Edhe një tjetër “pikëz e voçkël” mbushet me shtëpi
Analisti dhe gazetari Mentor Kikia ka reaguar pas zjarrit ...
Analisti dhe gazetari Mentor Kikia ka reaguar pas zjarrit ...

Shqisa të mprehta, shumë studim e “stërvitje me shijen” duket se janë armët e vetme që do të kenë me vete pesë përfaqësues të ekipit shqiptar në Kampionatin Botëror të Degustimit Verës, ku vendi ynë merr pjesë zyrtarisht për herë të parë.
Kjo do të jetë përballja e parë e kantinave shqiptare në një terren tërësisht të ri për to, që synon ta identifikojë qartë Shqipërinë si një destinacion të prodhimit të verës dhe pse jo të nxisë turizmin që lidhet me të. Ky kampionat është në edicionin e tij të 12-të dhe do të mbahet më 12 tetor në Château Dauzac në Margaux, aftër Bordosë në Francë.
Në bazë të këtij aktiviteti "blind testing" (apo degustrim "i verbër") që nënkupton se pjesëmarrësit do të provojnë verëra të ndryshme, për të cilat nuk do të kenë asnjë informacion paraprak dhe në bazë të shijes dhe elementeve të tjera të vlerësimit do të japë vlerësimin për varietetin e rrushit, rajonin, shtetin, treguesit e detajuar gjeografikë dhe vitin e prodhimit (kur është vjelë rrushi apo prodhuar vera).

Ekipi shqiptar do të ketë si pjesëtarë të tij trajnerin Chris Gurali, Admir Pupën (testues dhe përfaqësues i kantinës "Pupa"), Flori Uka (testues, enolog, përfaqësues i kantinës "Uka"), Serxhio Prelashi (lideri i ekipit, testues, enolog, somelier, themelues i verërave Parcelare SSP), Rigers Kaçorri (testues, enolog, përfaqësues i kantinës "Arbëri").
“World Tasting Championship është kompeticioni më i madh botëror i verërave. 40 shtete përfaqësohen në kompeticion me nga 5 degustuesit dhe njohësit më të mirë të verërave të vendit të tyre! Thuajse të gjitha shtetet pjesëmarrëse kanë një konkurs kombëtar për të zgjedhur 5 njohësit më të mirë.
Për shembull, Kina teston 300.000 somelierë në vit për të zgjedhur 5 më të mirët për t’u përfaqësuar në këtë kompeticion”, tha për “Monitor” lideri i ekipit shqiptar z.Prelashi.
Pjesëmarrja në një garë si kjo vlerësohet, sipas tij, si një mundësi e jashtëzakonshme për vende si Shqipëria ku prodhimi i verës dhe kantinat cilësore janë rritur vit pas viti, por ende nuk kemi një njohje ndërkombëtare si një destinacion i kësaj fushe. Shqipëria ka një potencial të jashtëzakonshëm për segmentin e turizmit të verës, që është një turizëm, i cili tërheq pas vetes miliona turistë anekënd globit në kërkim të etiketave të veçanta.

Flori Uka, nga kantina Uka tregon se propozimi fillestar erdhi nga Serxhio Prelashi i cili jeton në Francë prej vitesh, ku është i angazhuar në sektorin e verës.
“Dëshira e tij për të promovuar sa më shumë verërat shqiptare dhe Shqipërinë si një hartë apo destinacion i rëndësishëm i verës ndërkombëtare, bëri të mundur krijimin e skuadrës sonë. Mendoj që është një ndër pikat më të larta të karrierës sime personale si somelier. Gjithashtu kjo jep një impakt të mirë edhe për kantinën tonë që është baza ku unë jam formuar profesionalisht”, thotë ai.
Rigers Kaçori nga kantina "Arbëri" në vend shprehet se pjesëmarrja në këtë garë sjell përfitim përtej personales sa i takon markës që ai përfaqëson.
“Pjesëmarrja në këtë event është një privilegj për mua dhe kantinën pasi po njihemi kudo nëpër botë. Është promovim i dyfishtë personal dhe profesional dhe uroj që si pjesë e ekipit të Shqipërisë të arrijmë pse jo rezultate ambicioze. Kjo do t’i jepte një zë të madh Shqipërisë, e cila duhet të fillojë të njihet në arenën botërore edhe nga prodhimi cilësor i pijes verës”, shprehet ai.
Në të njëjtën linjë duket se është edhe Admir Pupa nga kantina "Pupa", i cili shprehet se përzgjedhja për të qenë pjesë e ekipit shqiptar në këtë garë ndërkombëtare është vlerësim për kantinën që ka në bazën e saj prodhimin e verës me rrushin autokton të Beratit, disa varietete mjaft të vjetra që e bëjnë të veçantë verën./ Monitor.al
Numri i studentëve po vjen në ulje të shpejtë, për shkak t...
Këtë të enjte po ju njohim me disa prej titujve kryesorë t...
Opozita nuk do të ndalë protestat para Bashkisë së Tiranës...
Ish-ministri Fatmir Xhafaj në emisionin Opinion ka folur p...
Sonte i ftuar në emisionin Opinion, Fatmir Xhafaj ka folur...
Ashtu siç ishte paralajmëruar reshjet e shiut kanë kri...
Kuvendi i Shqipërisë ka njoftuar se seanca parlamentare që...
Në Shqipëri, Sarandë po mbahet Kampionati i 6-të Botëror...
GjKKO ka rrëzuar kërkesën e ish-ministrit të Mbrojtjes, Fa...
Drejtori i Erion Veliajt, Elton Kacidhja, i cili drejton U...
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka dhënë informacion...
Në kuadër të vizitës në Shqipëri, të Presidentit të Turqis...
Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Dubrovnik të Kroacis...
Procesi pompoz i tenderit për ndërtimin e portit të ri tre...
Ditën e nesërme, Presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erd...
Avokati i Ervin Salianjit, Ledio Braho, ka folur pas p...
Drejtori i Ujësjellësit të Tiranës, Elton Kacidhja ësh...
Në nisje të vitit të ri akademik, ministri i Mbrojtjes, Pi...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Pr...
Gjykata e Posaçme ka rrëzuar këtë të mërkurë kërkesën ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...