web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

I çirret maska censorit të medias/ Dyfytyrësia e Aldor Ninit të “Acromax”-it

25 Nëntor 2024, 14:41, Acromax / Aldor Nini CNA
I çirret maska censorit të medias/ Dyfytyrësia e Aldor Ninit
Aldor Nini, në gjyq, burimi i fotos: CNA

Censori i medias dhe fjalës së lirë dhe përndjekësi i grave, Aldor Nini i “Acromax”-it, ka nxjerrë publikisht dyfytyrësinë e tij.

Aldor Nini i “Acromax”-it që sulmon mediat për interesat e tij personale dhe klienteliste ka folur për rrjetet sociale, për rregulloren se si duhet të veprohet deri në mbylljen e një rrjeti social, duke përmendur përgjigjen e graduar që përdor Amerika, duke pranuar publikisht që nuk e njeh dhe i bie me sëpatë.

Pra, pranon që vepron në kundërshtim me rregulloren dhe ligjin në SHBA dhe BE për rrjetet sociale.

Ja çfarë thotë Aldor Nini gjatë një interviste:

“Ne shikojmë videot problematike që nuk janë bllokuar. 91% të videove të rrezikshme ‘TikTok’-u në një 3-mujorësh të këtij viti i ka kapur vetë brenda fazës së 24-orëshit.

Janë 91% dhe janë 14 mijë video. Dhe identifikohen një pjesë e madhe e tyre pa u raportuar dhe pa kaluar 24 orë nga platforma vetë.

Në 3-mujorëshin e dytë të vitit 2024 janë bllokuar 14 mijë video në mënyrë automatike duke identifikuar çfarë flasin.

E di si bëhet kjo në Amerikë, me përgjigjen e graduar. Ne në Shqipëri nuk e njohim këtë zakonisht se i biem direkt me sëpatë gjërave.

Përgjigje e graduar domethënë: ‘TikTok’, unë kam hapur një kanal dhe qeveria ka kanale nga të cilat ajo mund të raportojë dhe të mbyllë materiale problematike në ‘TikTok’.

Nuk iu përmbajte kërkesave tona brenda kaq orësh? Bëhen më shumë se kaq %? Ne do të vijojmë me gjobën fillimisht. Vazhdon me këtë sjellje? Do të vijojmë me mbylljen paralajmërimi tjetër.

Por kjo është diçka, e cila duhet të bëhet me një rregullore nga qeveria.

Duhet përgjigje e graduar. Pra nëse nuk u përmbahesh kërkesave tona për kaq orë ka gjobë fillimisht. Vazhdon me këtë sjellje, vjen paralajmërimi tjetër, mbyllja, e të tjerë me radhë”, thotë censori i mediave dhe fjalës së lirë, Aldor Nini i “Acromax”-it.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Aldor Nini (@aldornini)

(*Kjo është deklarata e Aldor Ninit të Acromax, e dhënë në MCN TV, e publikuar në rrjetin e tij social Intagram)

DYFYTYRËSIA E ALDOR NINIT TË "ACROMAX"

Ky Aldor Nini i “Acromax”-it që del në media dhe pëllet për rrjetet sociale është i njëjti që nuk ka përdorur mënyrën e graduar në Shqipëri ashtu siç e kërkon ligji i SHBA-së apo ligji i Bashkimit Europian në lidhje me rrjetet sociale.

Por ka raportuar shumë media në mënyrë direkte për inatet e tij dhe interesat e tij klienteliste dhe personale duke i mbyllur dhe shkaktuar një dëm të cilin do ta paguajë deri në qindarkën e fundit.

Së pari, Aldor Nini thotë për paralajmërim, por nuk pranoi që të bënte marrëveshje para gjykatës në Gjermani që të njoftonte për çdo problematikë që kishte me CNA dhe t’i jepej një afat korrigjimi nga 48-72 orë siç e kanë rregulloret dhe ligjet e BE-së në lidhje me rrjetet sociale.

Prandaj dhe Aldor Nini abuzon në Shqipëri. Ky Aldor Nini që flet, me atë Aldor Ninin që vepron janë dy të ndryshëm.

Sepse ky që flet thotë që duhet të kemi një rregull të përqindjes së dëmit, vijohet me paralajmërime, me gjoba, me paralajmërim tjetër e kështu me radhë, fiks siç e kanë rregullorja dhe ligjet e BE-së, por Aldor Nini nuk e zbaton këtë. Aldor Nini i “Acromax”-it e raportoi CNA-në për rreth 13 video, në një pjesë të të cilave u tërhoq, një pjesë të të cilave CNA i kishte me autorizim, në mënyrë të rrufeshme, brenda së njëjtës ditë, vetëm se nxorëm të kundërtën e asaj që ai donte t’i shiste tregut. (LEXO KETU)

Aldor Nini i “Acromax”-it kontrollon një treg monopol në Shqipëri lidhje me menaxhimin e mediave sociale dhe kontrollin e këtij tregu e merr dhe e çon në ekrane si në rastin e xhaxhi Yllit, të cilit ne i kemi thënë se nuk duhet të dalë lakuriq me këtë Aldor Ninin apo të shkojë te Kep Merli, por këto janë zgjedhjet e tyre.

Nga ana tjetër Aldor Nini i “Acromax”-it raportoi rrjetet sociale të CNA-së, të cilat janë në proces për t’u rikthyer, pa asnjë paralajmërim, me materiale që ne kishim të drejta, vetëm duke abuzuar me aksesin që ka në platformën e rrjeteve sociale.

Dhe, këto janë fakte dhe ai Aldor Nini që flet atje është një hakmarrës ndaj medias, një censor i fjalës së lirë që për interesat e tij personale dhe klienteliste, apo të klientëve të tij, ka zhdukur me mijëra video denoncuese të korrupsionit dhe skandaleve të aferës së inceneratorëve, të dosjes “5D”, të ministrave të qeverisë Rama, të kryeministrit Rama, të kryebashkiakut Veliaj, të opozitës, afera, skandale dhe investigime të tjera të bëra nga CNA, të cilat janë zhdukur nga rrjetet sociale për shkak të abuzimit që ka bërë Aldor Nini duke mos përdorur atë standardin që tha në studion e pensionistit më të nderuar në Shqipëri, zotit Ylli Rakipi.(LEXO KETU)

Prandaj dhe kemi të bëjmë me dyfytyrësinë e Aldor Ninit. Tjetër thotë në ekran dhe tjetër bën, tjetër shfaqet në diskutim dhe tjetër vepron. Aldor Nini i vërtetë nuk është ai që flet për standarde dhe rregullore. Aldor Nini i vërtetë është abuzues. Aldor Nini i vërtetë është dhunues i fjalës së lirë dhe lirisë së medias./ CNA

(*Deklarata e Aldor Ninit në MCN TV, në emisionin Të Paekspozuarit)

 





Lajmet e fundit nga