Foto fakt/ Si Edmond Spaho manipuloi Primaret në Maliq
Partia Demokratike zhvilloi Primaret ditën e shtunë në të ...

Një familje prej 4 anëtarësh nga Shkafana e Durrësit jeton mes Shqipërisë dhe Italisë dhe po përballet me situata makabre. Vajza e kësaj familjeje denoncoi të atin Skënder Kurti për abuzim seksual me të, ndërsa jetonin të dy në Itali, në pritje për ardhjen e nënës dhe vëllait.
Kur ishte 14-15 vjeç, vajza iu drejtua organeve kompetente dhe për të u kujdes shërbimi social në Itali, ndërsa babai vuajti 7 vjet burgim. Mamaja dhe vëllai i vogël e marrin vesh ngjarjen pas disa javësh nga një komshi në Itali pasi motra nuk po përgjigjej në telefon.
Djali i familjes, tani 19 vjeç thotë se e ka parë të atin vetëm 3 herë. Edhe në ato raste, Skënderi ishte i dhunshëm.
“Babai im ka jetuar në emigrim gjithë këtë kohë dhe mamaja ime ka qenë duke e pritur. Plus që kur vinte, mbaj mend që dhunonte mamanë, e çonte tek dhoma me zor në sytë e mi e të motrës. Pra ka qenë një tip i dhunshëm. Erdhën dajat, pati fol edhe me dajat dhe zgjidhën çdo gjë. Në vitin 2016 u bë pajtimi mes familjeve. Ai do të ikte të nesërmen në Itali. Doli atë natë me motrën, kur na merr motra të nesërmen që ishte në Milano, pa ditur asgjë as unë e as mamaja. Nuk bëmë ankesë, se baba. Pas 2-3 muajsh që iku motra filluam 1 javë që nuk e dëgjonim motrën fare, 2 javë që nuk e nxirrte në telefon fare. 1-2 muaj pa folur fare, u bëmë merak të gjithë se çfarë po ndodh, pse nuk po hap telefonin. Na vjen një komshi tek porta e na thotë, a e keni marrë vesh se çfarë ka ndodhur. Motra ime kishte përfunduar në asistencë dhe babai në burg. Babai ka hyrë në burg për gjëra të turpshme ndaj motrës dhe denoncime të rreme që donte të fuste dhe motrën në mes”, tregon për emisionin “Stop” djali i familjes Xhemal Kurti.
“Stop” ndalet në vitin 2015 ku vajza denoncoi babain e saj pranë autoriteteve italiane për dhunë psikologjike dhe seksuale.
“Unë kam ardhur në Itali në vitin 2013 dhe në vitin 2015 kam bërë denoncimin për, ai që ka qenë im atë. Është person që nuk ia vlen fjala babë, ose at, askurgjë. Ai ka qenë një person shumë i dhunshëm. Ai dhe miqtë e tij e kishte traditë, o ku dreqin ta di unë, e puthte gocën në buzë, ai e ka bërë këtë gjë tek unë. Kjo ka qenë dhe një prej arsyeve që unë e kam denoncuar dhe më vonë të iki. Buzët e buta, të forta…janë ca gjëra që as unë nuk kam qejf t’i kujtoj. Sepse sot e kësaj dite jam nënë vetë dhe nuk dua të kujtoj këtë pjesë të jetës, që jam munduar ta fshi”, tha vajza.
Pas dënimit, Skënderi u deportua në Shqipëri, ku filloi përndjekjen dhe dhunën ndaj familjarëve.
“Edhe ditën e takimit mos kujto, deri në vdekje, është hera e fundit…. Jo më blloko, po bë ça të duash se do të bllokoj unë ty! Është hera e fundit, që po të them: unë, kur të takoj ty siç më ke godit unë do të godas. Në çdo lloj momenti të jetës time, vdekjen unë e du po jo vetëm, vetëm me ty! Këtë e di fort mirë, t’u plas si dinamit në bark, aq fort të du se prapë nuk e ndërro rrugën! Plaç ti megjithë ta, megjithë vëllain tat, megjithë nënën tate! Ditën që do vish afër meje do shofësh do ta tregoj unë, kush jam se do ta shkul zemrën, siç ma shkule! E poshtër! O mashtruese! Femër e qelbët, që ke filluar tu i fut gishtat në p*dh që 12 vjeçe..! Mendoje moj shk**dhatë*, moj b*çe, mendoje moj qelbësirë, se kam për ta gri mishin..!”, i ka shkruar ai vajzës së tij.
Në vitin 2024 djali i Skënderit, Xhemal Kurti shkon te gjyshja nga babai, ku sulmohet nga i ati dhe detyrohet t’i gjuajë me një tullë për t’u mbrojtur. Për këtë arsye, i riu u la në qeli për 3 muaj dhe gjykata e dënoi me 1.5 vjet burg.
“Erdha në Shkurt për pushime, ndenja dy ditë tek gjyshërit nga ana e mamasë. Dhe vendosa që të shkoja tek shtëpia e gjyshes, thashë ta takoj se është turp, ka ardhur nipi dhe nuk e ka takuar. Shkova një ditë ka qenë data 12-13 Shkurt, nuk e mbaj mend. Kishte ndodhur një vdekje, nuk ishin në shtëpi. Marr gjyshen në telefon më thanë që nuk jemi në shtëpi, u thashë që do kaloj këto ditë. Duke kaluar tek shtëpia tek dy djemtë e mi të tezes shikoj ‘ish-babain’. Atë ditë u rastisëm në rrugë, ishim me makinë në cep të rrugës, i thashë kushëriri të hapë rrugën që të kalojë zotëria. Ne u bllokuam komplet, nuk iknim dot as para e as mbrapa se mund edhe të kishim ikur. Del zotëria hap portën dhe unë ul xhamin e makinës, se isha pasagjer në vendin e parë. Më shikon mua, më ofendon dhe më godet. Nisi të më shante nga mamaja. Dalin kushërinjtë nga makina për ta qetësuar, ai merr një levë hekuri. Unë nga frika mora një tullë të vogël aty e godita dhe ika me vrap. Për këtë unë u dënova dhe bëra 3 muaj burg. Në fillim i bënë letrat për vrasje e organizuar nga një polic. Nuk më kanë lënë të kontaktoj as me mamanë e as me motrën në ato momente. Më arrestuan në orën 4:00 të mëngjesit, e pashë veten në komisariatin e Durrësit për 72 orë. Unë jetoj me një gjyshe nga ana e mamasë, 80 vjeçe me sëmundje toke, që as atë nuk po ma lënë të qetë. Dhe gjyshi pas këtij konflikti, shkaku im vdiq, pas një muaji, sa dola nga burgu vdiq sepse po dëgjonte debatet”, tregon më tej djali.
I endur një vit në Shqipëri mes katër rrugëve i riu thotë se me ndihmën e një shoku nisi punë, por i ati vazhdon ta përndjekë edhe atje.
“Kam një vit rrugëve, nuk di ku të jetoj dhe çfarë të bëj. Kam ndenjur 7 muaj mbyllur brenda në shtëpi, pas 7 muajve kontaktoj me një shok që sot jeton në Angli. I thashë që nuk kam mënyrë jetese dhe të lutem fol pak me babain tënd që të më marrë pak në punë. Kam një muaj që kam filluar punë me siguracione e me të gjitha. Por, as në punë nuk më lë të qetë, madje më ka çuar dhe një të botës së krimit. Kam qenë duke ngrënë bukë, ma ka hedhur tasin e bukës, unë nuk kam parë ndonjëherë kështu. Më ka bërë dhe shumë gjëra të tjera brenda në burg që nuk mund t’i flas këtu”, tregon më tej Xhemal Kurt.
Përndjekjen e Skënder Kurtit ndaj të birit e konfirmon dhe vetë pronari i biznesit ku punon Xhemali. Ai tregon se ndodhet në një situatë të vështirë, ku Skënder Kurti nuk po i lë të qetë.
“Babai i tij ka kërcënuar dhe prindërit e mi, u ka thënë që të mos e marrin në punë ose do ta vras. Unë kam bërë një kallëzim penal për shpifje sepse ka thënë që unë pi lëndë dhe shes lëndë narkotike, madje i jap dhe Xhemalit lëndë narkotike. Unë do të shkoj të bëj kallëzim penal për zotërinë Skënder Kurti për përndjekje. Më përndjek si nga makina që jam me familjen ose me Xhemalin me makinë, si mbi shtëpinë time”, thotë qytetari.
Gazetari i “Stop” takoi babain agresor dhe Skënder Kurti shpreh hapur hakmarrjen, përndjekjen dhe inskenimin që i ka bërë djalit të tij, vetëm për t’u hakmarrë për denoncimin që i bëri vajza e tij në vitin 2015 në Itali për ngacmim seksual.
Skënder Kurti: Ec, se do të pështyj në surrat! M’i the tre-katër herë, do t’i fus duart në fyt..
Gazetari: Dëgjo këtu…! Çfarë do bësh ti?
Skënder Kurti: Ata i kërkuan 7 vite burg, le të më japin 7 vite jetë! Ik ti me ata, më jep 7 vite jetë edhe i fus unë në burg!
Gazetari: O zotëri! Hajde dëgjoje këtu, se çfarë i thua vajzës dhe nuk është normale për një baba! Ja, çfarë i thua vajzës!
Skënder Kurti: Çdo lloj pisllëku i kam thënë, se e ka meritu. Më ka fut në burg. Pse më ka fut në burg?
Djali: Çfarë do nga unë?
Skënder Kurti: Po ti çfarë do nga unë?
Djali: Po kam ardh me taku gjyshen time, tu i pru ushqime, tu pru ushqime.
Skënder Kurti: Ku? Kujt reee…,ti mu ushqime..,punoj unë.
Djali: Më ke gjujt i pari, më ke thënë këlysh ku*ve. Ke marrë levë hekri, o gënjeshtar 50 vjec. Turp e marre, që gënjen!
Skënder Kurti: A prapë fillove me këtë ti?! Këtu, këtu do të rrish, deri sa të thotë shteti..!
Gazetari: O Skënder, se nuk e le ti këtu tani…!
Skënder Kurti: Me atë s’kam punë! Kaq! Mbarova!
Djali: Se i ke fëmijë, gjynaf…!
Skënder Kurti: Ore, robt, ku ti kenë fëmijët, ore! Ma kanë pru këtu, ore! Po këtu ore, ma kanë pru! Po kam qenë ore. I thashë, me shpirt i dhashë një shansin e fundit, tërhiq denoncimin.
Gazetari: Po hakmerresh për të gjitha këto..?
Skënder Kurti: Do të hakmerrem unë…Pse të më fusësh në burg…?!/tvklan.al
Partia Demokratike zhvilloi Primaret ditën e shtunë në të ...
Ermir Beta është avokati i studios ligjore të Arben Ra...
CNA ka zbardhur skemën se si bashkëshortja e Erion Vel...
Disa herë emisioni “Stop” ka denoncuar me prova e fakte sh...
Kryebashkiaku i arrestuar për korrupsion dhe pastrim paras...
Një premtim që lë shumë për të dëshiruar. Nga janari 2025...
Në vendimin rreth 400 faqe të gjyqtarit Erjon Bani tregohe...
Unë që po të shkruaj jam Xhovan Shyti, me kontribut 35-vje...
Rektori i Universitetit Bujqësor të Tiranës, Fatbardh Sall...
Dje mediat e pushtetit thanë se kanë ardhur dy eurodeputet...
CNA ka zbardhur një tjetër detaj nga dosja hetimore pë...
Një tjetër skandal ka dalë nga dosja hetimore e SPAK-u...
Djali i xhaxhait të Ajola Xoxës, Valmir Xoxa, është një tj...
CNA sjell një nga rastet më flagrante që është gjetur ...
Deputeti i PD-së, Tritan Shehu, ka denoncuar faktin se si ...
CNA ka publikuar një tjetër skandal nga dosja hetimore e S...
CNA ka zbuluar detaje mjaft interesante nga dosja heti...
Kryeministri Edi Rama, sot u hodh sërish në sulm ndaj ...
Një prind i një fëmije që studion në klasën e katërt, shpr...
Edison dhe Vojsava Beshiri janë nga Dimali i Beratit. Sipa...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...