web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Reagimi i fortë i CNA-së/ Beteja vazhdon kundër të gjithë përndjekësve

CNA reagon pas sulmeve nga Aldor Nini i “Acromax”. Beteja jonë vazhdon kundër përndjekësve, gjobaxhinjve, mediave të korrupsionit, bashkëpunëtorëve të grupeve të strukturuara kriminale të korrupsionit pa ndalim!

30 Shtator 2024, 17:56, Aktualitet CNA

Reagimi i fortë i CNA-së/ Beteja vazhdon kundër të

Fotomontazh - Aldor Nini

Ndoshta dikush na konsideron se jemi të vetmuar, por ne nuk jemi vetëm, do të vazhdojmë betejën tonë. E vërteta vonon, por nuk harron, ashtu siç ndodhi me ata që përfunduan nën akuzë si grup i strukturuar kriminal, ashtu si me drejtorët e korruptuar të dosjes “5D”, ashtu si me pronarët e mediave trafikantë droge, ashtu si me ortakët e korruptuar mediatikë të inceneratorëve, ashtu si me gjobaxhinjtë që përfundojnë burgjeve me armë dhe me drogë, ashtu si me çdo kauzë tjetër të fituar nga CNA.

Po sulmohemi për të mos thënë të vërtetën, po sulmohemi për të na mbyllur gojën, po sulmohemi për të na vënë censurë, por nuk do të ndalemi dhe do ta themi të vërtetën deri në fund sa të kemi fuqi dhe duke mos u ndalur, aq më pak përballë përndjekësve dhe personazheve si Aldor Nini. (Lexo këtu)

Reagimi i fortë i CNA-së/ Beteja vazhdon kundër të
Aldor Nini në sallën e gjyqit, burimi CNA

Sulmi kriminal i dirigjuar nga Aldor Nini i “Acromax”-it ndaj CNA-së vazhdon prej gati tre muajsh.

Pse themi kriminal?

Themi kriminal sepse ne jemi raportuar në rrjetet sociale duke pretenduar se kemi abuzuar me të drejtën e autorit me materiale të televizioneve të ndryshme.

Në fakt, kjo është një gënjeshtër, ashtu siç janë një gënjeshtër e madhe edhe raportimet e bëra nga Aldor Nini, ashtu siç janë një gënjeshtër e madhe edhe lajmet e prodhuara prej tij se CNA apo Elvi Fundo janë dënuar në Gjermani. (Lexo këtu)

Ndodhemi përballë një sulmi kriminal, nga një individ që është përndjekës dhe ditën e hënë në 30 shtator është zhvilluar seanca me akuzë për përndjekje nga Prokuroria. (Lexo këtu)

Reagimi i fortë i CNA-së/ Beteja vazhdon kundër të
Aldor Nini në gjykatën penale. Burimi: CNA

Është një person që ish-bashkëjetuesen tjetër e ka pasur me urdhër mbrojtjeje, është një person që ne kemi raportuar një lajm në lidhje me mbajtjen peng të vajzës së tij, për mosdorëzimin e vajzës te familjarët. Pas këtij lajmi në qershor filluan sulmet. (Lexo këtu)

Ne kemi të gjitha dokumentet dhe faktet që tregojnë se Aldor Nini veprimet i bëri pikërisht për raportimet tona, për të vërtetën tonë.

Edhe më parë Aldor Nini ka raportuar CNA-në për llogari të Erion Veliajt, mesazhe të cilat ne i kemi bërë publike.

Reagimi i fortë i CNA-së/ Beteja vazhdon kundër të
Mesazhet ku Aldor Nini kërkon të heqim fotot e Erion Veliajt
Reagimi i fortë i CNA-së/ Beteja vazhdon kundër të
Mesazhet ku Aldor Nini kërkon të heqim fotot e Erion Veliajt
Reagimi i fortë i CNA-së/ Beteja vazhdon kundër të
Mesazhet ku Aldor Nini kërkon të heqim fotot e Erion Veliajt

Edhe në këtë rast, Aldor Nini ka raportuar mediat për të cilat CNA ka autorizim. (Lexo këtu)

Ne i kemi çuar gjykatës, por dhe rrjeteve sociale autorizimet tona nga televizioni kombëtar “Klan” dhe “Vizion Plus”, nga “Euronews”, nga “ABC News” nga “Syri TV”.

Ne kemi raportuar me dhjetëra lajme investigime për çështje të prekshme të shoqërisë, nga inceneratorët te “5D”-ja, nga ligji për Arsimin e Lartë tek opozita, nga ministrat te korrupsioni i qeverisë deri te përndjekësit. 

Aldor Nini dhe “Acromax” nuk duan që të raportojnë, por rruga jonë do të vazhdojë.

Reagimi i fortë i CNA-së/ Beteja vazhdon kundër të
Aldor Nini në Prokurorinë e Tiranë, burimi LSA

Sot është mbyllur në mënyrë kriminale, nga raportime të rreme faqja jonë në rrjetet sociale “Facebook” me pretendimin e përdorimit të fotove. Në fakt, janë të gjitha në shumicën e tyre absolute me të drejtë përdorimi. Dhe këtë e kanë treguar dokumentet përkatëse që u janë dërguar instancave ligjore. (Lexo këtu)

CNA u ka shkruar disa organizatave ndërkombëtare të medias, gjithashtu edhe kompanive të rrjeteve sociale. Sot janë njoftuar sërish të gjitha organizatat ndërkombëtare të medias dhe gjithashtu edhe platformat e rrjeteve sociale për abuzimet e Aldor Ninit dhe hakmarrjet e tij personale, i cili abuzon me aksesin e platformave dhe i keqpërdor për interesat e tij personale.

Ne ndodhemi përballë një sulmi, ku Aldor Nini mendon se jemi të vetëm, pasi ai ka kapur shoqatat e gazetarëve në Shqipëri, ka kapur për veshi Ylli Rakipin që e paguan, Armand Shkullakun që e paguan dhe Aleksandër Çipën që nuk flet dot për lëmoshën e Irfan Hysenbelliut. (Lexo këtu)

Ne nuk do të ndalemi. Një faqe në “Facebook” nuk është një problem i madh për ne. Përballë këtij sulmi, ne thjesht dhe vetëm po rritemi dhe po bëhemi edhe më të njohur.

Ashtu siç e kemi njoftuar më parë, studiot tona ligjore do të hapin proceset ndaj “Acromax” në Shqipëri dhe jashtë saj. Organizatat ndërkombëtare të gazetarëve dhe asistencat e tyre ligjore po vazhdojnë situatën dhe po raportojnë në lidhje me këtë sulm kriminal ndaj CNA-së, të bërë nga një përndjekës me akuzë nga prokuroria dhe kjo është e vërteta.

Reagimi i fortë i CNA-së/ Beteja vazhdon kundër të
Aldor Nini në gjykatën penale. Burimi: CNA

Aldor Nini nuk po bën asgjë tjetër. Ai dhe “Acromax”-i i tij me aksesin që ka në platformat e rrjeteve sociale thjesht po i keqpërdorin dhe po abuzojnë dhe ky abuzim që bëhet ndaj CNA-së nuk është i vetmi, ka ndodhur dhe në raste të tjera, por këtë herë beteja ligjore do të shkojë deri atje sa çdo platformë e rrjeteve sociale të kuptojë se kush është Aldor Nini dhe kompania e tij abuzuese. (Lexo këtu)

Gjithashtu, do të mbajë përgjegjësi përballë ligjit për çdo kosto të shkaktuar. Asnjë frikë përballë përndjekësve, asnjë frikë përballë gjobaxhinjve, asnjë frikë përballë bashkëpunëtorëve të grupit kriminal të inceneratorëve, të bashkëpunëtorëve të dosjes “5D” dhe Erion Veliajt.

Reagimi i fortë i CNA-së/ Beteja vazhdon kundër të
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj

Asgjë më shumë sesa më shumë kurajë dhe forcë na japin këto sulme, këta skenarë intrigash që bëhen për të censuruar fjalën e lirë, për të zvogëluar audiencën e CNA-së, por në fund e vërteta si gjithmonë do të triumfojë dhe ashtu si në të gjitha rastet tona që i kemi shkuar deri në fund dhe e vërteta ka triumfuar, kështu do të jetë dhe kjo me Aldor Ninin.

Qentë le të lehin, karvani do të ecë përpara!/ CNA





Lajmet e fundit nga