web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aldor Nini i “Acromax” dyshohet për pastrim parash

Aldor Nini i “Acromax” është nën hetim si i dyshuar për veprën penale të “pastrimit të produkteve të veprës penale”

24 Shkurt 2025, 14:04, Acromax / Aldor Nini CNA
Aldor Nini i “Acromax” dyshohet për pastrim parash
Aldor Nini

Aldor Nini i “Acromax” është nën hetim si i dyshuar për veprën penale të “pastrimit të produkteve të veprës penale”.

Sipas të dhënave nga burime zyrtare që ka siguruar CNA, Aldor Nini është një person që dyshohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave  për pastrimin e qindra mijëra eurove.

Për këtë është kryer dhe një hetim. CNA e ka mësuar sot se procedurat kanë ndodhur disa kohë më parë.

Aldor Nini i “Acromax” është nën hetim dhe dyshohet për kryerjen e veprës penale të pastrimit të produkteve të veprës penale. Shumat janë të mëdha dhe janë kryer verifikime disamujore.

Këto janë burime zyrtare që konfirmojnë hetimet ndaj Aldor Ninit.

CNA u është drejtuar sot me dokumente zyrtare institucioneve përgjegjëse për të zbardhur të vërtetën e njeriut që kontrollon shumicën e tregut mediatik në marrëdhëniet me rrjetet sociale në Shqipëri dhe që e përdor hapësirën që i jepet në rrjetet sociale për interesat e tij krejtësisht klienteliste deri në interesa marrëdhëniesh politike siç është rasti me kryebashkiakun Erion Veliaj./ CNA

 





Lajmet e fundit nga