web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

I dënuar me tri vite burg/ Safet Gjici kërkon lirinë

29 Shtator 2024, 14:31, Aktualitet CNA
I dënuar me tri vite burg/ Safet Gjici kërkon lirinë
Ish-kryebashiaku i Kukësit, Safet Gjici

Ish-kryebashiaku i Kukësit, i dënuar me tri vite burg, Safet Gjici, i ka dërguar një kërkesë Gjykatës së Elbasanit ku kërkon lirinë nga qelia.

Në kërkesën e tij Gjici nuk ka dhënë ndonjë arsye për të cilën kërkon lirinë, por pretendohet se ka të bëjë me gjendjen e tij shëndetësore.

Bëhet me dije se çështja i është caktuar gjyqtares së Elbasanit, Suela Lika, e cila ka njoftuar palët për seancën që do të mbahet në datën 14 tetor./ CNA





Lajmet e fundit nga