web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ilir Proda, drejtori i ri i Policisë së Shtetit

30 Shtator 2024, 14:28, Aktualitet CNA

Ilir Proda, drejtori i ri i Policisë së Shtetit

Ilir Proda është zgjedhur drejtor i ri i Policisë së Shtetit.

Propozimi është firmosur nga kryeministri Edi Rama dhe pritet që të shpallet në mbledhjen e ardhshme të Këshillit të Ministrave.

Ilir Proda ka punuar për rreth 19 vite në radhët e policisë.

43-vjeçari, pas mbarimit të Akademisë në 2005-ën, nisi punën si specialist i policisë kriminale në komisariatin Nr. 3. Më pas, për disa vite ka shërbyer si specialist në komisariate të Tiranës dhe disa qytete në vend.

Në 2013 u emërua shef i komisariatit Nr.2 në Tiranë, ku qëndroi rreth një vit e më pas deri në 2016-ën shërbeu si shef i komisariatit të Bulqizës.

Pasi mori gradën kryekomisar, Ilir Proda u emërua zv.drejtor për Hetimin e Krimeve në Korçë, ndërsa në 2021-shin u emërua në po të njëjtën detyrë në Policinë e Elbasanit. Në mars të vitit 2023, ai u emërua drejtor i Policisë Elbasan, ku mori edhe gradën Drejtues.

Ndër aksionet bujshme të policisë nën drejtimin e tij është arrestimi i Nuredin Dumanit. Gjithashtu, ai njihet si një ndër drejtuesit e Policisë që ktheu në të penduar të drejtësisë edhe Artan (Marjus) Tafanin.

Proda u verifikua nga SPAK-u pas dyshimeve për operacionin e dekonspiruar të dosjes “Çopja” në Elbasan, ku shumë nga të dyshuarit nuk u arrestuan dot dhe iu sekuestrua telefoni. Pas verifikimeve ka vijuar garën dhe tashmë emri i tij është firmosur nga Rama për drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit./ CNA





Lajmet e fundit nga