Skandal me Orkestrën Simfonike në Shkodër/ Përzgjedhjet bëhen pa asnjë kriter profesional
E rithemeluar pas 32 vitesh, në janar të vitit 2023 me një...

Një tjetër kallëzim penal për shpërdorim detyre, korrupsion dhe shkelje të barazisë në tendera është depozituar kundër kryebashkiakut Erion Veliaj në SPAK.
Po ashtu në këtë kallëzim, të depozituar nga aktivistët Aurel Kujtimi dhe Andrea Bregu përfshihet edhe ish-drejtoresha e Rezidencës Studentore, Anila Shehu. Bëhet fjalë për një aferë me fondet e rindërtimit në “Qytet Studenti”.


Në vitin 2019, Veliaj i dërgoi Këshillit Bashkiak të Tiranës kërkesën për miratim për shembjen e godinës Nr.19. Në vitin 2021 sipas të dhënave nga platforma “Open Data Albania”, Bashkia Tiranë kryen një procedurë me prokurim direkt, me objekt rindërtimi i godinës Nr.19. Kompania fituese e tenderit me vlerë mbi 300 milionë lekë të vjetra u shpall R&T sh.p.k.

Kjo kompani, sipas procedurave, duhet të përfundonte ndërtimin e godinës së re brenda 13 muajve kalendarikë.
Punimet që duhet të kishin përfunduar në vitin 2023, nuk nisën asnjëherë. Në territorin ku gjendej godina nr.19 sot ka vetëm inerte dhe shkurre.
CNA ka mundur të sigurojë pamje që tregojnë gjendjen në territorin ku dikur gjendjej godina nr. 19.



Punimet nuk u kryen, edhe pse në vitin 2023, Bashkia e Tiranës ka kryer një pagesë në vlerën e rreth 44 milionë lekëve të vjetra. Pagesa u krye për llogari të kompanisë, në kohën kur pretendohej të kishte përfunduar ndërtimi i godinës së re.
Bashkia Tiranë në procedurat e këtij tenderi përfaqësohej nga nënkryetari i Bashkisë në atë kohë, Arbjan Mazniku dhe ish-Drejtori i përfshirë në çështjen 5D në Bashkinë e Tiranës, Taulant Tusha.


Bashkia Tiranë nuk iu ka dhënë asnjë përgjigje aktivistëve, të cilët janë interesuar për informacion pranë këtij institucioni se pse punimet që duhet të përfundonin në vitin 2023, nuk nisën kurrë.
Nisur nga mënyra e kryerjes së tenderit, paratë që shkuan për llogari të kompanisë pa u kryer asnjë punim, të çojnë në dyshimin se bëhet fjalë për një aferë korruptive të ideuar dhe iniciuar nga Erion Veliaj.
Përsa i përket rolit të ish-drejtoreshës Anila Shehu në këtë aferë ka dyshime se është përfshirë në tjetërsim të truallit dhe të hapësirës ku pretendohej të ndërtohej godina 19 në “Qytetin Studenti”.
Rasti ngjason me megaaferën e inceneratorit të Tiranës, me autor kryesor Erion Veliajn, për të cilën janë dhënë qindra milioan euro nga taksat e qytetarëve për një djegës që nuk u ndërtua kurrë.
Në këto kushte aktivistët i janë drejtuar Prokurorisë së Posaçme për të çuar para drejtësisë përgjegjësit e aferës që lidhet me rindërtimin e godinës nr. 19 në “Qytet Studenti”./ CNA
E rithemeluar pas 32 vitesh, në janar të vitit 2023 me një...
Hysni Eshja nga Elbasani tregon për emisionin “Stop” në Tv...
Pak javë më parë u publikua një lajm se disa rrjete social...
Deputetja e Partisë Socialiste, Klotilda Bushka, njëherësh...
Kryebashkiaku i arrestuar prej një muaji tashmë Erion Veli...
Emisioni “Stop” ndodhet në Kamzë në shkollën “100-vjetori”...
Një tjetër skandal që këtë herë ka goditur botën universit...
CNA sot do të zbardhë një tjetër detaj mjaft interesant pë...
Një familje prej 4 anëtarësh nga Shkafana e Durrësit jeton...
Partia Demokratike zhvilloi Primaret ditën e shtunë në të ...
Ermir Beta është avokati i studios ligjore të Arben Ra...
CNA ka zbardhur skemën se si bashkëshortja e Erion Vel...
Disa herë emisioni “Stop” ka denoncuar me prova e fakte sh...
Kryebashkiaku i arrestuar për korrupsion dhe pastrim paras...
Një premtim që lë shumë për të dëshiruar. Nga janari 2025...
Në vendimin rreth 400 faqe të gjyqtarit Erjon Bani tregohe...
Unë që po të shkruaj jam Xhovan Shyti, me kontribut 35-vje...
Rektori i Universitetit Bujqësor të Tiranës, Fatbardh Sall...
Dje mediat e pushtetit thanë se kanë ardhur dy eurodeputet...
CNA ka zbardhur një tjetër detaj nga dosja hetimore pë...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...