Parlamenti i Hungarisë voton për shkarkimin e presidentit nga detyra
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, pagoi 300 mijë dollarë kapar për studion ligjore amerikane "Kasowitz Benson Torres" për të marrë shërbimet e saj ligjore në procesin penal që SPAK-u ka nisur ndaj tij. Kontrata e firmosur në datën 1 mars është publikuar në Departamentin Amerikan të Drejtësisë, ndërsa paratë rezulton se janë paguar nga vëllai i kryetarit të bashkisë, Arbër Veliaj.

Megjithatë shuma prej 300 mijë dollarësh është një garanci paraprake, pasi sipas dokumenteve, nëse shërbimet e kryera nga studioja ligjore për zotin Veliaj do të kushtojnë më pak, atëherë diferenca i kthehet sërish kryebashkiakut.
Por cilat janë shërbimet që studioja amerikane ka marrë përsipër të ofrojë për llogari të Veliajt?
Sipas kontratës, shërbimi kryesor do të jetë “këshilla ligjore, mediatike dhe strategjike në lidhje me ndalimin e Erion Veliajt nga autoritetet shqiptare.” Por kontrata nuk kufizohet vetëm në konsulencën ligjore. Ajo ka dhe karakter lobimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për llogari të kryebashkiakut të ndaluar nga SPAK-u.
“Shërbimet mund të përfshijnë potencialisht komunikime në emër të klientëve me Departamentin e Shtetit të SHBA-së dhe agjenci të tjera në Degën e Ekzekutivit dhe në disa raste marrëdhëniet me publikun në lidhje me sundimin shqiptar të ligji dhe qeveria shqiptare,” thuhet në kontratë.
Tarifa deri në 2 mijë dollarë në orë
Në datën 10 mars, zoti Veliaj u vizitua në ambientet e qelisë së tij në Durrës nga avokati Joshua Robert i studios "Kasowitz Benson Torres". Një ditë më vonë, teksa kryebashkiaku duhet të paraqitej në seancën për shqyrtimin e masës së sigurisë, avokati amerikan nuk u lejua të merrte pjesë me urdhër të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Pas ndalimit për të marrë pjesë në seancë, Roberts foli publikisht para mediave duke kundërshtuar burgosjen e Veliajt.
“Në Amerikë, sipas Kushtetutës dhe ligjit, akuzat dhe veprat penale ngrihen në bazën e një shkaku të arsyeshëm kur të jetë kryer një krim. Gjithashtu, ndalimi i qytetarëve para gjykimit ndodh vetëm nëse ata paraqesin rrezik arratisjeje ose rrezik për shoqërinë. Ndikimet e caktuara në afat dhe pa akuza penale dhe kriteret për rreziqe për politikanët janë në kundërshtim me sundimin e ligjit dhe demokracinë në SHBA,” u shpreh ai.
Por sipas kontratës së publikuar në Fara, zoti Roberts nuk është personi direkt që merret me Veliajn në studion amerikane. Në dokument rezultojnë tre avokatë të tjerë, të cilët janë Daniel J. Fetterman, Brian S. Choi dhe Richard Pinal.
Këta të tre paguhen sipas kushteve të rëna dakord në kontratë. Për Daniel Fetterman tarifa e rënë dakord është 1950 dollarë në orë, për Brian Choi 1275 dollarë në orë, ndërsa tarifa orare e Richard Pinal është 500 dollarë.

Erion Veliaj u arrestua nga SPAK-u në 10 shkurt të këtij viti. Që atëherë kryetari i Bashkisë së Tiranës është mbajtur në qeli pavarësisht kundërshtimit të këtij vendimi./ Kapital.al
Të tjera tentakula të dyshes Arbër dhe Erion Veliaj dalin ...
Një denoncim ka mbërritur pranë redaksisë së CNA, ku rapor...
Një tjetër rast bullizimi dhe dhune raportohet në shkollën...
Kompania “5D” e drejtorëve të Erion Veliajt të arrestuar n...
Për konfliktin e zonjës Kostandina Hasa me babain e saj 88...
Nazmi Hasa një i moshuar 88-vjeç nga Korça, në vitin 2023 ...
Një tjetër kallëzim penal për shpërdorim detyre, korrupsio...
E rithemeluar pas 32 vitesh, në janar të vitit 2023 me një...
Hysni Eshja nga Elbasani tregon për emisionin “Stop” në Tv...
Pak javë më parë u publikua një lajm se disa rrjete social...
Deputetja e Partisë Socialiste, Klotilda Bushka, njëherësh...
Kryebashkiaku i arrestuar prej një muaji tashmë Erion Veli...
Emisioni “Stop” ndodhet në Kamzë në shkollën “100-vjetori”...
Një tjetër skandal që këtë herë ka goditur botën universit...
CNA sot do të zbardhë një tjetër detaj mjaft interesant pë...
Një familje prej 4 anëtarësh nga Shkafana e Durrësit jeton...
Partia Demokratike zhvilloi Primaret ditën e shtunë në të ...
Ermir Beta është avokati i studios ligjore të Arben Ra...
CNA ka zbardhur skemën se si bashkëshortja e Erion Vel...
Disa herë emisioni “Stop” ka denoncuar me prova e fakte sh...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Emiratet e Bashkuara Arabe kanë dënuar ashpër sulmin ndaj ...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...