaje nga bashkëshortja e tij në dy këste të shumave 151 mijë euro në vitet 2008-2015 dhe 60 mijë euro në vitet 2011-2015.
Kjo deklaratë nuk u gjend në arkivat e Ministrisë së Drejtësisë, ndërsa në arkivat e Luiz Ejllit u gjet një deklaratë në emër të një tjetër shtetasi dhe jo të bashkëshortes së shtetasit F. A.
Sipas prokurorisë, Luiz Ejlli e kishte falsifikuar këtë dokument me shtetasin F. A., ndërkohë që i ishte hequr licenca e noterit.
Njoftimi i plotë:
Falsifikuan dokumente për të justifikuar burimin e paligjshëm të pasurive me prejardhje nga aktiviteti kriminal, me kërkesë të Prokurorisë Fier dënohet ish-noteri L.E. dhe shtetasi F.A.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier kërkoi dënimin me 12 muaj burgim të ish-noterit E.L., dhe shtetasit F.A. të akuzuar për kryerjen e veprës penale ‘Falsifikimi i dokumenteve’ kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 186, paragrafi 2 i Kodit Penal.
Në kuadër të hetimeve të iniciuara nga ish Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Lushnjë mbi procedimit penal nr. 388, të vitit 2022, me të pandehur, shtetasit L.E dhe F.A., rezultoi e provuar se i pandehuri F.A., në bashkëpunim me të pandehurin L.E., ish-noter, kanë falsifikuar deklaratën noteriale, të cilën i pandehuri F.A. e ka përdorur në Prokurori, për të justifikuar burimin e krijimit të pasurive të tij, të sekuestruara në kuadër të hetimeve të procedimin pasuror nr. 3 të vitit 2021, të ish Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Lushnjë.
Deklarat noteriale e hartuar nga i pandehuri L.E., ishte falsifikuar në përmbajtjen e saj, por mbante nënshkrimin e këtij të fundit. U provua se, me të njëjtën datë, numër repertori e koleksioni që mbante kjo deklaratë noteriale, në regjistrin e ish-noterit L.E. dhe në arkivën e akteve noteriale të hartuara prej tij, në vitin 2015, ekziston një deklaratë noteriale me palë të ndryshme.
Konkretisht, i pandehuri L.E, megjithëse i ishte hequr licensa nga Ministria e Drejtësisë, duke qenë ende në posedim të vulave të noterit, në bashkëpunim me të pandehurin F.A., kanë krijuar deklaratën noteriale me të dhëna të pavërteta, dhe më pas i pandehuri F.A., në datën 25.02.2022, e ka dorëzuar këtë deklaratë noteriale në ish-Prokurorinë Lushnjë.
Në datën 02.10.2024, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka përfunduar shqyrtimin gjyqësor të çështjes dhe vendosur të deklarojë fajtor të pandehurit për faktin e dërguar për gjykim, si më poshtë:
- Deklarimin fajtor të të pandehurit L.E., për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 186 prag.2, i Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 12 (dymbëdhjetë) muaj burgim;
- Deklarimin fajtor të të pandehurit F.A, për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim, dhe dënimin e tij me 18 (tetëmbëdhjetë) muaj burgim.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, shpreh angazhimin e plotë për hetimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që kryejnë vepra penale në fushën e falsifikimit të dokumentave, me qëllim realizimin e përfitimeve në mënyrë të paligjshme./ CNA
Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja, ka dorëz...
Gazetari Sokol Balla “kërcënoi” mbrëmjen e së mërkurës...
Shqisa të mprehta, shumë studim e “stërvitje me shijen” du...
Numri i studentëve po vjen në ulje të shpejtë, për shkak t...
Këtë të enjte po ju njohim me disa prej titujve kryesorë t...
Opozita nuk do të ndalë protestat para Bashkisë së Tiranës...
Ish-ministri Fatmir Xhafaj në emisionin Opinion ka folur p...
Sonte i ftuar në emisionin Opinion, Fatmir Xhafaj ka folur...
Ashtu siç ishte paralajmëruar reshjet e shiut kanë kri...
Kuvendi i Shqipërisë ka njoftuar se seanca parlamentare që...
Në Shqipëri, Sarandë po mbahet Kampionati i 6-të Botëror...
GjKKO ka rrëzuar kërkesën e ish-ministrit të Mbrojtjes, Fa...
Drejtori i Erion Veliajt, Elton Kacidhja, i cili drejton U...
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka dhënë informacion...
Në kuadër të vizitës në Shqipëri, të Presidentit të Turqis...
Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Dubrovnik të Kroacis...
Procesi pompoz i tenderit për ndërtimin e portit të ri tre...
Ditën e nesërme, Presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erd...
Avokati i Ervin Salianjit, Ledio Braho, ka folur pas p...
Drejtori i Ujësjellësit të Tiranës, Elton Kacidhja ësh...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...