Erioni në burg, Arbri "në" SHBA/ Vëllezërit Veliaj me paratë e qytetarëve pajtojnë studio amerikane, ja shifra marramendëse që është paguar për avokatinë
Kryebashkiaku i arrestuar prej një muaji tashmë Erion Veli...

Deputetja e Partisë Socialiste, Klotilda Bushka, njëherësh dhe kryetare e Komisionit Parlamentar të Ligjeve nuk e ka mohuar lidhjen e fortë me Ajola Xoxën, bashkëshorten e kryebashkiakut të arrestuar prej një muaji tashmë Erion Veliaj nën hetim për disa vepra të rënda penale.
Dhe po ashtu, Bushka është shfaqur në takime private me përfaqësuesit më të lartë të sistemit të drejtësisë në vend, siç është dhe ish-kryetarja e Këshillit të Lartë të Gjyqësorit, Naureida Llagami, që në parim për shkak të ndarjes së pushtetit nuk mund të jenë bashkë, shfaqeshin duke ngrënë për shtatë palë qejfi me njëra-tjetrën në një lokal privat te Shallvaret në Tiranë.

Por pavarësisht drekave dhe darkave, për hetuesit e dosjes “Veliaj”, Bushka është përfshirë në operacione të mirëfillta kriminale për shkatërrimin e provave hetimore, apo edhe intimidimin e dëshmitarëve të procesit të thirrur nga SPAK-u.
Por burime për “Ora News” bëjnë me dije se Bushka nuk ka qenë aktive vetëm për hetimin ndaj Xoxës, por ajo është ingranuar që në hetimet dhe arrestimet e para për dosjen e shumë-përfolur të korrupsionit me incineratorin e Tiranës që për opozitën nuk ekziston fare.
Dhe sërish arsyeja e angazhimit të saj ka lidhje me Ajola Xoxën. Vënia në lëvizje dhe interesimi i Klotilda Bushkës me ish-drejtuesen e KLGJ-së Naureida Llagami niste kur çështja do të shqyrtohej të nesërmen në Apelin e GJKKO-së kërkesa për lirimin e kushëririt nga e ëma të arrestuar për aferën e incineratorëve, Namik Simixhiu.
Pjesë nga bisedat në fjalë në aplikacionin “Whatsapp” janë siguruar nga “Ora News”, që janë dhe lehtësisht të verifikueshme nga strukturat hetimore.
Nga të njëjtat burime mësohet se bisedat i përkasin dhjetorit të vitit 2023 kur Klotilda Bushka dhe Naureida Llagami interesoheshin për procesin e të akuzuarve për hetimin e incineratorit të Tiranës.
Nga të njëjtat burime mësohet se arsyeja se pse Bushka mobilizohej kur çështjet kalonin në Apel është banale, pasi kryetarja e Ligjeve nuk kishte akses dhe lidhje tek gjyqtarët e Shkallës së Parë të GJKKO-së, duke lënë të kuptohet se mbrojtja e njerëzve pranë pushtetit bëhet pikërisht kur çështjet apelohen ku dhe ata mendojnë se kanë vendosur njerëzit e tyre.
Dhe në bisedë kuptohet që Llagami në atë kohë në krye të KLGJ-së ka arritur t’ia sigurojë aksesin përmes grafikut që i kërkon Bushka.
Më poshtë bisedat nga numrat e Klotilda Bushkës dhe Naureida Llagami

- Nesër ankimohet më thonë. Ajo e masave... Të incin... Kaq më thanë.
- Po pra. Ja çova grafikun!
- I thashë që ankim nesër po mthot listën du. Skom listë i thashë. Shirkun ose eng me të...

- Zemra. Info që më sollën tani. Është që nesër ankimohet. Kaq.
- Smarr vesh.
- Masat e incin... Pra!
- Po pra!
- Se pyetëm, por nuk na e varin dhe vetëm kaq mora vesh. Që nuk e ankimu ende. E gjitha! Nesër.
- Po doja listën e who’s në punë.
- Grafikun nuk e kam. Shirka ose Engi... Por sma confirm.
Në deklaratën e SPAK pas arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj tërhoqi vëmendje mes të tjerave edhe përfshirja në këtë çështje e deputetes socialiste Klotilda Bushka, kryetare e Komisionit të Ligjeve.
Ajo është vënë nën hetim me dyshimet se ka qenë e përfshirë në veprime aktive në një fushatë për frikësimin e dëshmitarëve, helmimin e provave dhe pengimin e hetimit në dhjetor të vitit të kaluar dhe në janar të këtij viti.
Në dosjen qindra faqëshe të GJKKO-së, Bushka thuhet se ka ndërhyrë për të penguar hetimet e SPAK, duke intimiduar dëshmitarë dhe duke u marrë telefonat që të mos i dorëzonin në SPAK./ Ora News
Kryebashkiaku i arrestuar prej një muaji tashmë Erion Veli...
Emisioni “Stop” ndodhet në Kamzë në shkollën “100-vjetori”...
Një tjetër skandal që këtë herë ka goditur botën universit...
CNA sot do të zbardhë një tjetër detaj mjaft interesant pë...
Një familje prej 4 anëtarësh nga Shkafana e Durrësit jeton...
Partia Demokratike zhvilloi Primaret ditën e shtunë në të ...
Ermir Beta është avokati i studios ligjore të Arben Ra...
CNA ka zbardhur skemën se si bashkëshortja e Erion Vel...
Disa herë emisioni “Stop” ka denoncuar me prova e fakte sh...
Kryebashkiaku i arrestuar për korrupsion dhe pastrim paras...
Një premtim që lë shumë për të dëshiruar. Nga janari 2025...
Në vendimin rreth 400 faqe të gjyqtarit Erjon Bani tregohe...
Unë që po të shkruaj jam Xhovan Shyti, me kontribut 35-vje...
Rektori i Universitetit Bujqësor të Tiranës, Fatbardh Sall...
Dje mediat e pushtetit thanë se kanë ardhur dy eurodeputet...
CNA ka zbardhur një tjetër detaj nga dosja hetimore pë...
Një tjetër skandal ka dalë nga dosja hetimore e SPAK-u...
Djali i xhaxhait të Ajola Xoxës, Valmir Xoxa, është një tj...
CNA sjell një nga rastet më flagrante që është gjetur ...
Deputeti i PD-së, Tritan Shehu, ka denoncuar faktin se si ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...