Shtypi i ditës, e enjte, 10 tetor 2024/ Njihuni me titujt kryesorë të gazetave
Këtë të enjte po ju njohim me disa prej titujve kryesorë t...

Numri i studentëve po vjen në ulje të shpejtë, për shkak të reduktimit të popullsisë së re në moshë, por vitet e fundit gjithnjë e më shumë maturantë po zgjedhin institucionet private të arsimit të lartë.
Të dhënat nga Portali Studentor tregojnë se në vitin akademik 2024-2025, rreth 15,111 maturantë kanë zgjedhur të ndjekin studimet e larta, nga të cilët 9920 u regjistruan në universitetet publike me rënie 19% nga viti i kaluar, ndërsa kanë zgjedhur të studiojnë në privat 5191 studentë ose 34.4% e totalit të studentëve.
Në total deri më tani, janë regjistruar 15,111 studentë ndërkohë që totali i kuotave në të gjitha programet e studimit të Institucionet e Arsimit të Lartë në Shqipëri është 30,805, nga të cilat më shumë se gjysma mbetën të lira, referojnë të dhënat nga Portali Studentor.
Përllogaritjet tregojnë se në 10 universitetet kryesore të vendit, 41.3% e degëve janë në rrezik për t’u mbyllur për shkak se nuk ka studentë. Në Universitetin e Gjirokastrës, 81.8% të degëve rrezikojnë të mbyllen pasi nuk plotësojnë numrin minimal të studentëve.
Të dhënat e Portalit të Studentëve tregojnë se 42.8% e programeve të studimit që janë prioritet kombëtar rrezikojnë të mbyllen pasi studentët nuk kanë treguar interes për to.
Tarifat gati të njëjta dhe fleksibiliteti më i madh i programeve të studimit po çon gjithnjë e më shumë studentë në privat. Të dhënat nga INSTAT tregojnë se në vitin 2023 në Institucionet Private të Arsimit të Lartë kishte gjithsej 32,387 studentë ose 32 për qind më shumë. Në të njëjtën periudhë numri i studentëve në Universitetet publike pësoi rënie me 27%.
Në bazë të kësaj ecurie auditorët në Universitetet Publike rrezikojnë të mbetën bosh më shpejt sesa pritej, teksa reduktimi i studentëve nuk po shoqërohet me rritje të cilësisë.
Trupa akademike në universitetet shqiptare si të gjithë funksionet e tjera publike është e nënpaguar. Në universitetet publike pedagogët janë të dy a trepunësuar dhe puna në universitet mund të jetë angazhimi i fundit për shumë prej tyre. Në shumë raste cilësia e mësimdhënies cenohet rëndë nga ky fakt.
Zhvillimet demografike lajmërojnë se gjatë dekadës në vijim do të kemi sërish një përgjysmim të studentëve. Rënia e lindjeve dhe emigracioni i përqendruar në moshat e reja pritet të çojë numrin total të studenteve që regjistrohen në vit të parë jo më 10 mijë në vitet në vijim.
Mentaliteti se duhet shkolla e lartë krijoi një inflacion diplomash të cilat nuk u përkthyen në profesione. Shumica e të rinjve të diplomuar në dy dekadat e fundit u punësuan në call center dhe kamerierë në njësitë e shërbimeve si rrjedhojë e mospërputhjes së shkollës me diplomën.
Zhvillimet në arsimin e lartë në dy dekadat e fundit kanë bërë më skeptikë maturantët. Nga viti 2016 në vitin 2022 një fluks i lartë të rinjsh kanë emigruar dhe ky fenomen bashkë më rënien e lindjeve vite më parë po sjell reduktim të studentëve. Vitin e kaluar, sipas INSTAT, ishin të regjistruar në universitetet vendase rreth 116 mijë studentë dhe këtë vit është reduktuar më tej./ Monitor.al
Këtë të enjte po ju njohim me disa prej titujve kryesorë t...
Opozita nuk do të ndalë protestat para Bashkisë së Tiranës...
Ish-ministri Fatmir Xhafaj në emisionin Opinion ka folur p...
Sonte i ftuar në emisionin Opinion, Fatmir Xhafaj ka folur...
Ashtu siç ishte paralajmëruar reshjet e shiut kanë kri...
Kuvendi i Shqipërisë ka njoftuar se seanca parlamentare që...
Në Shqipëri, Sarandë po mbahet Kampionati i 6-të Botëror...
GjKKO ka rrëzuar kërkesën e ish-ministrit të Mbrojtjes, Fa...
Drejtori i Erion Veliajt, Elton Kacidhja, i cili drejton U...
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka dhënë informacion...
Në kuadër të vizitës në Shqipëri, të Presidentit të Turqis...
Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Dubrovnik të Kroacis...
Procesi pompoz i tenderit për ndërtimin e portit të ri tre...
Ditën e nesërme, Presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erd...
Avokati i Ervin Salianjit, Ledio Braho, ka folur pas p...
Drejtori i Ujësjellësit të Tiranës, Elton Kacidhja ësh...
Në nisje të vitit të ri akademik, ministri i Mbrojtjes, Pi...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Pr...
Gjykata e Posaçme ka rrëzuar këtë të mërkurë kërkesën ...
Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha emëron drejtoreshën e re...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...