Edmond Spaho: Edi Rama nuk duhet të japë dorëheqjen
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ed...
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ed...

Kristo Mema, një nga të përndjekurit politikë të komunizmit është ndarë nga jeta në moshën 89-vjeçare.
Lajmin e ka bërë të ditur Besim Ndregjoni, Presidenti i Unionit Mbarëkombëtar të Integrimit të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë.
Ndregjoni e cilëson Kristo Memën si qëndrestar dhe ikonë të vuajtjeve në Elbasan, ndërsa shprehet se është pinjoll i familjes së madhe të Memave.
Ai tregon se si ish-i përndjekuri politik dhe familja e tij u përplasën me regjimin komunist dhe u torturuan për vite me radhë.
Deklarata e plotë:
U shua një fisnik i Elbasanit, pinjolli i familjes së madhe të Memave, ai që provoi burgun dhe internimin politik Kristo Mema!

Rrjedh nga një familje e pasur e Shtermenit të Elbasanit dhe kjo familje u përplas me komunizmin, qysh në vitin '43. Në gushtin e '43-shit, vëllanë e babait e pushkatojnë partizanët dhe prej asaj kohe u bë shkëputja. Më parë, ishin të përbashkët në luftë, kundër pushtuesve. Në vitin '44, u rreshtuan me forcat e Ballit Kombëtar të Mid'hat Frashërit. I nipi i babait, Jorgji, u emërua si sekretar i përgjithshëm i qarkut të Elbasanit, për Ballin Kombëtar dhe të tjerët me detyra, për të mbrojtur dinjitetin e popullit. Në vitin '44, u shpërngulëm dhe vajtëm në Tiranë sepse Jorgji kërkohej nga komunistët, edhe ne si familje. Në '43-shin, digjen dy shtëpi nga partizanët: shtëpia e Stefanit dhe shtëpia e Trifonit, të dy vëllezërve të babait dhe në '44-ën djegin shtëpinë e tretë, po të vëllait të babait, të Mihal Memës. Kështu që u shpërngulëm. Në nëntor të 1944-ës, vritet Jorgji në Tiranë, nga partizanët. Atëherë, u dorëzuan prindërit tanë, nëpërmjet miqësisë. Tre xhaxhallarët u dorëzuan, dy nipërit ikën, një vëllai i madh, Trifoni, u kap në Kukës dhe me tortura e zhdukën. Pra, u bënë tre: në '43-shin, vëllai i babait, në nëntor '44, Jorgji dhe në dhjetor po të '44-ës, zhduket nga torturat i ati i Jorgjit, vëllai tjetër i babait...Lufta kishte filluar nga '43-shi, por ishte luftë politike, tani nga '45-a, filloi dhe lufta ekonomike. Në '46-ën bëhet Reforma Agrare dhe konfiskohet gjithë pasuria, tokat, pyjet që kishim ne, prona private të luajtshme dhe të paluajtshme.
Kristo Mema ishte një nga figurat më qëndrestare, një nga qëndrestarët e Demokracisë, Kristo Mema. I lindur dhe i rritur në Shtërmen të Elbasanit, duke u përfshirë në lëvizjen demokratike të ndryshimit të sistemit, pas një periudhe të gjatë vuajtjesh në burgjet e diktaturës komuniste, ai u bë një nga figurat qendrore të Shoqatës së të Përndjekurve, dhe po aq dhe një nga mbështetësit aktivë të PD-së në vite. Kristo Mema u dallua për pjekuri e gjakftohtësi, intelekt dhe mendim të pjekur në të gjithë angazhimet e tij. Kristo Mema ishte human dhe patriot. Ishte njeri me sinqeritet e burrëri. I vendosur dhe transparent në mendim. Ai u bë një nga iniciatorët kryesorë për gjetjen e eshtrave të të vrarëve e të pushkatuarve pa varre nga Diktatura Komuniste. Kështu një demokrat i pastër në shpirt, një demokrat i vendosur, ai kurrë nuk gaboi dhe nuk ishte një nga ata që kërkonte hakmarrje, por gjithnjë foli për pajtim, falje dhe gjithëpërfshirje. Në fakt ai gjithnjë ishte në krah të emrave më të ndritur të lëvizjes demokratike shqiptare dhe gjithnjë në ballë të vlerave që synonin liri, integritet dhe lëvizje për ta bërë Shqipërinë si e gjithë Europa. Kristo Mema ishte një nga figurat qendrore që mbështeti në vitet e para të Demokracine në Elbasan, ai rreshtohet krahas patriotëve elbasanas për trimërinë e tij ndaj xhelateve komuniste. Kristo Mema ishte dhe një nga miqtë e ngushtë dhe mbështetësit e të pavdekshmit, Pjetër Arbnori At Zef Pllumit Hafiz Sabri Koçit, Ai ishte mbështetës i Lef Nosit e Visarjon Xhuvanit e shumë ikonave të elitës antikomuniste që vuajtën në kampin e tmerrshëm të Spaçit. Kështu ikja e tij në amshim, është një humbje e madhe për Demokracinë, për familjen, për ne të mbijetuarit e diktaturës, për qytetin e Elbasanit. Qofsh i Parajsës Kristo Mema. Ngushëllime Gjergjit, familjarëve të tij, dhe të gjithë të afërmve dhe miqve. Ngushëllime të gjithë atyre që e kanë njohur nga afër dhe e kanë ndjerë humbjen e ikjes së tij të dhimbshme. I qoftë dheu i lehtë!/ CNA
Nënkryetarja e PL-së, Erisa Xhixho shprehet se braktis...
GJKKO ka dënuar këtë të mërkurë me 2 vite shërbim prov...
Dy aplikime për impiante eolike janë paraqitur në Ministri...
Leku po ruan pozita të forta në kursin e këmbimit valutor ...
Rreth 40% e shqiptarëve të punësuar pohuan se kanë ngr...
Këtë të mërkurë po ju njohim me disa prej titujve krye...
Nënkomisioni “Për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë t...
Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit i rekomandoi të mart...
Rreth një vit e gjysmë ka zgjatur për Loina Priftin emërim...
Në bazë të parashikimit të Shërbimit Meteorologjik Ushtara...
Vetëm pak javë pasi e futi në listën e projekteve me rëndë...
Përfaqësuesit e Ballkanit Perëndimor Gjashtë miratuan Dekl...
CNA mbrëmjen e kaluar publikoi një video e cila tregonte n...
Ditën e enjte, më 10 tetor do të inaugurohet xhamia e Nama...
Mbledhja e Këshillit Bashkiak është shoqëruar me protestë ...
Kreu i PD-së, Sali Berisha ka bërë një denoncim, ku tr...
Anëtarët e Këshillit Bashkiak të PD-së kanë protestuar në ...
Prokuroria e Tiranës ka kërkuar dy vite burg për ish-Sekre...
Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, ka komentuar fa...
Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja, pas 5 orësh,...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...