Ndahet nga jeta mjeshtri i humorit, Todi Llupi
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit To...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit To...

Këngëtari dhe ish-noteri, Luiz Ejlli është vënë nën akuzë dhe është marrë i pandehur nga drejtësia shqiptare që nga data 26 dhjetor 2022.
Ai dyshohet se ka kryer veprën penale të “falsifikimit të dokumenteve, kryer në bashkëpunim”.
Gatë kohës që Ejlli ndodhej në “Big Brother VIP”, kishte të hapur një betejë ligjore me drejtësinë, nisur në qytetin e Lushnjës, proces ky që vazhdon aktualisht në Prokurorinë dhe Gjykatën e Fierit, pas hartës së re gjyqësore.
Prokuroria ka kërkuar dënimin e Luiz Ejlli dhe në rast se vërtetohen akuzat, referuar kodit penal, ky i fundit rrezikon nga 6 muaj deri në 4 vite burgim.
Më 25 shkurt të 2022-shit shtetasi F.A. ka paraqitur në prokurori një deklaratë noteriale, e cila sipas tij ishte bërë tek zyra noteriale e Luiz Ejllit më datë 16 dhjetor 2015 dhe mbante të dhënat si në faksimile “nr 663 Rep, Nr 213 Kol datë 16.12.2015”.
Kjo deklaratë kishte në përmbajtje e marrjen e një huaje në dy këste të shumave 151 mijë euro në vitet 2008-2015 dhe 60 mijë euro në vitet 2011-2015. Me këto para bashkëshortja e shtetasit F.A i kishte marrë për të shlyer një kredi.
Por kjo deklaratë e paraqitur në prokurori, nuk ishte gjendur në arkivat e Ministrisë së Drejtësisë, në përgjigje të kërkesave për informacion.
Kjo ka futur prokurorinë në dyshime se mund të ketë shkelje ligjore dhe ka thelluar hetimet për veprimtarinë noteriale të Luiz Ejllit.
Prokuroria ka kërkuar në arkivat e noterit Luiz Ejlli të dhëna për këtë deklaratë noteriale dhe ajo rezulton si deklaratë, por në emër të një tjetër shtetasi dhe jo të bashkëshortes së shtetasit F.A., të cilës i ishte sekuestruar pasuria.
Mospërputhja e këtyre deklaratave ka shtyrë prokurorinë të hapë regjistrin e ish-noterit Ejlli.
Sipas FaktCheck, është zbuluar se as në datën 16.12.2015 e as pas kësaj date shtetasi F.A. nuk kishte kryer asnjëherë një veprim noterial tek zyra e Luiz Ejllit.
Për këtë arsye, Prokuroria ka ngritur akuzat se kemi të bëjmë me një falsifikim intelektual, ku është ndryshuar përmbajtja e një dokumenti dhe jo firma e vula.
“Duke qenë se Shkrimi e nënshkrimi i tij dhe gjurmët e vulave në këtë dokuemnt (Deklaratë Noteriale) janë të njëjta me ato që gjenden me aktet e tjera të dorëzuar nga ai tek noterja V.S. (e cila mban arkivin e Luiz Ejllit), pra nuk janë të falsifikuara por përmbajtja ndryshon, arrihet në përfundimin e pakontestueshëm që ky dokument i rremë në përmbajtja është krijuar në bashkëpunim midis Luiz Ejlli dhe shtetasit F.A me qëllim që ky i fundit ta përdorte për të justifikuar pasurinë e tij objekt procedimi penal”, deklaron Prokuroria e Fiert.
Sipas Pokurorisë, “Rezulton e Provuar se shtetasi F.A e ka kryer veprën penale të “falsifikimit të dokumenteve, në formën e falsifikimit intelektual në bashkëpunim edhe me ish-noterin Luiz Ejlli, pasi ky i fundit thotë prokuroria i ka patur vulat deri më datë 16 prill 2022 kur i janë marrë në dorëzim dhe janë nxjerr jashtë përdorimit me komision të ngritur nga Ministria e Drejtësisë”.
Si rrjedhojë, Luiz Ejlli është marrë i pandehur për falsifikim./ CNA.al
Një furtunë shkarkimesh po ndodh në Komisariatin e Policis...
Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste në Korçë, Niko ...
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar mish lope pa vu...
Ministria e Arsimit, Evis Kushi, është pyetur sot nga gaze...
Gazetari i mirënjohur, Blendi Fevziu ka reaguar në lidhje ...
Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka zhvilluar një taki...
Askush nuk do ta besonte se Reforma në Drejtësi do të mbër...
Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish Sigurimit t...
Duke nisur nga sot, data 7 korrik, në portalin e-Albania m...
Ditën e sotme është hapur për qarkullimin e automjeteve ak...
Gjykata e Tiranës ka dhënë sot masën e sigurisë për menaxh...
Ministria e Jashtme e Shqipërisë i është përgjigjur Athinë...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi që fushata e kandid...
Menaxheri i VIP-ave, shtetasi Aldor Nini, drejtuesi i "Acr...
Presidenti i Shqipërisë, Barjam Begaj ka bërë me dije se h...
Kryeministri Edi Rama gjatë një deklarate të përbashkë...
Kryeministri Edi Rama i është drejtuar kryeministres së Bo...
Kryeministri Edi Rama po zhvillon sot ditën e dytë të turi...
Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, në një konferenc...
Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, në datat...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit To...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...