web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të parave kallëzon Aldor Ninin e “Acromax”

27 Shkurt 2025, 15:50, Acromax / Aldor Nini CNA
Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të parave
Aldor Nini në sallën e gjyqit

Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave kallëzon Aldor Ninin e “Acromax” për pastrim parash. 

Mësohet se pak kohë më parë në Prokurorinë e Tiranës ka depozituar një kallëzim për pastrim të shumave të mëdha të parave.

Burime zyrtare nga Prokuroria e Tiranës kanë konfirmuar se ka nisur hetimi pasuror ndaj shtetasit Aldor Nini pas kallëzimit.

Aldor Nini i “Acromax” është nën hetim si i dyshuar për veprën penale të “pastrimit të produkteve të veprës penale”.

Sipas të dhënave nga burime zyrtare që ka siguruar CNA, Aldor Nini është një person që dyshohet për pastrimin e qindra mijëra eurove.

Aldor Nini i “Acromax” është nën hetim dhe dyshohet për kryerjen e veprës penale të pastrimit të produkteve të veprës penale.

Shumat janë të mëdha dhe janë kryer verifikime disajavore./ CNA





Lajmet e fundit nga