
Sot në mëngjes u paraqit në SPAK famozi i kompanisë “Acromax”, Aldor Nini.
Në fakt, ky ishte një veprim i paralajmëruar prej tij, pasi një ditë më parë ka kontaktuar gazetarët dhe qartazi një veprim për të shpërqendruar vëmendjen pas lajmeve të fundit se Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave, pasi ka kryer një hetim të shpejtë, ka bërë një kallëzim në Prokurorinë e Tiranës ndaj shtetasit Aldor Nini. (LEXO KETU)
Gjithashtu shtetasi Aldor Nini është në gjykim te Gjykata e Tiranës për një çështje për përndjekjen e ish-të fejuarës së tij, një histori, e cila e çoi në pranga dhe më pas e liroi me garanci pasurore.
Aldor Nini është njeriu kryesor censor i mediave, njeriu që ka fshirë me mijëra materiale audiovizive dhe shkrimet në rrjetet sociale kundër Erion Veliajt, korrupsionit të familjarëve të tij, Ajola Xoxës, dosjes “5D”, dosjes së inceneratorëve, bashkëpunëtorëve të inceneratorëve, siç janë Vjollca Hoxha dhe aksionerët e tjerë të “Top Channel”.

Qindra faqe, dokumente, materiale, video dhe audio të fshira nga Aldor Nini në mënyrë abuzive, edhe pse shumë nga klientët e tij kanë dhënë autorizimet përkatëse për përdorimin e imazheve të tyre.
Aldor Nini është njeriu që në vitin 2018 për t’i shërbyer Erion Veliajt gjoja në emër të së drejtës së autorit tentoi të mbyllte website-n “cna.al” për një shkrim në lidhje me kryebashkiakun Erion Veliaj dhe të ndjerin Ardit Gjoklaj.

Aldor Ninit sot në SPAK duhej t’i merrej telefoni, i cili do të tregonte se si ai fshinte dhe shkatërronte fjalën e lirë apo se si ai bashkëpunonte me ato që i quajti media anonime, se si ishte bashkëpunëtor i tyre dhe se si shkonin pagesat drejt tyre, se si ishte bërë menaxhuesi i një tregu monopol të medias duke u sjellë si të ishte prokuror dhe gjykatës i fjalës së lirë ku në fakt është vetëm një censor.
I renditëm këto të gjitha për t’i treguar SPAK-ut, institucionit, prokurorëve, se nuk kanë të bëjnë me një “engjëll”, por pas tij fshihet një “djall”, i cili është nën hetim, i cili ka luftuar fjalën e lirë, i cili ka qenë bashkëpunëtor i Erion Veliajt, duke i fshirë qindra mijëra video gjoja në emër të së drejtës së autorit.
Duke luftuar fjalën e lirë për të mbrojtur me apo pa dashje korrupsionin e zyrtarëve të lartë përfshirë këtu dhe kryebashkiakun e Tiranës, drejtorët e “5D”, njerëzit e inceneratorëve e të tjerë.
Pra, Aldor Nini është thjesht dhe vetëm një njeri me probleme me drejtësinë dhe nuk mund të jetë kurrë ai garantuesi i fjalës së lirë, apo monitorimit të zgjedhjeve me SPAK-un.
Ai është thjesht dhe vetëm një instrument i medias së korruptuar në Shqipëri, një instrument i pazareve të pista të medias me klasën politike, një instrument bashkëpunëtor i aksionerëve dhe bashkëpronave të inceneratorëve dhe një bashkëpunëtor i mediave anonime dhe faqeve që ngjallin gjuhën e urrejtjes, shpifjes dhe shantazhit në median online.
Edhe deri te denigrimi siç është rasti që po kalohet tashmë në gjykatë në lidhje me video apo materiale të ish-të fejuarës së tij publikuar prej tij apo njerëzve afër tij./ CNA
Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit t...
Aldor Nini i “Acromax” është nën hetim si i dyshuar pë...
Censori i medias dhe fjalës së lirë dhe përndjekësi i ...
Pronari i META-s, pra “Facebook”-ut, “Instagram”-it dhe “W...
Censori i medias dhe fjalës së lirë dhe përndjekësi i ...
Gjykata e Tiranës ka zhvilluar sot seancën e radhës nd...
CNA ka ngritur shpesh shqetësimin e fenomenit të përnd...
Në Gjykatën e Tiranës dje u zhvillua seanca e parë gjyqëso...
CNA prej gati 3 muajsh po përballet me një sulm kriminal t...
Përndjekësit në rrjetet sociale dhe jo vetëm vazhdojnë...
Faktet dhe të vërtetat janë të pandalshme, jemi sulmua...
Me disa fakte të renditura në mënyrë kronologjike, po ...
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Polic...
Aldor Nini i kompanisë "Acromax" tashmë është në dyert...
Aldor Nini, tashmë një personazh jo i panjohur, njeriu i c...
Aldor Nini i "Acromax", censori i cili është dërguar n...
Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq, Aldor Ninin e “Ac...
Aldor Nini, drejtuesi i “Acromax Media”, keqpërdor kompani...
Censor, dhunues i fjalës së lirë, shërbëtor i politikë...
CNA prej javësh po përballet me një sulm nga Aldor Nin...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...