web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gjykata: Të thellohen hetimet për Aldor Ninin e "Acromax", të dorëzojnë telefonat ai dhe bashkëpunëtorja

17 Tetor 2024, 15:16, Acromax / Aldor Nini CNA
Gjykata: Të thellohen hetimet për Aldor Ninin e "Acromax",
Aldor Nini në sallën e gjyqit, burimi CNA

Gjykata e Tiranës ka zhvilluar sot seancën e radhës ndaj përndjekësit Aldor Nini, i cili është çuar para drejtësisë nën akuzë nga Prokuroria, pasi u arrestua më datë 5 korrik të 2023-shit, në lidhje me përndjekjen e shtetases S. B. (Lexo këtu)

CNA më parë ka publikuar dhe akuzën e Prokurorisë, ndërkohë që janë zhvilluar disa seanca gjyqësore. Mësohet se sot gjyqtarja Enkeleida Dalipi ka dalë me vendim. (Lexo këtu)

Gjykata: Të thellohen hetimet për Aldor Ninin e "Acromax",
Akuza e Prokurorisë

Gjyqtarja ka kërkuar që të thellohen hetimet, pra, të ecet më tej me hetimet. Ajo ka kërkuar që shtetasi Aldor Nini dhe shtetasja Xhulia Dauti të dorëzojnë telefonat. Gjithashtu gjykata ka hedhur poshtë dhe pretendimin e Aldor Ninit dhe avokatit të tij për të ndarë çështjen në gjykim. (Lexo këtu)

Tashmë është e qartë. Hetimet ndaj Aldor Ninit do të thellohen, ai do të dorëzojë telefonat dhe do të zbardhet deri në fund përndjekja e një vajze 20-vjeçare nga pronari i “Acromax”-it, i cili në fakt përndjekjen nuk e përdor vetëm për vajzën, por edhe ndaj mediave.





Lajmet e fundit nga