web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

SPAK "çmonton" Aldor Ninin e "Acromax"

28 Shkurt 2025, 12:30, Acromax / Aldor Nini CNA
SPAK "çmonton" Aldor Ninin e "Acromax"
Aldor Nini në sallën e gjyqit

Prokuroria e Posaçme ka "çmontuar" Aldor Ninin e "Acromax", i cili sot tha para gazetarëve se i ka propozuar SPAK-ut një platformë për monitorimin e rrjeteve sociale nga ai.

Në një reagim për CNA, zëdhënësja e SPAK-ut, Ada Heqimi, tha se Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është vënë në dijeni se personi me gjeneralitetet, A. N. ka dashur të depozitojë në SPAK një dokument, përmbajtjen e të cilit e mësuam nga media, por oficeri i informacionit i ka sugjeruar që ta dërgojë atë përmes postës, ashtu siç aplikohet me çdo kërkesë të ngjashme.

Ndër të tjera thekson se sa u takon hapave që Prokuroria e Posaçme do të ndërmarrë për zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme, ato janë bërë të qarta me publikimin e “Strategjisë së Hetimit dhe Parandalimit të Krimit Zgjedhor”, me 20 shkurt.

Në këtë dokument është parashikuar edhe ngritja e një grupi të posaçëm pune, i cili do të monitorojë të dhënat e bëra publike në media dhe rrjetet sociale, të cilat do t’i përcillen Strukturës Qendrore dhe grupeve hetimore ne terren.

SPAK "çmonton" Aldor Ninin e "Acromax"

SPAK "çmonton" Aldor Ninin e "Acromax"

CNA: Kemi një pyetje në lidhje me shtetasin Aldror Nini, një person që sot përpara SPAK-ut shpalosi një platformë e propozoi monitorimin e rrjeteve sociale prej tij. Cili është reagimi juaj zyrtar?

Zëdhënësja e SPAK-ut: Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është vënë në dijeni se personi me gjeneralitetet, A.N., ka dashur të depozitojë në SPAK një dokument, përmbajtjen e të cilit e mësuam nga media, por oficeri i informacionit i ka sugjeruar që ta dërgojë atë përmes postës, ashtu siç aplikohet me çdo kërkesë të ngjashme.

Sa u takon hapave që Prokuroria e Posaçme do të ndërmarrë për zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme, ato janë bërë të qarta me publikimin e “Strategjisë së Hetimit dhe Parandalimit të Krimit Zgjedhor”, me 20 shkurt.

Në këtë dokument është parashikuar edhe ngritja e një grupi të posaçëm pune, i cili do të monitorojë të dhënat e bëra publike në media dhe rrjetet sociale, të cilat do t’i përcillen Strukturës Qendrore dhe grupeve hetimore në terren.

Gjithashtu, më 27 shkurt, Prokuroria e Posaçme, Prokuroria e Përgjithshme dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nënshkruan Protokollin e Koordinimit dhe të Bashkëpunimit, përmes të cilit synohet angazhimi i përbashkët për koordinimin efektiv të veprimeve hetimore, duke krijuar mekanizma të qëndrueshëm për monitorimin dhe ndjekjen ligjore të çdo rasti që cenon procesin zgjedhor./ CNA





Lajmet e fundit nga