web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Erdogan nesër në Tiranë, zbardhet agjenda

9 Tetor 2024, 16:03, Aktualitet CNA
Erdogan nesër në Tiranë, zbardhet agjenda
Presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdogan

Ditën e nesërme, Presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdogan do të vizitojë Tiranën, ku dhe do të jetë i pranishëm në ceremoninë e inaugurimit të xhamisë së Namazgjasë.

Tashmë është zbardhur dhe agjenda e vizitës së Presidentit.

Erdogan do të zhvillojë takim me presidentin Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama, me këtë të fundit do të ketë edhe një deklaratë për mediat në orën 14:00.

Agjenda:

11:30 – 11:40

Ceremonia e pritjes në presidencë

11:40 – 12:40

Takim me presidentin Begaj

12:40 – 13:40

Mbledhja e Këshillit të bashkërendimit të nivelit të lartë

13:40 – 14:00

Ceremonia e firmosjes së marrëveshjeve

14:00 – 14:30

Deklaratë Erdogan- Rama

16:30 – 17:30

Ceremonia e inaugurimit të Xhamisë

Megjithatë agjenda e vizitës së presidentit turk mund t'i nënshtrohet ndryshimeve në orare dhe takime./ CNA





Lajmet e fundit nga