web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aldor Nini dhe “Acromax”-i, në sulm ndaj CNA-së/ Klodiana Lala: Media nuk mund të censurohet

1 Tetor 2024, 11:58, Aktualitet CNA

Shoqata gazetarësh, gazetarë, kanë reaguar në lidhje me sulmin e bërë nga Aldor Nini dhe “Acromax” ndaj CNA-së prej muajsh.

Pas sulmeve të njëpasnjëshme nga Aldor Nini dhe “Acromax”, pas mbylljes së kanalit të “YouTube”, “TikTok” dhe “Instagram”, së fundi është mbyllur dhe faqja e CNA-së në “Facebook”.

Gazetarja Klodiana Lala ka reaguar për sulmin ndaj CNA-së, duke shkruar se media nuk mund të censurohet.

“Media nuk mund të censurohet”, thekson gazetarja Klodiana Lala.

Aldor Nini dhe “Acromax”-i, në sulm ndaj CNA-së/ Klodiana

Për këto sulme më herët ka shprehur shqetësimin edhe Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë, duke dënuar ashpër sulmin ndaj CNA-së.

Po ashtu një reagim pati dhe nga Këshilli Shqiptar i Medias, me anë të një deklarate të fundit, ku i cilëson veprimet e Aldor Ninit të “Acromax”-it si akt censure.

KSHM thekson se mbyllja e rrjeteve sociale pa një vendim gjykate përbën një shkelje të pastër të lirisë së informimit, lirisë së shprehjes dhe cenim të fjalës së lirë.

Pak kohë më parë ka pasur dhe një reagim nga Ambasada Gjermane për sulmet ndaj CNA-së, ku theksohej se liria e shtypit është një bazë thelbësore për një demokraci funksionale./ CNA

 





Lajmet e fundit nga