
Që doganat janë hambar me hajdutë kjo dihet, por që tani janë kthyer edhe në vendstrehime për palaço, këtë po e mësojmë së fundi.
CNA ka filluar një investigim në lidhje me transportin e mbetjeve toksike nga Shqipëria drejt vendeve të Azisë.
Pati shumë zhurmë, debate, përplasje politike, akuza e kështu me radhë, por për të mos qenë pjesë e tyre, duke dalë mbi palët, për të thënë të vërtetën që i intereson publikut, ne filluam një investigim.
Ne ndoqëm këshillën e kryeministrit, që na sugjeron të pyesim institucionet dhe ne kështu bëmë.
Në datën 8 shtator i kemi dërguar shkresë zyrtare Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, jo për të mësuar se si është mashtruar ndonjë shtetas turk për t’i dhënë pasaportë shqiptare apo për hajdutëritë që ndodhin 24 orë në dogana, këto tashmë dihen, i di edhe Gent Gazheli mirë, një nga personazhet e bëmave dhe gjëmave të mëdha, pavarësisht se është futur në strofullën e doganave dhe blen influencë për të mos pasur shqetësime mediatike dhe raportime.

Në zbatim të ligjit i nisëm një shkresë Drejtorisë së Doganave, siç e shikoni edhe më poshtë, por ky institucion i mbushur me rrugaçë dhe të paaftë, me hajdutë dhe të korruptuar nuk na ktheu përgjigje.

Për gati 3 javë nuk morëm përgjigje dhe në datën 28 shtator i nisëm shkresën e dytë për dijeni dhe Komisionerit për të Drejtën e Informimit, për të marrë një informacion.


Ne nisëm një investigim të thjeshtë dhe jo vetëm me doganat, në disa institucione përgjegjëse në lidhje me atë që kishte ndodhur, për t’u thënë të vërtetën shqiptarëve dhe të parëve iu drejtuam institucioneve për të pasur një informacion të saktë zyrtar dhe për të mos mbetur tek akuzat politike dhe te thashethemet.
Herën e parë nuk na kthyen përgjigje, çka na ngriti dyshime, pse vonohet përgjigjja, cila është arsyeja që nuk na e thonë të vërtetën?
Ne kishim bërë pyetje të thjeshta: Çfarë mbetjesh janë? A hynë apo nuk hynë në Shqipëri?
Në rast se nuk kanë hyrë, është e thjeshtë, mund të thoshin se në Shqipëri nuk kanë hyrë mbetje të tilla.
Në rast se kanë dalë pasi janë mbetje të prodhuara nga kompani shqiptare, përgjigjja do të ishte kanë dalë kaq, në kaq kohë, është shumë e thjeshtë. Kanë dalë nga Durrësi, kanë dalë nga Vlora, mund të kenë dalë nga Rinasi.
Prandaj na bëri çudi se pyetjeve tona të thjeshta dogana nuk u dha përgjigje. Por pasi iu drejtuam Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe në momentin kur morën letrën e dytë dhe kuptuan se dikush do të gjobitej dhe çështja do të shkonte në gjykatë, na erdhi një përgjigje.
Përgjigjen na e dha Elvis Sejdiaj, një zyrtaruc i doganave që mbulon mediat, quhet koordinator i mediave. Kur na erdhi përgjigja dhe na kontaktoi, kuptohet që na bëri dalje, “ne punojmë me kode doganore”.

Sipas zotërisë, gazetarët duhet të dinë kodet e mbetjeve të mirëcaktuara, duhet të kenë bërë shkollë doganash, këtë shkollën e hajdutëve të ushtarëve të Gent Gazhelit apo të shitjes së shtetësisë shqiptare shtetasve turq që të marrin një përgjigje nga doganat.
Kur më pas e telefonon koordinatorin e medias së doganave dhe e sqaron se ka një Kushtetutë, neni 23, pika 1, ka një ligj për të drejtën e informimit dhe gazetarët po bëjnë pyetje të thjeshta, a kanë hyrë mbetje të rrezikshme në Shqipëri dhe a kanë dalë mbetje të rrezikshme nga Shqipëria.
Ndërsa koordinatori i medias na thotë gjeni kodet ose sa kode të ndryshme janë. Është njësoj si ta pyesësh sa litra birrë hyjnë në Shqipëri në një vit dhe ai të thotë birrat janë të llojeve të ndryshme. Patjetër që birrat janë të llojeve të ndryshme. Ne po themi birrë, nuk ka rëndësi e çfarë lloji është.

Ne po themi mbetje toksike, mbetje të rrezikshme nuk ka rëndësi sa lloje janë për ne, ne duam një sasi totale. Kodet janë punë e doganave, nuk janë punë e mediave, por kur strehon palaço që të merren me mediat dhe jo gazetarë me eksperiencë të cilët dinë të argumentojnë, dinë të kthejnë një përgjigje zyrtare, atëherë kështu ndodh, marrin eksperiencën e gazhelëve, hajdutëve të doganave e kështu me radhë.
Gjithsesi, ne nuk do të heqim dorë nga investigimi ynë, fakti që morëm këtë lloj përgjigje pa përgjigje për të fshehur të vërtetën tregon se sërish jemi në rrugën e duhur, se kemi të bëjmë me një skandal dhe një aferë shumë të madhe pas së cilës qëndrojnë edhe vetë doganat, që fshehin shifrat dhe nuk japin të dhënat e vërteta në lidhje me mbetjet e rrezikshme që kanë dalë nga Shqipëria./ CNA
Grupi Parlamentar i PD-së reagoi ashpër për anulimin e...
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka mbërritur m...
Fituesi i "Big Brother VIP", këngëtari dhe ish-noteri,...
Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja, ka dorëz...
Gazetari Sokol Balla “kërcënoi” mbrëmjen e së mërkurës...
Shqisa të mprehta, shumë studim e “stërvitje me shijen” du...
Numri i studentëve po vjen në ulje të shpejtë, për shkak t...
Këtë të enjte po ju njohim me disa prej titujve kryesorë t...
Opozita nuk do të ndalë protestat para Bashkisë së Tiranës...
Ish-ministri Fatmir Xhafaj në emisionin Opinion ka folur p...
Sonte i ftuar në emisionin Opinion, Fatmir Xhafaj ka folur...
Ashtu siç ishte paralajmëruar reshjet e shiut kanë kri...
Kuvendi i Shqipërisë ka njoftuar se seanca parlamentare që...
Në Shqipëri, Sarandë po mbahet Kampionati i 6-të Botëror...
GjKKO ka rrëzuar kërkesën e ish-ministrit të Mbrojtjes, Fa...
Drejtori i Erion Veliajt, Elton Kacidhja, i cili drejton U...
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka dhënë informacion...
Në kuadër të vizitës në Shqipëri, të Presidentit të Turqis...
Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Dubrovnik të Kroacis...
Procesi pompoz i tenderit për ndërtimin e portit të ri tre...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...